Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë.
Mëngjesi i Lutjeve është një veprimtari tradicionale që zhvillohet në Kongresin Amerikan, Parlamentin Europian dhe parlamentet e vendeve europiane, me pjesëmarrjen e parlamentarëve, personaliteteve politike, publike, fetare dhe nga bota e biznesit.
Në këtë veprimtari morën pjesë, përveç deputetëve të Parlamentit të Austrisë, edhe mjaft deputetë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, kongresmenë amerikanë dhe personalitete të jetës publike, politike e fetare.
Me Presidentin e Parlamentit Walter Rosenkranz, Kryetarja Spiropali diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mbështetjen e fuqishme të Austrisë për anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Europian.
Spiropali nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do të avancojë bashkëpunimin e suksesshëm me Parlamentin e Austrisë, mbështetur edhe në Protokollin e nënshkruar mes dy parlamenteve në vitin 2020.
Gjatë kësaj veprimtarie Kryetarja Spiropali u takua edhe me ish Presidentin e Parlamentit të Austrisë Wolfgang Sobotka dhe parlamentarë e personalitete nga Austria dhe vende të tjera.
gjakdhjeri arrixhinji gerrrko qelbesira jevgjiti spiropidhja pritet ne nje nga institucionet me te vjetra dhe me rendesi te botes vetem duke thene se eshte shqiptare .....qen buce atje mos thuaj qe jam shqiptare por thuaj tamam se cfare je .....njese ata e dine vete .....se cfare cingije je dhe se nga e ke orgjinen .....
Po fatja ku ishte ?