Sali Berishës po i dalin kundër edhe militantët më të verbër të PD-së. Ilir Vrenozi, i njohur si një ndër mbështetësit më të flakë të PD, hyri në emisionin “7pa5” në Vizion Plus duke kënduar “Përsëri ne humbëm”, një mesazh që reflekton qasjen e tij pas humbjes së opozitës në zgjedhjet e 11 majit.
“Jam i djathtë i lindur, por kur humb, duhet të vish me këmbë në tokë,” u shpreh Vrenozi, duke shtuar se një nga problemet kryesore të politikës shqiptare është paaftësia për të pranuar humbjen.
Ai kritikoi bashkëpunimin e opozitës me Ilir Metën, duke e cilësuar si “difektin e parë të së djathtës” dhe kërkoi një rikthim te vlerat dhe fisnikëria politike.
Ai nuk kurseu as një mesazh për lidershipin aktual të opozitës: “Nëse unë do isha në vend të Doktor Berishës, do kisha ikur që në 2023. E lexova votën e popullit”.
Foto e dy binjakeve pa tru, ha ha ha.
PD do ishte me mire me Vrenozin ne krye dhe Saliun ne burg perjete, per vrasje politike.
E forte jam i djathte i lindur thote.Ne qafe time nese ai e di ceshte e djathta.
Mos u jepni hapesire ketij budallao