Zgjedhjet parlamentare të 11 majit lanë jashtë dyerve të Kuvendit emra të rëndësishme politikanësh, që për dekada me radhë u investuan tek PD.
Ish-figura qendrore të PD, që kësaj herë refuzuan të jenë pjesë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, dhe krijuan parti të reja, por ky vendim u pasua me një kosto, duke i lënë ata pa një karrige kuvendi.
Enkelejd Alibeaj, në kohën e qeverisë Berisha 1, mbajti postin si ministër drejtësie, më vonë si deputet i kësaj force politike. E më pas si kryetari blusë. Largimi nga PD e vjetër dhe bashkimi në Koalicionin Djathtas për Zhvillim, i dhanë vetëm 306 vota, numër ky që e la jashtë dyerve të parlamentit.
Alibeaj thotë se këto nuk ishin zgjedhje të ndershme, dhe as vullneti i njerëzve për të përzgjedhur midis ofertave politike.
“Gjithçka e shitur, nga aktorët që e thurën këtë sistem, thurën ligjin e administruan vetëm ata të dy. Duhet të pranojmë faktin që ka vetëm dy fitues Edi Rama dhe Sali Berisha”, u shpreh Alibeaj.
Ndërsa për Lulzim Bashën, ky kjo do të jetë hera e parë që ai mbetet jashtë kuvendit që nga vitit 2005 që ka nisur karrierën politike në PD. Lulzim Basha, dikur personazhi, më i dashur i liderit historik të PD, kësaj here nuk arriti të sigurojë as karrigen e tij në kuvend me Partinë e Koalicionit Euroatlantik. Pasi thirrjet e tij për ta votuar u dëgjuan vetëm nga 1432 vota.
Basha në qeverinë Berisha ka mbajtur dy herë postin e ministrit të Jashtëm dhe atij të Brendshëm. Gjithashtu ai drejtoi edhe Bashkinë e Tiranës për katër vite, por ky historik, nuk i siguroi partisë së tij asnjë mandate deputeti. Dhe fajin për këtë, sipas kolegeve të partisë, e pati faktori kohë që përse votat aniberishiste nuk shkuan në atë që njihet si PD “zyrtare”
“Pse ne patëm këtë rezultat ishte dhe sepse ne dolëm vonë më një logo, dhe kështu nuk ngjiti tek njerëzit ky emër i ri subjekti”, u shpreh Gazmend Goduzi, kandidat për PD i Koalicioni Euroatlantikët.
“Dëshiroja që ky koalicion të marrë votat e asaj fasha elektorale që nuk mendojnë që më zgjidhja e problemeve politike kalon nga Edi Rama dhe Sali Berisha. Fakti që ne morëm pak vota tregon se periudha e shkurtër dy mujore nuk kemi qenë bindës me elektoralin”, tha Ibsen Elezi, kandidati për deputet i Koalicionit Djathtas për Zhvillim.
Gjithashtu edhe Dashamir Shehi, vendosi që në këtë garë zgjedhore t’i bashkohej koalicionit Djathtas për Zhvillim, në qarkun e Tiranës ai arrite të marrë vetëm 594 vota. Kryeqytetasit, dhe karriera 30 vjeçare kësaj herë nuk siguruan tij një mandate deputetit.
“Dashamir Shehi, e ka dëmtuar futja në garë e Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabakut, pasi ata morën votat e PD por edhe jashtë kësaj logoje”, u shpreh më tej Elezi.
“Nuk duhej të aplikohej ky sistem zgjedhor për shkak të listave të mbyllura, nuk do të duhej të aplikohej ky sistem zgjedhor për shkak të votës diasporës, sepse është një votë e pambrojtur”, shtoi Alubeaj.
Ndërsa në qarkun e Tiranës në radhën e aleancës “PD – Shqipëria Madhështore”, nuk u rizgjodhën: ish-presidenti Ilir Meta, Asllan Dogjani, Myslim Murrizi, Petrit Doda, Dhurata Çupi dhe Shpëtim Idrizi. Emrat që për vite me radhë “ngrinin kartonin” në seancat plenare, sot mbeten jashtë loje, ndërsa një brez i ri hyn në skenën politike me premtimin për të ndryshuar rregullat e saj. (TCH)
Sistemi nuk i lejoje votuesit te zgjidhnin per personin e desheruar jashte Logos se Partive, prandaj dhe nuk moret vota. PS dhe Pd jane kthyer në "Brand" qe eshte e veshtire ti mohosh voten, sidomos per individe qe kane aderuar në keto parti, sepse dhe votusit potenciale te tyre perpara dilemes parti - indivit zgjedhin partine.
Turp i madh te jete ne parlament skuthi i politikes shqiptare Fatmir gerdeci qe solli barkderrin mafioz La chivita ne Shqiperi dhe u tall me trushplaret me 3 fjalime x 30 sekonda dhe mori 6 milion dollare kur gjeti budallenj.
Si mund tju japesh voten’ kur shofim qe keta lozin me miliona era sikur me qen milinat letra igjenike ose pa vlere ‘drejtesia duhet te zgjohet nga gjumi mos merret me fukarejte qe spaguajne faturen e energjise po me peshqit e qelbur nga koka’!