“Shqipëria ka ministren e parë me AI, po bëhemi pjesë e projektimit të së ardhmes”/ Rama: Diella nuk është lodër, nëpërmjet saj… (VIDEO)

29 Shtator 2025, 10:54Politika TEMA
“Shqipëria ka ministren e parë me AI, po bëhemi pjesë

Kryeministri Edi Rama është sot pranishëm në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, një hapësirë dialogu dhe mundësish të reja.

Rama u shpreh se Shqipëria është një vend që guxon, dhe inteligjenca artificiale është përparësi kyçe për Shqipërinë.

“Besoj që gjendemi në një akt të ri për Shqipërinë. Një komb që guxon të udhëheqë e jo të ndjekë. Më lejoni të them që duke krijuar një ministre të Inteligjencës Artificiale, e para në botë, Shqipëria nuk po përqafon vetëm të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar atë.

Diella nuk është një lodër. Përmes saj ne kemi shndërruar atë që ka qenë ‘domain’ të mjegullt, për të kthyer pushtetin e shtetit në pushtetin e shërbyesit. Herët më shumë sesa vonë do të jemi në gjendje që nëpërmjet Diellës, do t’i bëjmë tenderët publikë të hapur transparent me integritet siç nuk është parë më parë. Shqipëria është një vend që guxon. Vizioni ynë kombëtar për Shqipërinë e 2030 në BE besoj se është shumë i qartë, i rrënjosur ne integritet inovacioni.

Ne do të kanalizojmë më shumë burime dhe reforma institucionale për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë me qendër në Tiranë. Çdo terren shkencor, çdo projekt infrastrukture të ketë standarde të larta dhe mbikëqyrje të mbështetur nga IA”, tha Rama.

4 Komente

  1. N
    Nanotekneologjia Ramo

    Mire shuem, Dillea, nanoteknologjia... Po ujin kur do te na e leshoni, se a mbyten morrat?!

    Përgjigjjuni
    1. 1
      100

      Sa te kryekme punet e medha, pastaj do te merremi dhe me heqjen e morrave. Tani wshtw vjeshte, uje do te keni nga qielli. Dilni dhe pastrohuni!

      Përgjigjjuni
    2. R
      Real

      Diella nuk eshte loder, por nje fiksacion i nje te droguari hajdut.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hajri

        Ore ka qene nje diella pronare restoranti ne vain te lezhes, nje cicemadhe qe pallohej vetem nga oficera sigurimi, po shume te tjere jargaviteshin e cicemadhja vetem u buzeqeshte sa te benin pagesen. Te kete lidhje me kete thua kjo diella e ketija poturexhiut…

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje