Pak të rinj në listë, grupi parlamentar i PD me besnikët e vjetër të Berishës

20 Maj 2025, 18:04Politika TEMA
Pak të rinj në listë, grupi parlamentar i PD me besnikët e

Pak emra të rinj, më shumë rikthime dhe veteranë që kanë çimentuar karrigen në Kuvend. Kjo është panorama e grupit të ri parlamentar të Partisë Demokratike. 

Me nisjen e legjislaturës së re në Shtator, opozitarët do të jenë më të paktë në numra, por qasja pas humbjes në zgjedhje tregon se klima parlamentare do të jetë e tensionuar siç edhe ishte në 4 vitet që po lëmë pas. 

Qarku i Tiranës vjen me dy emra të rinj: në Kuvend do të kenë nga një ulëse Tedi Blushi dhe Besart Xhaferi. Ndërsa nuk mungojnë rikthimet, si në rastin e Jozefina Topallit që e ka drejtuar 8 vite këtë institucion apo Belind Këlliçit e Klevis Balliut.

Të besuarit e Berishës, Noka e Vokshi rikonfirmojnë mandatet, njësoj si dhe aleatët e PD. 

Lista fituese në Tiranë, në 2025:

Sali Berisha          

Flamur Noka        

Albana Vokshi     

Belind Këlliçi        

Tedi Blushi  

Jozefina Topalli              

Fatmir Mediu       

Edi Paloka 

Erisa Xhixho        

Mesila Doda

Klevis Balliu         

Besart Xhaferi 

Jorida Tabaku

Lista fituese në 2021

Agron Shehaj

Albana Vokshi

Dashamir Shehi

Fatmir Mediu

Flamur Noka

Jorida Tabaku

Lulzim Basha

Mesila Doda

Orjela Nebiaj

Orjola Pampuri

Petrit Doda

Sali Berisha

Shpëtim Idrizi

Vangjel Dule

Asllan Dogjani

Qarku Durrës është riformatuar pothuajse i gjithi, ku përveç Oerd Bylykbashit që do të jetë sërish deputet, në Kuvend 5 emrat e tjerë janë të rinj. Artan Luku, Manjola Luli, Gent Strazimiri, Igli Cara dhe Arjan Ndoja nuk kanë qenë pjesë e listave për deputetë në vitin 2021. 

QARKU DURRËS

Lista fituese në 2025:

Oerd Bylykbashi

Artan Luku

Manjola Luku                

Gent Strazimiri     

Igli Cara     

Arian Ndoja 

Lista fituese në 2021:

Agron Duka

Andria Ulliri

Edi Paloka

Ferdinant Xhaferraj

Merita Bakiu

Oerd Bylykbashi

Ndryshime rrënjësore pëson dhe qarku i Elbasanit, ku nga lista e 2021 nuk ka asnjë përfaqësues për 4 vitet e ardhshme. Edhe pse të gjithë emrat që garuan janë të rinj, demokratët morën rezultat zhgënjyes në këtë qark, ku nuk arritën që të ezauronin as listën e mbyllur duke humbur 2 mandate, nga 6 që morën në 2021 tashmë demokratët do të kenë vetëm 4 përfaqësues.

QARKU ELBASAN

Lista fituese në 2025:

Tomor Alizoti

Edmond Haxhinasto      

Klodiana Çapja

Blendi Himçi

Lista fituese në 2021:

Dashnor Sula

Flutura Açka

Gazment Bardhi

Lefter Gështenja

Luçiano Boçi

Zheni Gjergji

Një panoramë të ngjashme ofron dhe qarku Fier, ku tashmë do të përfaqësohen vetëm me 4 deputetë. Luan Baçi dhe Saimir Korreshi arritën që të mbijetonin nga 2021, ndërsa lista plotësohet me drejtuesin politik Gazment Bardhi dhe aleaten nga Partia e Lirisë, Brunilda Haxhiu. 

QARKU FIER

Lista fituese në 2025:

Gazment Bardhi   

Luan Baçi   

Brunilda Haxhiu            

Saimir Korreshi

Lista fituese në 2021:

Enkelejd Alibeaj

Eralda Bano

Ilda Dhori

Luan Baçi

Nustret Abdulla

Saimir Korreshi

Në Vlorë demokratët nuk pësojnë shumë ndryshime. Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa arritën që të ruanin vendin edhe për legjislaturën e re e bashkë me ta qarkun do ta përfaqësojë edhe aleati Vangjel Dule, i cili në 2021 mandatin e fitoi në Tiranë. 

QARKU VLORË

Lista fituese në 2025:

Bujar Leskaj         

Vangjel Dule

Ina Zhupa

Lista fituese në 2021:

Arbi Agalliu

Bujar Leskaj

Gëzim Ademaj

Ina Zhupa

Gjirokastra prej vitesh tashmë nuk pëson ndryshime. Tritan Shehu duket se ka zënë rrënjë dhe do të përfaqësojë edhe për 4 vite banorët e këtij qarku si i vetmi demokrat.

Në Korçë, Ivi Kaso si drejtues politik, bashkë me Ledina Alollin dhe Fidel Krekën i bashkohen Bledjon Nallbatit, i cili arriti që të siguronte edhe një mandat tjetër. 

QARKU KORÇË

Lista fituese në 2025:

Ivi Kaso      

Ledina Alolli         

Bledjon Nallbati             

Fidel Kreka

Lista fituese në 2021:

Bledjon Nallbati

Edmond Spaho

Andrea Mano

Selaudin Jakupllari

Sorina Koti

Eno Bozdo dhe Zija Ismaili do të jenë emrat e rinj që do të përfaqësojnë demokratët në qarkun e Beratit, duke zënë vendet e Tomor Alizotit dhe Kasëm Mahmutajt.

QARKU BERAT

Lista fituese në 2025:

Enno Bozdo          

Zija Ismaili

Lista fituese në 2021:

Kasëm Mahmutaj

Tomor Alizoti

Në Dibër demokratët do të jenë me një deputet më pak, ku tashmë do të përfaqësohen vetëm nga Xhelal Mziu dhe Denisa Vata. Jashtë Kuvendit do të mbeten Dhurata Çupi dhe Kreshnik Çollaku, të cilët garuan në Tiranë, por nuk arritën që të merrnin mandat. 

QARKU DIBËR

Lista fituese në 2025:

Xhelal Mziu

Denisa Vata

Lista fituese në 2021:

Dhurata Çupi

Kreshnik Çollaku

Xhelal Mziu

Qarku i Lezhës nuk do të ketë shumë ndryshime në përfaqësim, pasi jashtë mbetet vetëm Lindita Metaliaj dhe vendi i saj i lënë bosh plotësohet nga Gjin Gjoni, ish-gjyqtar i cili arriti që të fitonte mandatin e deputetit në listë të hapur. 

QARKU LEZHË

Lista fituese në 2025:

Agron Gjekmarkaj

Elda Hoti    

Gjin Gjoni  

Kastriot Piroli

Lista fituese në 2021:

Agron Gjekmarkaj

Elda Hoti

Kastriot Piroli

Lindita Metaliaj

Në Kukës prej kohësh nuk ka ndryshime, ku mandatet janë çimentuar te Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj. 

QARKU KUKËS

Flamur Hoxha

Isuf Çelaj

Në Shkodër demokratët do të jenë të përfaqësuar me Luçiano Boçin, i cili është dhe drejtues politik në qark. Për herë të parë merr një ulëse edhe Kliti Hoti. Në Kuvend do të rikthehet Bardh Spahia, i cili shijen e të qenit deputet e ka provuar nga viti 2017 deri në vitin 2021. 

QARKU SHKODËR

Lista fituese në 2025:

Luçiano Boçi

Kliti Hoti

Greta Bardeli        

Ramadan Likaj

Bardh Spahia

Lista fituese në 2021:

Emilja Koliqi

Greta Bardeli

Helidon Bushati

Ramadan Likaj

Zef Hila

Në bazë të rezultateve paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike nuk arriti që të ezauronte listën e mbyllur në disa qarqe, si Vlorë, Fier dhe Elbasan.

2 Komente

  1. L
    Luli

    Me dyqind maloker , demokrate me tule. Shkroi Sal Brrrrisha Hisorine blue.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tao

      Nje tufe me KARAfila, ke te kepusesh me pare. Edhe te rinjte qe kane hyre vijne nga bota e krimit, Arjan Ndoja, Gjin Gjoni, Capja e Elbasanit, Zija Ismaili qe beri "autopsine" e te ndjerit Kosta Trebicka.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje