DRAFTI/ Erion Veliaj kundër shkarkimit: Kushtetuta mbi ligjin! Neni 115 është filtër i detyrueshëm për çdo shkarkim

29 Shtator 2025, 09:04Politika TEMA
DRAFTI/ Erion Veliaj kundër shkarkimit: Kushtetuta mbi ligjin! Neni 115

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga detyra.

Në ankimin e tij theksohet se Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të zëvendësojë Nenin 115 të Kushtetutës, por duhet interpretuar gjithmonë në përputhje me të. Sipas kërkesës së Veliajt, çdo shkarkim pa një shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe bie ndesh me parimet kushtetuese.

Në këtë rast, çështja kryesore që Gjykata duhet të vlerësojë është nëse procesi i shkarkimit ka respektuar kompetencat dhe garancitë që Kushtetuta imponon në nenin 115, apo nëse është bërë një interpretim i gabuar i nenit 62 për të tejkaluar ato garanci.

Pasazhet e kërkesës:
 
1. Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, Kryetari i Bashkisë mund të shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve dhe mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, ankim i cili pezullon efektet e vendimit të Këshillit të Ministrave. (shih vendimet nr. 15, datë 08.06.2009; nr.22, datë 07.10.2008; nr.39, datë 29.12.2005 të Gjykatës Kushtetuese) Në bazë të këtij parashikimi kushtetues, përmes parashikimeve të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, legjislatori ka vlerësuar të specifikojë dy raste të asaj që do të konsiderohet shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe ligjeve, përmes parashikimeve të gërmës “b” dhe “c” të nenit 62 të këtij ligjit, nëse Kryetari i Bashkisë: dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata; nuk paraqitet në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë. Vetë legjislatori, ka përcaktuar se ky ligj, ka dalë edhe në bazë dhe për zbatim të nenit 115 të Kushtetutës. Për këtë arsye, shkarkimi i kryetarit të bashkisë është brenda juridiksionit kushtetues. Interpretimi pajtues është i mundur kur një ligj apo dispozitë ligjore mund të interpretohet në më shumë se një mënyrë, njëra nga të cilat është në pajtim me Kushtetutën. Kjo metodë kërkon efektet kushtetuese të rezultateve të ndryshme dhe përzgjedh rezultatin që është në pajtim me vlerat kushtetuese, duke marrë parasysh këtu të drejtat themelore të individëve. (Vendimi nr. 29, datë 31.05.2010 i Gjykatës Kushtetuese) Interpretimi pajtues është i mundur kur një ligj apo dispozitë ligjore mund të interpretohet në më shumë se një mënyrë, njëra nga të cilat është në pajtim me Kushtetutën. (Vendim nr. 5 datë 16.02.2012) Prandaj, asnjë interpretim tjetër i dispozitave nuk është i lejueshëm nga pikëpamja kushtetuese dhe se mbrojtja e të drejtave dhe parimeve kushtetuese të lartpërmendura nuk mund të arrihet në rast se këtyre dispozitave të kundërshtuara do t`u jepet një kuptim tjetër. (Vendimi nr. 54 datë 09.07.2024 i Gjykatës Kushtetuese)

2. Ligjbërësi, me nenin 62 të ligjit nr. 139/2015, nuk ka synuar të krijojë një kategori të re shkarkimi të pavarur nga Kushtetuta, por vetëm të specifikojë disa rastet konkrete që përbëjnë “shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”, sipas nenit 115 të Kushtetutës. Kjo kuptohet qartë nga mënyra si është ndërtuar dispozita: gërmat “b” dhe “c” nuk dalin jashtë logjikës kushtetuese, por shërbejnë për ta zbërthyer dhe konkretizuar nocionin e “shkeljes së rëndë”. Për shembull, dënimi penal me vendim të formës së prerë (gërma “b”) është një formë tipike e shkeljes së rëndë të ligjit/kushtetutës për një funksionar si Kryetari i Bashkisë; ndërsa mosparaqitja në detyrë për tre muaj (gërma “c”) përbën shkelje të rëndë nëse kryetari i bashkisë, pa pasur ndonjë shkak objektiv, ka zgjedhur me vullnet të lirë të mos ushtrojë funksionin e tij. Në të kundërt, kur mungesa është rezultat i një pamundësie objektive ose rrethana të jashtëzakonshme që e bëjnë të pamundur ushtrimin e funksionit, ajo nuk mund të konsiderohet “shkelje e rëndë”, sepse ligji do të zgjerohej përtej kuadrit kushtetues të nenit 115.

3. Nëse do të pranohej e kundërta, atëherë do të kishim të bënim me një normë ligjore antikushtetuese, pasi ligjvënësi do të kishte shtuar një shkak të ri për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, ndonëse kushtetutëbërësi, me qëllim garantimin maksimal të autonomisë vendore, e ka përcaktuar shprehimisht dhe në mënyrë të kufizuar në Kushtetutë shkakun e shkarkimit të Kryetarit të Bashkisë dhe nuk ka dhënë autorizim për zgjerimin me ligj të shkaqeve të shkarkimit. Vetë jurisprudenca e kësaj Gjykate i ka konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën, duke i shfuqizuar, parashikimet ligjore të dala në tejkalim e pa autorizim të parashikimeve kushtetuese.

4. Shpesh, Kushtetuta qëllimisht lë hapësira rregullimi nga ligjvënësi i zakonshëm, në mënyrë që të mos pengojë marrjen e nismave politike, ekonomike, sociale e kulturore nga partitë politike ose qeveria. Por, Kushtetuta, përveç kësaj mund të parashikojë hollësisht dhe shprehimisht rastet për të cilat nuk mund t’i lërë hapësira rregullimi ligjvënësit të zakonshëm. Gjykata Kushtetuese ka theksuar se “për çdo rast, kurrregullimi kushtetues parashikohet shprehimisht prej saj, aidetyrimisht do të zbatohet drejtpërdrejtë. Përmbajtja edispozitës kushtetuese nuk mund të mënjanohet ose tëtejkalohet duke u dhënë përparësi akteve juridike që dalin nëbazë dhe për zbatim të Kushtetutës”. Ky detyrim rrjedh nga përmbajtja e nenit 4/3 të Kushtetutës dhe është një qëndrim i konsoliduar i Gjykatës Kushtetuese në çështje të tjera analoge, në të cilat ka theksuar se “atë që nuk ka dashur ta bëjëKushtetuta nuk mund ta bëjë ligji. Prandaj nuk mund tëpranohet se ajo ka ometuar pa përmendur raste të tilla”. Për këtë shkak, nëse do të pretendohej se ligji ka parashikuar një shkak të ri shkarkimi, atëherë do të prekej, parimi i shtetit të së drejtës, i shprehur me përparësinë e normave të Kushtetutës në raport me normat e tjera ligjore.

5. Neni 115 i Kushtetutës është një normë me karakter kufizues për kompetencën e Këshillit të Ministrave: ky i fundit mund të shkarkojë kryetarin e bashkisë vetëm kur ekziston një “shkelje e rëndë e Kushtetutës ose e ligjeve”. Kjo është një garanci që Kushtetuta i jep mandatit të zgjedhur vendor, për ta mbrojtur nga ndërhyrjet arbitrare të pushtetit qendror. Nëse do të lejohej që ligjvënësi të shtonte shkaqe të tjera shkarkimi, përtej atyre që rrjedhin nga ky nen, funksioni mbrojtës i nenit 115 do të shkatërrohej, duke e reduktuar në një dispozitë të zbrazët. Nëse do të pranohej e kundërta, atëherë kryetarët e bashkive do të ishin të pambrojtur ndaj ndërhyrjeve të njëanshme të pushtetit qendror, ndërkohë që Kushtetuta ka synuar të garantojë pikërisht të kundërtën: që mandati i tyre të cenohet vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur provohet se ka pasur një shkelje të rëndë të rendit kushtetues ose ligjor. Ky është i vetmi interpretim që ruan koherencën e hierarkisë së normave, sigurinë juridike dhe të drejtën e qytetarëve për t’u qeverisur nga përfaqësuesi që kanë zgjedhur. Nëse neni 62, gërma “c” e ligjit nr. 139/2015 do të kuptohej si një shkak i ri shkarkimi, i pavarur nga Kushtetuta, atëherë në kundërshtim me jurisprudencën kushtetuese të deritanishme, do të duhej të pranonim se kryetarët e bashkive nuk gëzojnë më mbrojtje kushtetuese në procesin e shkarkimit të tyre. Kjo do të sillte një rënie të statusit të tyre nga organe të zgjedhura demokratikisht e të mbrojtura kushtetueshmërisht, në funksionarë të zakonshëm administrativë, të cilët mund të shkarkohen mbi bazë të kritereve të paautorizuara nga Kushtetuta e të vendosura njëanshmërisht nga ligjvënësi. Ky rezultat do të përmbyste parimin e autonomisë vendore të sanksionuar në Kushtetutë dhe në Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore.

6. Duke qenë se Kushtetuta ka përcaktuar vetë shkaqet për të cilat mund të shkarkohet kryetari i bashkisë, dhe nuk ka autorizuar ligjvënësin të shtojë arsye të tjera shkarkimi, çdo rast i ndërprerjes së mandatit të tij mbetet i lidhur drejtpërdrejt me nenin 115 të Kushtetutës. Kjo normë është ndërtuar si një garanci e posaçme kushtetuese, që jo vetëm kufizon kompetencën e Këshillit të Ministrave, por edhe ngre një barrierë ndaj çdo tentative për të relativizuar mandatin e zgjedhur vendor nëpërmjet ndërhyrjeve të ligjvënësit. Prandaj, çdo përpjekje për të lexuar nenin 62 të ligjit nr. 139/2015 si krijim i një kategorie të re shkarkimi jashtë kuadrit kushtetues, do të ishte në vetvete një interpretim që nuk mund të bëhet, sepse është një interpretim antikushtetues, që bie ndesh me parimin e supremacisë së Kushtetutës dhe me funksionin mbrojtës që ajo i njeh mandatit të zgjedhur vendor.

7. Në këtë logjikë, Gjykata Kushtetuese është gjithmonë kompetente për të shqyrtuar kërkesat që synojnë shfuqizimin e vendimeve të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryetarëve të bashkive. Të pranohej e kundërta do të thoshte se përmes një akti ligjor ose nënligjor mund të arrihet zhveshja e Gjykatës Kushtetuese nga kompetencat që vetë Kushtetuta i ka dhënë, gjë që do të përmbyste hierarkinë e burimeve të së drejtës dhe do të hapte rrugën për instrumentalizimin e ligjit si mjet për të anashkaluar kontrollin kushtetues. Në thelb, nuk mund të përdoren instrumente të cilat, përdorin interpretime antikushtetuese të dispozitave ligjore, duke pretenduar ekzistencën e shkaqeve të reja të shkarkimit, përtej atyre kushtetuese, me synimin e arritjes së një rezultati që Kushtetuta nuk e ka parashikuar. Një qasje e tillë, përveçse e papranueshme në një shtet të së drejtës, do të rrënonte vetë funksionin e Gjykatës Kushtetuese si garantuese e rendit kushtetues dhe e parimeve kushtetuese, si p.sh. ndarja e pushteteve.

8. Bazuar në nenin 115/2 të Kushtetutës organi i shkarkuar mund të ankohet brenda 15 ditëve në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese  është shprehur se si datë e fillimit të afatit të ankimit ndaj aktit individual, që cenon të drejtat e personit, do të konsiderohet data e marrjes dijeni nga personi për ekzistencën e aktit, pavarësisht formave të tjera të publikimit (vendimi nr.37, datë 25.07.2013 i Gjykatës Kushtetuese). Nëse kërkuesi pretendon se nuk ka marrë dijeni më parë për vendimin e shkarkimit, si rrjedhim, si datë e marrjes dijeni do të llogaritet data 17.05.2016 e botimit të vendimit të shkarkimit në Fletoren Zyrtare. (vendimi nr.67, datë 11.11.2016 i Gjykatës Kushtetuese) Siç do të argumentohet gjerësisht në vijim, kërkuesi  është cënuar në një sërë të drejtash kushtetuese si pasojë e vendimit objekt gjykimi dhe ka ngritur pretendime që lidhen me procedurën dhe kriteret e shkarkimit të tij nga detyra, si rrjedhojë, brenda afatit 15 ditor, legjitimohet edhe ratione temporis në paraqitjen e kësaj kërkese përpara Gjykatës Kushtetuese.

9. Autonomia vendore cenohet në thelb kur pushteti qendror ndërpret një mandat të zgjedhur pa u mbështetur në një shkak të parashikuar nga Kushtetuta dhe ligji i dalë në zbatim të tij. Neni 115 i Kushtetutës e lejon shkarkimin vetëm për “shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”, ndërsa neni 62 i ligjit për vetëqeverisjen vendore, i interpretuar në pajtim me nenin 115 të Kushtetutës në bazë dhe për zbatim të së cilit ka dalë, e konkretizon këtë standard, përfshirë edhe rastin e mungesës 3-mujore, pa shkaqe objektive. Në rastin tonë, mungesa rrjedh nga një pamundësi objektive (paraburgimi), pra nuk bie në hipotezën e nenit 62, gërma “c”. Duke e trajtuar këtë mungesë objektive, si “shkak shkarkimi”, Këshilli i Ministrave ka aplikuar një kriter të ri, që s’gjendet në asnjë dispozitë juridike. Ky devijim e shndërron garancinë e nenit 115 të Kushtetutës, nga filtër i jashtëzakonshëm ligjshmërie në një mjet diskrecioni politik, duke cënuar parimin e autonomisë vendore.

10. Interpretimi i zgjeruar i nenit 62, gërma “c” për të përfshirë edhe mungesën me shkaqe objektive anashkalon interpretimin kushtetues të normës, duke relativizuar mandatin e zgjedhur dhe garancitë kushtetuese të tij. Në planin përfaqësues, përdorimi i një kriteri të paparashikuar zëvendëson vullnetin elektoral lokal me vullnet administrativ qendror, pa bazë juridike. Në realitet, vetë ligji nr. 139/2015, e parashikon se ka dalë në bazë dhe për zbatim të nenit 115 të Kushtetutës. Pra, ligji nuk ka asnjë ekzistencë të pavarur dhe nuk mund të kuptohet jashtë kornizës kushtetuese që e ka gjeneruar. Duke e përdorur këtë nen sikur të ishte një bazë autonome për të legjitimuar shkarkimin, sipas këtij vendimi të Këshillit të Ministrave, në vend që Kushtetuta të  autorizojë ligjin, është ligji ai që ka zëvendësuar Kushtetutën. Ky invers është shkelja më e qartë e hierarkisë së burimeve të së drejtës, sepse nënkupton se një normë e rangut të ulët po përcakton dhe zëvendëson fushën e normës më të lartë.

11. Nëse kjo qasje do të pranohej, do të krijohej një precedent i rrezikshëm: çdo dispozitë ligjore e ardhur më pas, në vend që të zbatohej në përputhje me Kushtetutën, mund të përdorej si bazë për të anashkaluar ose relativizuar dispozitat kushtetuese. Kjo do të zhdukte funksionin e Kushtetutës si akt suprem, duke e shndërruar atë në një dokument deklarativ pa fuqi reale kufizuese mbi pushtetet. Një situatë e tillë do të rrënonte jo vetëm parimin e shtetit të së drejtës, por edhe garancitë e vetëqeverisjes vendore, sepse mandati i zgjedhur nuk do të ishte më i mbrojtur nga Kushtetuta, por i varur nga interpretimet e rastit të një ligji të zakonshëm ose të një akti të ekzekutivit. Në jurisprudencën kushtetuese është theksuar se parimi i shtetit të së drejtës i detyron të gjitha organet e pushtetit publik që t’i ushtrojnë kompetencat e tyre vetëm në kuadër dhe në bazë të normave kushtetuese.

