"Tërmeti politik"që mund të shkaktojë Veliaj në Bashkinë e Tiranës, juristi tregon çfarë do ndodhë pas ankimimit të tij në Kushtetuese

30 Shtator 2025, 09:47Politika TEMA
"Tërmeti politik"që mund të shkaktojë Veliaj

Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës nga Këshilli i Ministrave. Ky hap i Veliajt tashmë bllokon automatikisht zgjedhjet e parakohshme për kryeqytetin deri në vendimin e gjykatës.

Juristi Indrit Sefa, tha për Vizion Plus se Erion Veliaj vazhdon të jetë kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Sipas tij, procedura e ndjekur nga këshilli bashkiak është në kundërshtim me ligjin, pasi Veliajt duhet t’i ishte dhënë mundësia për t’u dëgjuar.

Juristi u shpreh se kryebashkiaku mund të ruajë kontrollin e Bashkisë duke emëruar nënkryetarët e tij.

Në çfarë pozite ndodhet mbrojtja e Veliajt me kundërshtimin që ka bërë?

Sefa: Në momentin që kryetari i bashkisë e ankimon vendimmarrjen e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, atëherë kjo vendimmarrje pezullohet. Pra do të thotë që nuk ka asnjë efekt. Erion Veliaj vazhdon të jetë kryetari i bashkisë në detyrë deri në një vendimmarrje përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese. Megjithëse nga ana e Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave u përpoq të bëhej një taktikë ligjore, juridike, përsëri dispozita është e qartë. Pastaj ngelet në dorë të Presidentit. Nëse Presidenti nuk e sheh ligjin, mbyll sytë, atëherë jemi në një situatë anormale ligjore dhe të paprecedentë.

Veliaj dhe mbrojtja e tij, në vijimësi gjatë këtyre muajve, kanë nënvizuar se janë bërë shkelje ndaj tij. Cili do të ishte sipas jush pretendimi më domethënës i mbrojtjes në gjithë këta muaj?

Sefa: Procedura e ndjekur nga këshilli bashkiak është në kundërshtim me ligjin. E drejta politike dhe e drejta për t’u zgjedhur janë të qarta. Nuk mund të shkarkosh kryetarin e bashkisë pa e lënë të dëgjohet. Duhet dhënë mundësia për t’u dëgjuar personit që po merret një vendim për shkarkimin e tij.

Z.Veliaj dhe mbrojtja e tij po duket se e kanë të qartë që kjo çështje do të përfundojë në Strasburg. Cilat etapa mbeten ende për t’u shteruar brenda sistemit gjyqësor në Shqipëri, përpara se çështja të jetë në Strasburg?

Sefa: Presidenti, në këndvështrimin tim, do dekretojë datën e zgjedhjeve, megjithëse ka një ankim kushtetues. Z. Veliaj do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës do të kryhen brenda 45 ditëve dhe do të kemi kryetarin e ri të Tiranës. Mendoj se Veliaj do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, gjykata do të konstatojë shkeljen e të drejtave në lidhje me shkarkimin e Veliajt. Por nuk do të zhbëjë dot zgjedhjet e reja. Veliaj fiton të drejtën që ka pretenduar gjatë gjithë kësaj kohe, që do të jetë një e drejtë politike dhe ligjore që thotë se më kanë shkarkuar pa të drejtë, ku kjo mund të shërbejë edhe në procesin penal. 

Ndërsa Rama do të heqë këtë pengesë të madhe që ka për të bërë zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Veliaj do të vazhdojë betejën e tij për çështjen penale. Në situatën që ndodhet, nuk e drejton dot Bashkinë e Tiranës. Nëse ai bën një betejë kundër mazhorancës dhe partisë së tij, ai do të marrë vendimin e duhur politik, dhe një nga këto vendime është të drejtojë Bashkinë e Tiranës deri në momentin që është kryetar. Të shkarkonte nënkryetarët e Edi Ramës dhe t’i emëronte nënkryetarët e tij, për të vazhduar vizionin e tij politik në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

18 Komente

  1. S
    Salehu

    Po cfare termeti shkakton ai, o car, ky pyet ps per individ

    Përgjigjjuni
    1. n
      nuk keni pare gje akoma

      Jo vetem "TERMET POLITIK", por nje beteje me shume se politike per jete a vdekje (pa thonjza fare) mes dy horrave Sorosiane Edi e Eri.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emër

        Erjon Veliaj do të jetë fundi i PS. Ai mbas daljes nga burgu krijon një parti të re dhe do të marë gjysmën e elektoratit të majtë plus shumë indiferentë. Mbas PD është radha e PS të shkatërrohet.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erdogan

          Thua mbas daljes nga burgu, por nuk percakton se kur. Pra do dali mbas disa muajsh, mbas disa vitesh apo mbas 12 vitesh? Te lutem konkretizoje me afate parashikimit tend se me duhet per humor tavoline kur jam duke pire me shoqerine.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Albi_I

            Ai loqja qe nuk mori as 1% kur kandidoi si G99 megjithe mediat e Sorosit me vete do shkaterroka PS? Kur nuk i beri gje Fatos Nano PS-se, jo me ti bej ky.

            Përgjigjjuni
          2. s
            socialisti i vertete

            Ku pjerdh KM per Gjykaten Kushtetuese. Ai po te doje i shkarkon edhe ata dhe i le pa pune, e te shkojne ti kerkojne pune Veliajt pastaj. Nqs ky veprim i Veliajt nuk eshte i kordinuar me KM atehere Veliaj po ben gabimin e jetes dhe prokuroria do ti hyje zeriozisht veprave penale te tij e do ti sekuestroje milionat me euro kudo qe ti kete fshehur si dhe pasurute e paluajteshme. Ne i dhame gjithe mundesite Veliaj dhe fale nesh shkoi aq lart por ai abuzoi me besimin tone prandaj nuk ben mire qe na del kunder sepse historia ka treguar se kush del kunder vendimeve te partise del i humbur dhe i humbur keq.Ndoshta veliaj i ardhur nga G99 nuk eshte shume i informuar me historine e partise tone por ben mire ta lezoje meqenese edhe kohe ka mjaft dhe do ta kuptoje se qe nga Anastas Lulo, qe ishte i pari dhe deri tek veliaj sot , kush ka dale jashte vijes se partise dhe udheheqesit ka dale per te zezen e vet ndersa partia ka vazhduar rrugen e fitoreve.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ana

              ironi e bukur kjo e jotja, por ne te gjithe pershkrimin tuaj une nuk e di pse perfytyroja PD-ne. E cila eshte nje parti teroriste!

              Përgjigjjuni
            2. L
              Lali

              Fillimisht Tahiri, pastaj Ahmetaj, Beqja, me tej Meta...tani si i thote populli "bredh hu me hu e njeri do ti ngulet" e pallavesh Rames ai Huri qe do i ngulet ka pseudonim ''Lali".

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xha Braho

                Lali pa 10 vjet burg nuk shpeton dot o Lali. A do qe te presim nje bast? Me nje dreke tek 15 kateshi!

                Përgjigjjuni
              2. I
                Ilirjan

                Nese Gjykata i jep te drejte Veliajt, Rama ligjerisht ka kerkuar ta VRASE Veliajn politikisht... ne favor te kujt... perse? Gjithe puna e Veliajt pastaj ne vite, transformimi i Tiranes i zerrohet, dhe Veliaj zgjohet e kupton qe... eshte PERDORUR. Meritat per modernizim e transformimin e kryeqytetit, natyrisht i mbeten vetem Rames!? Ama Rama, per te arritur te spastrimi i bashkise se Tiranes, e filloi spastrimin neper bashkite e tjera, ne menyre qe te mos dukej dicka e kurdisur vetem kunder Veliajt. Rama luan shah me kundershtaret... e ka thene edhe vete kete para ca kohesh. Por ka kundershtare shume te dobet, qe genjehen me ushtaret e oficeret, ofiqet e licencat qe u fal Rama here pas here, dhe ne fund fiton gjithmone e vetem Rama. Kur keta kuptojne qe kane humbur lojen , jane perdorur, nuk gjejne perballe Ramen si kundershtar por... DREJTESINE! Edhe sa do te vazhdoje kjo... Kush eshte viktima e radhes?

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ana

                  Besoj se gjykata do ti jape te drejte ankeses se Veliajt dhe zgjedhje nuk do te kete ne Tirane, por kjo nuk i prish asnje pune qeverise dhe PS-se. Perkundrazi me elektporatin e tyre jane ne regull, kerkuam zevendesimin e kryetarit sepse eshte ne proces gjykimi por kushtetuesja nuk e pranoi dhe ne pra PS respektojme ndarjet e pushteteve. keshtu fitojne edhe pike tek nderkombetaret. Manastirliu (e derguara e rames) do te komandoje bashkine dhe me siguri ne keto 2 vjet do te tregoje edhe per abuzimet me fondet qe ka kryer Veliaj me shoke e shoqe. Pra pervec gjyqit qe po zhvillohet do te kete edhe nje gjyq publik me shperdorimet maramendese qe ka bere me parate Zoti Veliaj gjate qendrimit prej 12 vitesh si kryetar i bashkise.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ilirjan

                    Po vertete, dhe nga menyra si do te sillet Manastirliu, gjithnje nese konfirmohet ky skenar, do te qartesohet qellimi i vertete i gjithe kesaj loje me Veliajn. Sa per elektoratin, mua si votues, i bindur qe per momentin nuk ka force tjeter politike ne gjendje te gjeneroje progres, NUK ME PELQEJNE FARE qendrimet e diktuara ndaj Veliajt ne Ps e Bashki. Me kujtojne qendrimet e PPSh ndaj Kadri Hazbiut e te tjereve te vene ne rreth te kuq nga udheheqja. Konteksti eshte i ndryshem por majmunlleku... si dy pika uji. Manastirliu pastaj, nuk mu duk shume e lumtur kur ju komunikua zgjedhja.

                    Përgjigjjuni
                2. H
                  Humoristi

                  Titull shkrimi humoristik banal!

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                    'KokPalare!' Nuk eshte pina 'Veli' ne nje fshat pa' shQIptare,shtet e pereNi por eshte Pune : Ina Rama,allias 'prostitute bulevardi'- Hajdari DADO- ASFALI- Beleri GreQI!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ahmedin Nexhati

                      Duro biri im 15 vjet kalojne shpejt.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arbeni

                        Kryeministri,qeveria dhe kshilli bashkiak i Tiranës kanë shkelur ligjin,prandaj Gjykata Kushtetuese duhet t’i bëj nul këto vendime antikushtetuese dhe kam shpresë se ashtu do të ndodh.I janë bër shumë padrejtësi e i janë ngritur kurthe duke paguar edhe shpifës të huaj për të nxirë figurën e tij.Regjizori i të gjithë këtyre poshtërsive ëdhtë një dhe vetëm një,sali maloku,vëllai nga nëna i Karaxhiçit serb.saliu është një kërmë e ndyrë që GJKKO duhet t’i hedh hekurat për korrupsionin,vjedhjet dhe krimet e bëra në Gërdec dhe më 21 Janar 2011.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Marsel Sinjari

                          O xha braho dhe Thomas Gēlliçin SPAKU e dēnoi 5 vjet por i ruajti tamam shqip hajdarin. Se Thomai e çoi nē Straßburg çēshtjen dhe fitoi e bēri vetēm 1 vit burg . E mori nga taksat e popullit mē tē varfēr tē Evropēs 500 mij euro dem shpērblim. Kshu qē dhe Erjoni fiton 100% gjyqin nē Straßburg sepse vetēm arestimi nē mēnyr anonim ēshtē i jashtēligjshēm. E kshu o Xha Braho suma dhe Erjonit do i ruajn Hanxharin e do i japin dhe njē shum tē majme. Prandaj vazhdo ti o xha BRAVO bjeri gajdes sē Erjonit. Edi Rama ēshtē spechalist prandaj e ka arestuar Erjonin qē tē dali 100% i pa fajshēm. Po njerēz si ty o Xha BRAVO se kuptoin lojēn e Edi Ramēs qē ēshtē mjeshtēr i Films.

                          Përgjigjjuni
                          1. o
                            o sali o gomar do te varim ne litar

                            erjon velia do dali si pellump. po ju hani m m m sa te ngopeni. se vendin e erjonit do ta zeri olsi dado

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje