Zgjedhjet e 11 majit ishin më të mira edhe se ato të katër viteve më parë sipas raportit të OSBE-ODIHR dhe as mund të krahasohen me ato që u bënë më 26 maj 1996 kur Sali Berisha i vodhi hapur dhe i përgjaku.
Kështu u shpreh ish-deputeti demokrat Arben Meçe në ‘Repolitix’. Sipas analistit, Berisha dhe Ilir Meta kanë halle drejtësie tani dhe jo halle votash e politike.
“Iliri po kërkon lekët tani. U dhanë lekët e s’u morën votat. Iliri ka halle të tjera tani, duhet të merret me problemet ligjore dhe jo me hetimin e zgjedhjeve. Sa i përket raportit të OSBE-ODIHR, kujtojmë atë të 26 majit 1996 kur Berisha prishi e vodhi zgjedhjet, teksa u tha tekstualisht nga ndërkombëtarët se ku duheshin përsëritur zgjedhjet.
Këtë herë raporti ishte më i mirë se i fundit. Berisha ndaj kërkon tezën e përhershme të mosnjohjes së zgjedhjeve. Po të shikosh edhe liderët e koalicionit të djathtë e kupton se në çfarë gjendje është opozita dhe forca e saj në këto zgjedhje. Viktimë aty është vetëm Agron Duka, që mori më shumë vota e përkthyer nga ajo çfarë mori me 1 deputet në listën e sigurt të PD-së.
Të tjerët janë figura të konsumuara, nga Mediu, Meta etj. Berisha tani ka halle të tjera, si çështja “Partizani” dhe që rrezikon edhe 7 vite burg. PD do merret me mbrojtjen e Berishës tani. Rama problemin kryesor e ka me korrupsionin e brendshëm dhe as me PD-në e as me opozitën. Ky do jetë objektivi i Ramës që nesër, goditje frontale e korrupsionit. Ai do rregullojë këtë imazh që e ka të dëmtuar realisht dhe do përpiqet ta korrigjojë”, u shpreh Meçe.
Asnje Hall nuk kan te dy, perderisa Dùmanit ja ka e kap koken me dere. Hallin e ka Shqiperia qe s'po ju tregon vendin.
sali maloku ky qen i zgjebosur dhe agjent sërbo-ruso-grek me të gjitha të këqiat që i ka bër Shqipërisë e ka pak ta varin si qen për gjuhe.Mendoj se Dumani do ja vër koqet e fishkura në morsë sali malokut dhe like hajdutit.