12. Këshilli i Ministrave, në krye të vendimit të shkarkimit, ka cituar si bazë ligjore vetëm nenin 100 të Kushtetutës dhe nenin 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, sikur këto dispozita të ishin të mjaftueshme për të justifikuar kompetencën e tij. Me këtë qasje, do të pretendojë para kësaj Gjykate se akti nuk ka dalë mbi bazën e nenit 115 të Kushtetutës. Por një pretendim i tillë është tërësisht i pabazë. Kushtetuta, si akti më i lartë i rendit juridik, ka përcaktuar shprehimisht se në cilat raste mund të shkarkohet Kryetari i Bashkisë. Në mungesë të një autorizimi kushtetues, ligjvënësi nuk mund të shtojë vetë raste të tjera shkarkimi që nuk përfshihen në këtë parashikim dhe që Kushtetuta nuk i ka autorizuar që ligjvënësi ti bëjë. Për më tepër, edhe nëse i referohemi nenit 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, ky i fundit parashikon vetë se është nxjerrë “në bazë dhe për zbatim të  nenit 115 të Kushtetutës”, pra nuk mund të kuptohet dhe as të zbatohet i shkëputur nga neni 115, që është burimi i vetëm kushtetues i kompetencës për shkarkimin e një organi vendor të zgjedhur.

13. Neni 62 i ligjit për vetëqeverisjen vendore nuk mund të kuptohet e aq më pak të përdoret si një bazë e pavarur, sikur të krijonte vetë kompetencë shkarkimi. Çdo interpretim i tij duhet domosdoshmërisht të kalojë përmes nenit 115, sepse është ky nen që i jep kuptim, kufij dhe kushtetutshmëri dispozitës ligjore. Të përdorësh vetëm nenin 62 si bazë për shkarkimin, pa e lidhur atë drejtpërdrejt me kriterin e “shkeljes së rëndë” të Kushtetutës, është një shmangie formale nga garancia kushtetuese, duke e trajtuar ligjin e zakonshëm si burim të pavarur kompetence për diçka që Kushtetuta e ka parashikuar në mënyrë eksplicite dhe e ka lidhur me kushte të qarta. Është e pamundur të justifikohet një akt shkarkimi tërësisht në bazë të nenit 62, sepse ky nen nuk mund të qëndrojë mbi Kushtetutën, por duhet të lexohet në përputhje me të.

14. Mungesa e Kryetarit të Bashkisë, për shkak të një pamundësie objektive të shkaktuar nga paraburgimi nuk përmbush kriterin kushtetues të “shkeljes së rëndë”. Neni 62, interpretuar së bashku me nenin 115 të Kushtetutës, e parashikon mungesën si shkak shkarkimi vetëm kur është i pajustifikuar, pra kur buron nga vullneti i personit, sepse vetëm në këtë rast mungesa mund të përbëjë “shkelje të rëndë“, jo kur mungesa është për shkaqe objektive, të pavarura nga vullneti i funksionarit. Në rastin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, mungesa ishte rezultat i një mase sigurie, pra një pamundësi objektive, dhe për më tepër, vijimësia e funksionit u sigurua  përmes zbatimit të nenit 64 i të njëjtit ligj, përmes emërimit prej Kryetarit të Bashkisë të nënkryetares së bashkisë që do të ushtronte kompetencat e kryetarit. Pra, në themel nuk kishte asnjë “shkelje të rëndë”, çka e bën aktin jo vetëm të pabazuar në kushtetutë, por edhe të pambështetur materialisht në rrethanat konkrete.

15. Në këtë dritë, përmendja e nenit 100 dhe nenit 62, duke lënë jashtë nenin 115, nuk është thjesht një harresë formale: është një përpjekje për të justifikuar një kompetencë që nuk ekziston, duke kaluar nga një normë e përgjithshme dhe një normë zbatimi, pa kaluar nga porta e vetme kushtetuese që e autorizon një masë të tillë ekstreme. Kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e hierarkisë së burimeve të së drejtës dhe një dëshmi e qartë se vendimi është nxjerrë në tejkalim të kompetencës së dhënë nga Kushtetuta. Në rastin konkret, kërkuesi nuk është përballur me një mungesë të tillë të zgjedhur në mënyrë të vullnetshme prej tij, por me një gjendje objektive të imponuar prej një mase sigurimi personale, të vendosur nga gjykata. Paraburgimi, si një masë e përkohshme e procedurës penale, nuk është provë faji, nuk është sanksion dhe nuk është tregues i një qëndrimi të pakujdesshëm apo të paligjshëm të funksionarit publik. Përkundrazi, është një situatë e jashtme, e pavarur nga vullneti i tij, e cila e pengoi të ushtrojë personalisht funksionet, por që nuk e bëri detyrën bosh: në përputhje me nenin 64, gërma “e” të ligjit nr. 139/2015, ai kishte caktuar nënkryetarin e bashkisë për të ushtruar kompetencat e tij, duke garantuar kështu vijimësinë e shërbimit publik dhe moslënien e institucionit në vakum. Pra, edhe në këtë aspekt praktik, nuk u krijua ajo pasojë e rëndë për qytetarët dhe institucionin që ligji ka dashur të parandalojë kur ka sanksionuar mungesën tre-mujore. Duke e trajtuar këtë pamundësi objektive sikur të ishte mungesë e vullnetshme, Këshilli i Ministrave e ka zgjeruar fushën e nenit 62 përtej asaj që Kushtetuta lejon.

50 Komente

  1. S
    Socialisti

    Erion, bravo. Ky eshte veprim prej shtetari dhe atij qe do te beje karriere politike. Ne heshtje dhe me ligj, jo me llafe dhe hartime te klases IV. Te lumte. Do ia dalesh dhe do ringrihesh si politikan kalibri qe je.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sovrani

      O socialist! Po çfarë e lidh Erionin me socialistët...???? Ai është MJAFT-ist, 99-ç, ZDROMs dhe mbi të gjitha hajdut. Dhe kuptoje mirë këtë po je socialist i vërtetë. Thjesht ju duhej një tagër politik për projektet e tyre të vjedhjes. E ku do kishte më emër të fortë se PS... Gjithësesi këto janë presione që po o bëjnë njeri tjetrit për marrëveshje. Shiko se po hapa gojën!! Ose Mos hap gojën. Po se sa vota morri zdroms Fiku. Kujto me 99-çin as 1000vota. Mos i ngataro socialistët e vërtetë me Lal Fikun, e-Dramën dhe Bela-në! Këta janë plano i hajdutëve që kanë zaptuar dhe marr peng PS e vërtetë. Këta janë ata që bëjnë pazare me Saleh-un, e lënë të livadhisi madje i japin dhe leje për kulla në mes të TR.

      Përgjigjjuni
      1. s
        saliu duhet te shpallet terrorist

        Erionin e lidh ajo qe lidh sali komunistin me te ndyre,me demokracine qe me urdher te ramizit na u be brenda nated dhjerokrat... Tani ata qe dogjen gomat per ta hequr,te ngrihen e te djegin veten qe erioni te mos shkarkohet,sepse atyre nuk ja mban suma te garojne se jane humbsa te perjetshem

        Përgjigjjuni
        1. s
          shkadroni

          Sovrani i zogit te grus se vet? Jo, sovrani i grus te ktij asht kojshiu!

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bravo

          Sovrani me mire nuk mund te komentosh!!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Me prokurë të posaçme

            @Bravo, mos! Të pëlqeu komenti i @sovranit mo? Sigurisht, sigurisht që ujdisni ju në distancë me shoq-shoq, sidomos kur nga kategoria juaj jepen mend dhe për politikë, por më shumë në fushën e juristprudencë, ku jeni veçanërisht kompetentë. Në të tilla raste andej nga jugu cave si ju u thuhet: "U kripsha trutë!". Uroj ta kuptosh!

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sefer Daja

            O Sovran! Ke plotësisht të drejtë!!! Dikur, ne, socialisët e vërtetë, kishim idhuj profesora të nderuar: Servet Pëllumbi, Et'hem Ruka, Fatos Nano, etj etj! Tashi ata jan zëvendësuar nga Bela, Elisa, Çuçka etj etj! Për të mos përmendur hajdutët Gjush akulloren, Ben tigrin, Lal Zdromsin e plot të tillë!!! Partia jon Socialiste, që mbijetoi e triumfoi mes vështirësish në '92-'97, dhe në 2005-2013, tani është në dor të tjetërkujt!!! Ne rrim e bojm sehir, ndërsa frutet i korrin patronazhistat pa dinjitet e mafia e lidhur me kupolën e PS! Zëri ynë ka vdekur e nuk dëgjohet!!! Më vjen vërtet keq, se ideali social i Partisë Socialiste NUK EGZISTON!!! Duhet reagim!!!!

            Përgjigjjuni
          3. A
            Ana

            Politikan leshi eshte ky, por sigurisht qe ne kete rast kushtetuta e mbron. Dhe ky zgjodhi mbrojtjen ligjore ne vend te dorreheqjes. Sigurisht zgjedhja eshte e tija, por kjo as nuk e ndihmon as e rendon ne hallin qe ka me drejtesine. PS-ja lau duart, e beme tonen, nuk na la gjykata kushtetuese te cilen e respektojme. Besoj mbas nje viti kur te kete mbaruar dhe gjykimi ne te gjitha shkallet e tij, do te ribehen zgjedhjet per kryetar.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Erionit në këtë rast mund t'i thuhet "bravo" për vullnetin e tij për të kundërshtuar vullnetin e Ramës për ta shkarkuar, këtë më shumë për arsye politike se sa juridike, në rastin konkret kushtetuese. Mund dhe të mos e kundërshtonte, që gjithsesi do ishte gabim. Ndaj që e ka apeluar VKM në Gjykatë Kushtetuese, si vendim antikushtetues ka bërë shumë mirë. Por bravo-ja qëndron, por në këtë rast më shumë u takon grupit të avokatëve të Erionit që kanë formuluar me kompetencë dhe në mënyrë bindëse antikushtetueshmërinë e shkarkimit të E.Veliajt. Ky formulim mund dhe duhet t'i shërbejë vetë Gjykatës Kushtetuese kur të gjykojë dhe të japë verdiktin e saj për çështjen "Veliaj". Do jetë në dinjitetin e institucionit po e po, por edhe të vetë trupës së gjyqtarëve të asaj gjykate që të tregojnë se janë në nivelin dhe lartësinë që ka "kolltuku" ku janë ulur, sepse nuk është ai që i jep dinjitet cilitdo funksionari, sado i lartë qoftë, por e kundërta: Është funksionari që me aftësinë profesionale dhe integritetin e tij moral, i jep apo ia shton vlerën që i takon atij "kolltuku" si simbol pushteti.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Shteti Ligjor

              Ankimi ne Gjykaten Kushtetuese eshte nje lajm i mire, per shtetin e se drejtes. Ku te gjithe palet duhet te "perplasen" ne institucionet e vendit dhe duke i dhene fund paligjshmerise qe tashme ka zene vend ne qeverisje dhe kreret e shtetit. Presidenti eshte garanti i Kushtetutes dhe nuk mund ta shkel ate. Pergezime Erion Veliaj qe arrite te ngrihesh ne kete nivel dhe betejen tende dhe ate te te drejtave te njeriut ta besh ne institucionet e drejtesise

              Përgjigjjuni
              1. q
                qytetarri

                Ske turp ajdut kujt i tregon kushtetuten, qeveris se nje vendi antar i Nato qe ka hapur negocatat per antarsim ne bashkimin Evropian. Turp per ty qe u bere vegel e Saliut.

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tetovari2

                  Ti nuk je qytetari,ti je shpellari I saliut.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eri

                    Jo ajdut por Hajdut ose vjellacak. Shkruaji mire zanatet e lalit.

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

                    Eh more Lali. Ti bravo qe zgjodhe te luftosh. Por nuk mendoj se mund te besh dot gje ndaj mbretit. Ai lajmeroi shkarkimin tend dhe madje edhe gjeti direkt edhe zevendesuesin tend. Ndoshta mbreti nuk e ka menduar qe do kishe kaq guxim ???? A eshte Kushtetuesja e afte qe ne kete ceshtje te dale kunder mbretit ? Ne fakt ne disa vendime qe ka marre duket qe po por ato kane qene ceshtje te dores se dyte si.psh vendimi per tatimin e profesionisteve te lire , por kjo eshte ceshtje shume delikate dhe me peshe te madhe per mbretin. Gjithsesi lali ka te drejte te luftoje , por pasojat e luftes do i vuaje Tirana qe ka rrezik te jete pa kryetar edhe per ca kohe. Ata qe e krahasuan kete ceshtje me rastin e Kadri Hazbiut u gabuan , Kadriu nuk e pati kete guxim , iu nenshtrua vullnetit te Partise. Kurse lali vuri interesin e tij nbi partine. Bravo.

                    Përgjigjjuni
                    1. m
                      mender partia,edi ne jemi gati si do ti

                      Por cfare interes partie, e perbere nga dylber dhe cingije, mor like mavrija.Ata nuk jane qenie njerzore, por zvaranike te peshtire,dhe frikacake, qe rine tek kembet e beut te surrelit, per te perlare ndonje kocke korrupsioni.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Puf

                        “Interesi i tij mbi partine, bravo”?? Shoku komenti jot eshte shume i vonuar. Interesi vetjak eshte shume here me i ngushte se interesi partiak. Mqs interesi i popullit po e heqim se dihet qe nuk punojn per popullin, por te pakten kur thua partiak eshte nje interes qe prek shume njerez. Por ti thua varja te terve shiko interesin vetjak. Po te qe per interese vetjak le te kalbet brenda. Nuk ka marr vota per interes vetjak!

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

                          I nderuar , shprehja "Bravo ! " ne fund eshte ironike. Mundohu te kuptosh kontekstin.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Puf

                            Nqs eshte ashtu, ndjese athere.

                            Përgjigjjuni
                        2. 1
                          1997

                          Lali nuk ka vene interesin e tij nbi partine e as mbi Edvini, ai ka vene interesin e drejtesise e ligjeshmerise ndaj rrumpalles te komandanteve!

                          Përgjigjjuni
                        3. G
                          Gj k

                          Vendim i Gjykates Kushtetuse- Ceshtja Veliaj kunder Vendimit aq e kaq. Gjykata Kushzetuse e cileson si te drejta shkarkimin . Vendim i Gj/ Kushtetuse Veliaj kunder vendim-arrestit nr aq e kaq… e cileson si te padrejte arrestimin

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            kelthet veliaj, kelthet historia

                            Nje BRAVO te madhe Veliaj, qe vazhdon luften, me zgjuaresine, trimerine, pragmatizmin, inteligjencen qe te karakterizon, kunder monstrave qe vazhdojne ta mbysin dhe ta denatyrojne kete vend europian, dhe ta vidhisin perseri ne erresirat e thella ,andej nga ka ardhur. Tek ty vazhdojne te jene syte dhe mendja e shqiptareve dhe e Shqiperise sone europiane, qe vrimat e zeza rama-sali te cfaqura ne keto ane, vazhdojne ta largojne gjithmone dhe me shume nga kontinenti ku ajo eshte vendosur.Prandaj komploti rami-sali- duman, nuk perben vec nje krim karshi kryetarit te bashkise se tTiranes, por nje krim historik, ndaj demokracise peerndimore, qe ti si askush tjeter ne keto mbi 35 vjet fillove dhe vazhdove ta instaloje ne kete vend.

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              k

                              Kemi sharẽ ata hajdutēt e tjerẽ se mbroheshin me proçedura , por ti qenke akoma mẽ keq. Politikani qē e di se nuk ka kryer asnjē shkelje, jep dorēheqjen, pērballon gjykimin si qytetar, dhe po doli i pafajshēm kthehet mē i fortē dhe respektueshēm se pērpara. Kur kerkon mbrojtje nga partia,, proçedura apo kleçkat ligjore , dmth se JE HAJDUT I DEGJENERUAR FAMILJARISHT. DORĒZO GJĒNĒ E VJEDHUR.

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gogi

                                Ca flet mo o Ca te them un Ty. Mir e ben qe nuk iken esht brenda me rrena Jo me fakte

                                Përgjigjjuni
                                1. m
                                  mpre

                                  perse nuk ed ke thene emrin tamam: k ari i frytur

                                  Përgjigjjuni
                                  1. k
                                    k

                                    Po eshte kērkesē e motrēs, pergjigja eshte negative. Nuk e perdor per fshatarē injorantē tē palarē.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. P
                                    Po

                                    Mire e ke te dorezoj breket e gruas se per ate po e akuzojne. Nderkoh filloi nga punimet kulla tjeter e familjes non grada te Saliut tek diga e liqenit me 6 kate nen toke. Kush ja dha lejen di gje SPAK?

                                    Përgjigjjuni
                                  3. S
                                    Sqepari

                                    Sec kam nje bindje qe stisjet e prokurorit "Angoni" gjykata do i shkerrmoqi. Ato jane montuar mbi hakmarrje dhe konflikt interesi!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sheshttu

                                      Mir ben sesht e drejt,e Kan fut Brenda kot.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Gjeli

                                        Kot thua ti, por nuk thote gjykatesi. E ne nje shtet demokratik respektohen pushtetet e ne kete rast respektohet vendimi i gjykatesit. Respekte!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Pjeter

                                          Kur ta marre vendimin gjykatesi, se tani eshte brenda me vendim prokurori. Duhet te ndalohet aksesi ne keto ceshtje per injorantet dhe idiotet!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Anamaria

                                            Nuk te mban brenda prokurori por vendimi i gjykatesit ne te gjithe shkallet. Dhe lali i ngjiti te gjitha shkallet por e rexuan. Prokurori e kerkoi dhe gjykatesi e pranoi. Lali e kundershtoi, por gjykatesi nuk e pranoi. ja edhe me rime ta shpjegova o Pjeter o figure!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Bureto

                                              Dhe ti moj komprtenteja 'abanaria', harron a bën sikur, që kurdo dhe në çdo gjë prevalon parimi i prezumimit të pafajësisë. Erion Veliaj nuk është dënuar, aq më pak me vendim të formës së prerë. Ah po, Veliaj, është i ndaluar (paraburgosur) me vendim të prokurorit, por që ai si të psdrejtë, sipas tij, e ka apeluar, por që gjykatat ia kanë rrëzuar. Por kaq! Gjykimi i çështjes ende nuk ka ndodhur, por edhe sikur të ndodhë kjo në shkallën e parë, do ketë ankimime deri në Gjykatën e Lartë. Vetëm paskëtaj Veliaj do jetë i fajshëm apo i pafajshëm. Deri atëhere jemi të detyruar të presim. Kështu urdhëron Kushtetuta. Dhe ai i është drejtuar asaj jo për pafajësi se nuk e ka ajo në dorë këtë, por i është drejtuar asaj për shkarkimin antikushtetues për shkaqe politike nga ana e kryeministrit Rama. Të gjitha palët janë të detyruara të presin vendimin e saj.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. a
                                                anamaria

                                                Jam 100 % dakort me ju ne cdo fjale. "Ah po, Veliaj, është i ndaluar (paraburgosur) me vendim të prokurorit, por që ai si të psdrejtë, sipas tij, e ka apeluar, por që gjykatat ia kanë rrëzuar. Por kaq!" - pikerisht edhe une kete kam thene por me rime vjershe se Pjetrin e kemi poet o Bureto!

                                                Përgjigjjuni
                                        2. U
                                          Ufff

                                          Mos flisni pallavra se nuk hyn tjetri brenda kot. Pse nuk hyj une apo ti brenda kot?? Apo ja stisen lalit se eshte njeri i mire dhe jane xheloz per te. Shko mor ti shiko si eshte bere Tirana, dhe krahasoje me qytete e tjera te vendeit. Ne Tirane nuk ka trotuar te nxjerresh femije me karroce!!! Por ke klube plot qe e hedhin kembesorin ne rruge. Dhe i gjithe ky zhvillim eshte bere gjate lali eirt qe ka len leje plot per klube ne rruge

                                          Përgjigjjuni
                                        3. E
                                          Emigranti

                                          Eh mer Erjon Ose se kupton Ose ben sikur se kupton Nuk e ha dot ate qe ta futi Peshku modh e ha te voglin thot populli

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Davidi

                                            Perfiton se deri tani nuk janë vene pikat mbi i nga vendimi i Gjykates: eshte hajdul, sepse duhet - qe te plotesohet perkufizimi hajdut. Kushtetuta, streha e fundit e maskarenjve!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Placent Ndreca

                                              Ku pjerdh Rama per kushtetute apo ligj...pervec I cmendur ai ka deficit shterues neuronesh. Atë një lugë gjelle neuronesh që I kanë ngelur gjysmat I ka te cmendura, nje pjese te droguara, nje pjese transgjinore, dhe pederaste, dhe nje pjese OMGJ dhe tre kater te fundit I ka te kriminalizuara qe e perfaqsojne ne samite kartelesh..

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Po

                                                Te lumte Erjon megjithese keta plehrat jane bere te gjithe bashke per te te hequr. Nuk mendoj se gjykata kushtetuse do te jap te drejt sepse jane gjyqtare pa shtylle kurrizore. Ne te tjera lajme qe nuk tregohen, filloi puna tek diga e liqenit per kullen e djalit te Saliut me firmen e Ed Rames. SPAK nuk u duk gjekundi.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Lavdrimi

                                                  Uroj ta kete me tvertet kte beteje kesaj here. Do i bente nje sherbim shume te madh vendit dhe demokracise.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Mirela

                                                    Po i vjen fundi rames, por bashke me ramen dhe belind kellicit qe harxhoi gjithe fuqite e tij kundra klanit te erjon velise

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Analisti

                                                      Habitem me lloj-lloj komentesh qe i qepen Veliajt me idiotesi, per kere qe beri. O miq, kjo qe po ben Veliaj, eshte veprim politik i paster dhe deklarim i qarte lufte. Bravo i qofte. Kjo eshte loja politike. Qenka djale me kaliber te larte politik, ndryshe nga ca prisnin. I lumte. Dhe nje gje eshte e sigurte. Tipi lufton fort dhe kjo do i beje mire PS, per tu shkeputur nga llumrat qe e drejtojne.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. R
                                                        Rama Ik

                                                        Edhe mund te kishte dhene dorreheqjen nese e donte me tere mend Tironen. Jo, e dergoi ankimimin ne kushtetuese. Me shume gjasa do i japin te drejte se keshtu eshte ndertuar ligji themeltar. Por kjo nuk ka te beje fare me procesin penal qe do te gjykohet. Ne fund te gjykimit do te shohim nese do te kthehet ne detyre apo do te vuaj denimin me burg. Une them se pa 10 vjet nuk shpeton. Megjithate te presim e te shikojme.

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. T
                                                        TinkerTailorSoldierSpy

                                                        Bravo, te lumte. Ishte koha qe te kishim nje lider me stof politik, te luftoje. Jepi drejtim.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. i
                                                          indriti

                                                          Ne nje vend normal te botes duhet te kishe dhene dorheqjen ky Velia, nisur nga fakti se; -me vendim gjykate eshte arrestuar -me vendim gjykate eshte caktuar masa e sigurise " arrest me burg" -jane mbyllur hetimet dhe i eshte komunikuar akuzat zyrtare nga organi i akuzes, d.mth qe ka indicie dhe prova te mjaftueshme qe mund te kete kryer ato vepra penale. Ligji per pushtetin vendor shprehet qarte , mos paraqitja per 3 muaj te panderprere , mund te shkarkohet , nuk ka lene hapsire interpretimi(nuk vlene qe eshte i paraburgosur, i pamundesuar ),sepse paraburgosja dhe pamundesia fizike per tu paraqitur nuk kane te bej me vullnetin apo mosvullnetin e tij , por per nje shkak dhe efekt ligjor , i cili prevalon dhe ka perparesi mbi vullnetshmerine e pales. - Ky velia ato vota nuk do ti merrte kurr si individ personal, prandaj eshte mosmirenjohes ne thelb. Te dejten bene shume mire qe e kerkon , por me para te shohi veten ne pasqyre pastaj te flasi....

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. E
                                                            E vertet

                                                            Ca doreheqje kerkon ti ? Veliaj i dha autorizimin nenkryetares se bashkise qe donte Rama per te drejtuar. Rama gjithashtu vendosi 4 nenkryetar qe donte vet dhe tha do jem une pergjegjes per punet ne bashki. Nuk beri asgje,perkundrazi punet vajten me keq. Por Veliaj nuk mund te jap doreheqje nga mandati i kryebashkiakut qe ja dha populli i Tiranes me vote dhe jo partia e as qeveria. Ca kuptimi ka te behen zgjedhje lokale kur ate qe zgjidhet mund ta heqesh pas 3 muajsh edhe me kallzime anonime si puna e Nesti Andonit ? Edhe sikur mos te jet ne qeli por te jet arrest shtepie perseri nuk paraqitet dot ne pune. Nese ishte puna kshu pse nuk u hoq para 3 muajsh? Ca kushte u plotsuan qe te hiqej pas 7 muajsh?

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. Q
                                                            Qytetari kunder inatcinjve cmirezinj

                                                            Bravo Erjon.........Ne nuk e dimë nëse ke bërë veprime ne shkelje të ligjit dhe në çfarë mase i ke bërë ?...........Akuzës Ti do ti pergjigjesh në gjykatë dhe do jetë gjykata ajo që do vlerësojë gabimin dhe punën tënde. .............Nuk ka njeri që punon dhe asnjëherë nuk gabon sadopak..........Ne dimë vetem që Ju punuat pa u lodhur dhe c'qelbet Tiranën nga liqeni artificial e kudo, por sidomos tek Pazari i Ri tek i cili nuk kaloje dot nga era e qelbur e shellires të djathrave dhe sot është i mbushur vetëm me turista.............S'kam ç'far te them veçse faleminderit persa bëre per Tiranën...........Mos u tut dhe kërkojë deri në fund mundin dhe të drejten tënde.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. R
                                                              Rilindas pisoVENGU

                                                              Bythet e forta shoke rilindjote : perplasja e ashper koke me koke Rama-Veliaj eshte ne horizontin e afert.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. T
                                                                Thuaj hajdut kur është vendosur me një vendim të f

                                                                Vuajmë për "MIRËSINË DHE TË VËRTETËN"............Të nderuar qytetarë:..........Kërkoni në Jutub këngën fituese të festivalit të 37-te në RTSH, me tekst të të paharruarit Agron Duka, kompozuar nga Luan Zhegu dhe kënduar nga Arbërina Hadergjonaj..........Aty pasqyrohet marrëzia e viteve 97-98.........KUJTOHU, MOS HARRO.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. R
                                                                  Real

                                                                  Kush thote qe Veliaj nuk eshte socialist ,por i mjaftit dhe i 99 ka te drejt. Por duhet ta saktesoje me gjate. Po pallosha qe drejton qeverine cfare eshte ? Eshte socialist? Pergjigja eshte : jo dhe jo. Ai po i perdore socialistet si fasade se qysh se ka marre drejtimin e PS Ai eshte drejtues i sektit te ripjelles, dhe ajo qe po ben eshte lufte berrylash,eshte lufte se kush te vjedh me shume buxhetin e shtetit, sepse si fiku dhe pallosha kane dale nga e njejta miter politike, jane shoke llogoresh.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. S
                                                                    Sali hajduti ne Burg!

                                                                    Po ti nga cfare mitre biologjike paske dale, arrin ta kuptosh?

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje