Edi Rama, të martën në Danimarkë: Mblidhen krerët e BE dhe shteteve aleate

28 Shtator 2025, 18:00Politika TEMA
Edi Rama, të martën në Danimarkë: Mblidhen krerët e BE

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e Shtatë të Komunitetit Politik Evropian, që zhvillohet të martën në kryeqytetin danez, Kopenhagë.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, e mori stafetën për organizimin e këtij eventi nga homologu shqiptar, Edi Rama, në majin e vitit të kaluar në Tiranë.

Më 16 maj të vitit 2025, 54 udhëheqës nga shtete anëtare dhe jo-anëtare të BE-së u mblodhën në kryeqytetin shqiptar për t’u angazhuar në një diskutim të rëndësishëm dhe të hapur rreth një Evrope të re dhe një bote të re, që ishte gjithashtu tema kryesore e këtij samiti.

Ata ranë dakord të formojnë një ekip bashkëpunues nën kujdesin e Presidentit të Këshillit Evropian, për të përfaqësuar në këtë mënyrë një treg prej 600 milionë njerëzish.

Në samitin e së martës në Kopenhagë pritet të marrin pjesë krerët e shteteve ose qeverive të shteteve pjesëmarrëse në Komunitetin Politik Evropian, së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian, Presidentin e Komisionit Evropian, Presidentin e Parlamentit Evropian, si dhe Sekretarët e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

4 Komente

  1. Z
    ZYBER

    PO MUNGOI KI I INI ANULLOHET MBLEDHJA SE RENDESIA E SHTETIT TONE ESHTE SHUME E MADHE

    Përgjigjjuni
    1. l
      ldirigjenti

      Po kesaj radhe do tu tregoje pjesemarresve perralla nga lumturia shqiptare e sajuar prej tij?

      Përgjigjjuni
      1. a
        arvanitsi

        O ZYBERA< MBETJE TOKSIKE SERBO_GREKE TE VICIDOLIT

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Po qe nuk turperohet fare,perkundazi perpiqet tju transmetoje te huajve qe e ka bere shqiperine lule!Po edhe te huajt e dine por ju duhet te flasin!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje