Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, një hapësirë dialogu dhe mundësish të reja, tha se synimi dhe aspirata e qeverisë tani është fokusimi dhe investimi te teknologjia, për të mundësuar edhe studimin e saj në shkollat shqiptare.
“Nuk është një luks, është nevojë e së tashmes. Brenda dekadës tjetër çdo i ri që dëshiron të aspirojë teknologjitë, të mund të studiojë këtu, ky është vizioni jonë.
Është një punë që ka nisur dhe po shohim hapat dhe rezultatet e para. Investimi në arsim ka të bëjë me krijimin e një hapësire për mendim në mënyrë novatore, do guxoja të thoja për krijimin e një brezi inovacioni që do çojnë qeverisjen shqiptare para.
Shqipëria është shumë e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë, të përkthehet në llogaridhënie të prekshme”, u shpreh kreu i qeverisë.
Ti sheh endrra more hajn. Gjithmone merresh me ato qe do ndodhin 10-15 vite me prapa. Problemi kryesor eshte siguria moj palloshe.