Mesazhi i Ramës kandidatëve socialistë: Nuk ka humbës, por vetëm fitues

20 Maj 2025, 22:22Politika TEMA
Mesazhi i Ramës kandidatëve socialistë: Nuk ka humbës, por

Kur numërimi i votës së diasporës mbaroi, kryesocialisti Edi Rama u dërgoi një mesazh falënderues atyre që garuan në Tiranë. 

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu e ka siguruar këtë mesazh ku Rama e nis me fjalët “sot ka mbaruar edhe numërimi i votave të diasporës, pra kanë mbaruar zgjedhjet dhe unë dua të ndaj me ju disa fjalë, aq sa lejon kjo dritare”.

Rama më tej e vë theksin tek fitorja të cilën e quan historike në Shqipëri kur thotë se “dua t’ju falënderoj të gjithëve për eksperiencën e një beteje politike të paharrueshme, ku secili e secila beri sa mundi dhe ku rezultati i përbashkët do mbetet në historinë politike të Shqipërisë, e natyrisht edhe në historinë e Partisë Socialiste, si një sukses krejt i veçantë. Faleminderit”!

Disa fjalë posaçërisht ia ka dedikuar atyre që garuan në listat e hapura e u thotë:

“Dua t’i përgëzoj shumë përzemërsisht të gjithë ata dhe ato që në fushën e hapur të betejës, u përpoqën me të gjitha forcat e tyre dhe u bënë fuqi e shtuar e Partisë Socialiste në çdo territor”!

“Urime me gjithë zemër për ata e ato që ia dolën të hyjnë në ekipin e legjislaturës së ardhshme”, thekson i pari socialistëve.

Më tej në këtë mesazh ai thotë:

Të gjithë atyre qe s’ia dolën u them shumë sinqerisht se duhet të jenë jo vetëm krenarë, për pjesën e tyre të çmuar në fitoren e Partisë Socialiste, po edhe të bindur se në rrugën që vazhdon, me supersfidën historike të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kontributi i tyre do të jetë shumë i nevojshëm”.

“Prandaj kokën lart të gjithë bashkë motra e vëllezër, këtu nuk ka humbës por vetëm fitues!”

Mesazhin Edi Rama e mbyll me këto fjalë:

Duke uruar që të gjeni pak ditë qetësi pranë familjeve e fëmijëve tuaj – Zoti i bekoftë për të gjithë barrën që mbajnë – ju përqafoj të gjithëve me premtimin se nuk do rrimë pa u mbledhur edhe live, jo për ndonjë festë të madhe, po për shijen e një gëzimi të merituar familjar si ky që vetëm ne e dimë se sa kemi punuar e jemi munduar për ta arritur.

Mesazhi mbyllet me një emoji në formën e zemrës dhe numrin 5.

Top Channel

7 Komente

  1. K
    Kalec

    Per ke zot betohet kyl ky eshte pa zot, djalli vet, more like!...lol

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parku Rinia

      80 vjet me vizionin e xhaxhit E(nver): "... nga fitorja, ne fitorje ....."!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parku Rinia

        80 vjet me vizionin, metodat e njerezit e TALLAVASE se xhaxhit E(nver): "... nga fitorja, ne fitorje ....."!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptar

          Gjigand,vetêm Ti di se çfar bën e çfar thua!

          Përgjigjjuni
          1. S
            S’JAM MILITANT, JAM SHQIPTAR REALIST .

            BERISHIZMI , KATASTROFẼ!!! RROFTE POPULLI QE E RREZOI. RAMA NUK ESHTE QORRI ME NJE SY, POR DRITA VET . KUSH SE SHEH, S’DO TA SHOHẼ . KUSH KA MENT TA IMAGJINOJE SE SI MUND TE ISHTE SHQIPERIA SOT NESE DO TE KISHTE QENE BERISHA KETO 12 VITE.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Realisti , a me kuptonnnnn!!!???

              Hej plako, na riparo rrugen Tirane-Ndroq se filloi sezoni . Mos e hap kantjer , se do te na e nxishe jeten gjithe veren ..

              Përgjigjjuni
              1. I
                Iliri

                Përpará drejt Evropes! Tani do riparohet rruga e Ndroqit!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje