"Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD

21 Maj 2025, 11:28Politika TEMA
"Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën

Nga Ylli Manjani

"Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë vetvrarë nga loja e ruletës. I qëlloi plumbi në fole këtë radhë..

D.m.th, le ta zëmë se u përdor treni bullgar si mekanizëm i blerjes së votës, pyetja është a e justifikon dot ky mekanizëm diferencën prej 300 000 votash?!

Deri më sot nuk është provuar askund se me këtë skemë fitohet kaq thellë.

Janë 300 000 vota avantazh që do të thotë 30 mandate diferencë e PS nga PD+madhështorët. Në fakt kjo llogjikë përkon dhe me numrat post rezultat. Me blerje fitohen 3, 4,5 ndoshta edhe 6 mandate, por jo 30.

Debati mbi trenin bullgar do kishte kuptim kur diferenca do ishte e ngushtë dhe opozita nuk do ishte vetvrarë nga arma e ruletës ruse.

Nga ana tjetër, duhet mbajtur në konsideratë fakti se asnjë tren bullgar nuk aplikohet dot pa dijeninë e komisionerëve, pra edhe të opozitës në qendrën e votimit. 

Nëse kjo ka ndodhur atëherë i bie që kjo të jetë provë e "vetvrasjes" së opozitës gjithashtu.

Sorry, po asnjë llogjikë e ftohtë nuk e rrok dot debatin për ndershmërinë e zgjedhjeve me të vetrarët elektoralë.

9 Komente

  1. S
    Shqiptari

    "Trenit bulgar"merr nje fleet bosh,e ploteson para SE te futesh ne qender te votimit,merr nje flete NGA komisioni,hedh Ne kuti flete e plotesuar jashte qendres dhe fleten bosh e fut ne xhep per t'ia dhene nje tjetri jasht I cili e ploteson dhe merr nje fleten NGA komisioni dhe keshtu vazhdon treni.Po mire: 10 mije komisioneret,mijera vezhgues,fryne syte apo ishin qorra qe nuk kapen nje individ te vetem.Po kamerat ne qendrat e votimit,po numeruesit qe hapen kutite nuk I pane keto fleten te palosur me 4-5 here?! Ato duke Ne kuti kur palosen shume here ato dallojne NGA fletet e tjerat.Po jasht qendrave,xhagajduret e PD nuk kapen nje te vetem duke nxjerre fleten votimit?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ladi

      Rralle here qellon ne shenje! - pasi kete here je shume i sakte. Jo se nuk je i zoti - por te pengojne "zinxhiret" qe vete i ke zgjedhur

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati

        Mire mo mire se e gjetet trenin bullgare,po si nxirret dhe si fshihet gjithe ajo flete qofte dhe e palosur katersh se me e vogel do binte ne sy palosja,pa e vene re syshqiponjet e madheshtoreve,kure neper qendra ishin dhjetra sy qe shikonin.Nqs nuk e keni kuptuar qe treni bullgare eshte Sali Berisha,athere vazhdoni te hani barin e Juri Kim se ajo ne kuptimin metaforik e tha dhe ju vertete sa te jete Saliu do vazhdoni te hani bar.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Votuesi

          Ku është mo ky treni bullgar, që qenka bërë kaq i fshehtë dhe pa një filmim?..... . Treni bullgar realizohet me ata votues që subjekti nuk ka besim se voton atë subjekt...... . Pra jo me militantë...... . Dhe duke qenë të tillë, ai në kushtet e teknollogjisë së sotme është i pamundur të realizohet...... . Sepse duke mos qenë votues të bindur, shumë prej tyre do të kishin bërë një filmim...... . Mirëpo asnjë filmim nuk ka..... . Dhe në kushtet e fletës të votimit aq të madhe, do të ishte e vështirë që të nxirrej dhe të futej fleta e votimin në dhomën e fshehtë nën këmishë ( pasi shumica ishin veshur me këmisha pasi ishte vapë atë ditë)

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironci

            Yllka tashme ka marre pamjen e Rames si vizualisht ashtu dhe menderisht!

            Përgjigjjuni
            1. o
              opozitari i opozites eshte rrogetari i qeverise

              Ylli M....aq aktiv neper studio TV me sharje kunder Rames ktheu timonin 180 grade sapo nga opozita nuk e futen ne liste per deputet. Dhe nga mallkuesi nr-1 i Rames ka kaluar ne avokatin e kesaj masakre zgjedhore sipas parimit "nje gjelle qe nuk eshte per mua rafte miu brenda" .

              Përgjigjjuni
              1. P
                Petriti

                Ky eshte kokra e legenit. Ketij se kush i ka thene je i squt po nuk ka rob ne Shqiperi me kokbosh dhe qe sdi te beje asgje.

                Përgjigjjuni
                1. d
                  dsa

                  Kot dridhesh e sperdridhes si kurve o Manjana,ktheje pllaken sa te duuash, nuk te jep Rama asnje post, perte je bisht qeni, ashtu sic je vertet.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli

                    Te gjithe komentuesit opozitare ketu , flasin thjesht si tifoze futbolli per skuadren e tyre , nuk iu hyn ne pune logjika dhe arsyetimi . Per ta mendon nena Parti , ku ka milituar 30 vjet mortja e Vicidolit .

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje