Për cilën parti keni opinion pozitiv? - Sondazhi: PD me rënie nga 11 maji

30 Shtator 2025, 10:53Politika TEMA
Për cilën parti keni opinion pozitiv? - Sondazhi: PD me rënie nga

Në ABC News u publikuan të dhënat e sondazhit të përjavshëm me çështjet që shqetësojnë më shumë shqiptarët, duke u kthyer kështu në zërin e tyre.

Janë 1187 banorë që i janë nënshtruar anketës, përmes një linku dërguar atyre me SMS në mënyrë proporcionale në territorin e të gjitha bashkive, me një marzh të gabimit statistikor: plus/minus 2.9%.

Pyetjes “Për cilën nga dy partitë kryesore keni opinionin më pozitiv?”, zëri i shqiptarëve pohon në kuotën e 40 për qind të të anketuarve për Partinë Socialiste, 20.6 përqind prej tyre për Partinë Demokratike, ndërsa elektorati gri është në kuotën e 39.4 për qind.

Krahasuar me sondazhin e një jave më parë në ABC News, 41.3 përqind votuan për PS, 22.5 për qind votuan për PD, ndërsa elektorati gri ishte në kuotën e 36.2 për qind.

Pra dy partitë kryesore nga java në javë kanë ‘humbur’ në vota, ndërsa është shtuar elektorati gri.

3 Komente

  1. Q
    Qytetari

    E habitshme të ketë 20.6% opoinion pozitiv për PD-ne...........Mendoj se kjo përqindje pozitive është rezultat i asaj që janë jo të kënaqur me PS-ne dhe mendojnë se s'kemi ku shkojmë pa u zhdukur Berisha.............Mendoj se me largimin e Berishës, do rriten në mënyrë exponenciale Partitë e Sotme të Vogla.

    Përgjigjjuni
    1. b
      banori durresit

      Edhe PS ka renie drastike por njerzit kane frike te deklarohen ku der saj se u tremben pasojave nga shteti hakmarres. Historia perseritet dikur e bente Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Intelektuali nga tropoja [email protected]

        Me PS

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje