Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama, atëhere pse nuk ikën kur s’je i aftë të mbrosh votat?

21 Maj 2025, 10:25Politika TEMA
Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama, atëhere

Nga Spartak Ngjela

Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat.

Po kjo është hera katërt që ai po thotë se atij i kanë vjedhur votat në procesin zgjedhor.

Po ky, pse pranon të drejtojë Partinë Demokratike kur nuk është i aftë që të mbrojë votat?!

Komedi e madhe do quhet kjo, sepse "i vjrdhuri" nuk ka ditur të sigurojë paratë dhe shtëpinë e tij.

Domethënë që me paaftësinë e tij ka shkatërruar familjen e vet.

Prandaj....

Duhet të tërhiqet për t'ia lënë vendin një të afti.

Por nëse Berisha tërhiqet nga politika, Rama dhe ekipi i tij do të kenë mërzitje të madhe, sepse fillojnë të kenë frikë për zgjedhjet e pushtetit vendor që do të zhvillohen pas dy vitesh.

Rama, sigurisht që e do shumë Berishën, madje ka të dhëna që në mënyrë të fshehtë e kërkon qëndrimin e Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Pse?

Është shumë e thjeshtë, se Saliu nuk ka vota fare në elektoratin e Shqipërisë.

Po Saiu pse rri?

Saliu qëndron sepse ka frikën e gjyqit që e ka të hapur dhe mund të dënohet për korrupsion.

Por, po të dënohet, kushtetuta nuk e lejon të merret me politikë.

Po Rama?

Pas kësaj, Rama nuk mund të fitojë dot më zgjedhjet në Shqipëri.

Po ama, sa të jetë Saliu, Rama do të jerë i sigurt që gjithmonë do t'i fitojë zgjedhjet.

Dhe këtu mbyllet çdo logjikë arsyetuese me shprehjen e arsyes së kësaj kohe:.

Sa të jetë Saliu si kryetar i Partisë Demokratike, Rama e ka të sigurt fitoren e zgjidhjeve sërish, e sërish, derisa të ketë përballë në zgjedhje Saliun si kryetar të Partisë Demokratike.

3 Komente

  1. P
    Polo

    Kater here rresht e paske degjuar ti Ngjele, se ka thene dhe nja 4 here te tjera per zgjedhjet lokale.

    Përgjigjjuni
    1. B
      BERISHA PIRDHUUUUUU!!!!

      BERISHA , ZHDUKUUUUU!!!!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Keto qe the i di gjithe populli o Ngjela! Puna eshte te kuptohet statusi i organizates "Partia Demokratike". Nese kjo organizate politike (shoqate) eshte pasuri private, atehere Berisha "misionar" eshte pronari i saj, dmth. pronari i shoqates "Partia Demokratike" qendron ne krye te saj sa te doje dhe ketu nuk ka asnje problem. Kete mendim kam une...qe "Partia Demokratike" eshte organizem jo-publik, eshte organizem privat. Pronari i saj eshte Sali Berisha dhe ka nje Keshill Administrimi me Noken, Paloken, Vokshi, etj.etj. Te gjithe keta veprojne ne interes te shoqates "Partia Demokratike" (interesat qe ti permende). Problemi qendron tek fakti se "aksioneret e saj" (elektorati i ashtuquajtur i djathte, afersisht 450000 vete) nuk e dine, ose nuk duan ta degjojne kete gje. "Misionari / Magjistari" Berisha se bashku me partnerin e tij ne magji Rama (sepse vetem bashkarisht mund te funksionoje magjia) i kane hedhur trute e gomarit 450000 830000 individeve me te drejte vote dhe magjia funksionon! Ky eshte problemi dhe per ta zgjidhur problemin duhet te dale dikush dhe te thote qe "Mbreti eshte lakuriq", por nuk e thote askush. Dmth. kemi nje organizate private (PD) qe ushqen / ushqehet nje organizem gati - shteteror (PS). Keta jetojne ne simbioze...duhet prishur magjia dhe magjine mund ta prishe fillimisht elektorati i djathte, qe te njohe tek PD nje organizem privat (dhe si i tille jo perfaqesues i publikut) dhe me pas PS bie vete nga qielli.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje