Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, komentoi vendimin e kësaj force politike për të paraqitur një kandidat të saj në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës.
Muçi tha në Euronews Albania se vendimi do të merret nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë dhe nëse emri i tij zgjidhet për kandidaturë për Bashkinë e Tiranës, mandati i deputetit do t’i kalojë Arlind Qorit.
“Në momentin që do të shpallet data e zgjedhjeve, atëherë edhe ne do të dalim me kandidatin tonë, që mund të jetë kushdo prej nesh. Nuk është detyrimisht që do të jetë Arlind Qori, mund të jem edhe unë, por edhe dikush tjetër si Mirela Ruko, Jani Marka, ka një sërë figurash që mund të ishin të denja për kandidaturë për kreun e Bashkisë së Tiranës.
Do të diskutohet si strategji brenda Lëvizjes Bashkë dhe unë, sigurisht, do t’i bindem vendimit të kolektivit. Nëse unë do të jem kandidati i përzgjedhur, vendin tim në parlament do ta zërë Arlind Qori, i cili është i dyti në listë”, tha Redi Muçi.
Do bënit gjënë më të bukur të dilnit me një kandidat, por kurrën e kurrës në koalicion me partinë e Berishës........Dalja në koalicion me Berishën, do ishte vrasje për Ju..........Ndoshta një koalicion me Agron Shehajn do ishte i pranueshëm..........Kam mendimin që edhe nëse nuk do ishit të parët, të dytet do ishit me siguri.
Ja futi qorri mucit per ti zene vendin
Nuk habitem me ju qorrat, sepse meqë nuk shihni, ju e ngatërroni vendin e asaj 'gjësë', dhe s'keni faj, sepse ashtu me të futur, pavarësisht se ku, jeni mësuar. Mjerë shoqëria kur ndonjëherë qorrat dhe kokëboshët, vendosin për fatin e saj. Për fat të keq janë ca si shumë, meqë në saje të atyre kemi patur dhe kemi atë parlament që kemi.
po si ja futi na e thuaj pak se po nuk deshi muçi te kandidoje askush se detyron dot ?
Qorri gjeti një qorr - atë mendova edhe unë …. Qorri i ndershëm i LSI-së.
Lëvizja "Bashkë" nuk bën koalicion me asnjë parti tjetër. Dhe as që flitet për PD-në. Mirë do ishte që Muçi t'ia lëjë vendin në parlament Qorit, si më i njohur dhe i artikuluar. Pikëpyetje mbetet nëse lëvizja "Bashkë" do e zëjë apo jo vendin e dytë?!
Arlindi do ishte kandidati me i pershtatshem per bashkine e Tiranes ,Muci gjithe kohen ka qene nen hije ,jam i majte dhe do votoja gjithnje Arlindin dhe jo rilindjen kurve qe eshte bere bajat
Levizja Bashke eshte nje fryme e re dhe pozitive per te sfiduar monopolin politik te PS_PD qe ma kane sjelle ne maje te hundes. Punoni fort se jeni te rinje dhe populli do tju perkrahe. Mbajeni fort krahun e majte dhe bejini opozite sfiduese edhe gjoja te majteve te Rames. PS-ja nuk eshte parti e majte, por e oligarkeve dhe e pjesetareve te saj te koruptuar. PD-ja eshte e felliqur deri ne renje. Keni shans te perkraheni sidomos nga populli i Tirones.
Njesoje siç beri Tiku zhapiku ......
Po a nuk e provoi Qorri me Lalin e dolen 5% me 55%??? Le ta provoje nje here ky tjetri, se na u bo dhe Qorri i lodhshem qe s’hap krah!
Je me Ramen apo me Lalin? Nuk e more vesh qe ai burgaxhiu u shpall armik i popullit nga naltmadhnia? Te shkoi vota kot o çiklop.
Çikllopi - është i majtë ????
Provojeni se kini per te dale si rruar qethur.