Nuk siguroi votat për mandatin e ri të deputetit, Qefalia: E rëndësishme është fitorja e PS-së, nuk ishte luftë brenda llojit

20 Maj 2025, 14:50Politika TEMA
Nuk siguroi votat për mandatin e ri të deputetit, Qefalia: E

Xhemal Qefalia, kandidati i Partisë Socialiste, që mori gati 10 mijë vota, por që nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit, ka komentuar rezultatet në një intervistë për studion e “News 24”, duke theksuar se, pavarësisht humbjes personale, fitorja e PS-së ishte madhështore.

Qefalia u shpreh i surprizuar nga mbështetja që mori nga diaspora shqiptare, duke e cilësuar votën e tyre si të matur dhe të orientuar drejt zhvillimit.

"Falënderoj të gjithë ata që më votuan. Nuk ishte luftë brenda llojit, por ishte garë. E rëndësishme është fitorja e PS-së. Partia Socialiste korri sukses të jashtëzakonshëm.

Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi se shqiptarët janë më pranë Europës. Jam i surprizuar nga diaspora, nuk e prisja. Kam marrë vota nga vende që as kam qenë atje, më votonin nga Gjermania, Italia etj, është kënaqësi e veçantë. Shqiptarët në diasporë nuk janë militantë, votojnë me gjakftohtësi dhe zgjedhin progresin e zhvillimin.

E morëm mandatin e katërt, sepse në tre mandate kemi punuar dhe kemi bërë reforma të vlerësuara nga BE-ja dhe PS është e vetmja forcë politike që mund ta fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Humbësi i zgjedhjeve, PD, duhet ta pranonte rezultatin", u shpreh Qefalia. 

 

2 Komente

  1. T
    Tr

    Po pse kaq hipokrite? Ku eshte e keqja te vertetosh nje fakt per te cilin ke dyshim? Tani doli qe jeni te gezuar qe fituan te tjeret dhe jo juve! Hallall!

    Përgjigjjuni
    1. D
      DAJTI

      Partia mbi te gjitha, Beu i Tufines i ben temena urdherit te Sulltanit te Surreli. C Legen pa pike dinjiteti, i pasuruar familjarisht me tendera dhe suport te partise se hajduteve ne pushtet por dhe te ish pushtetarreve hajdute te PD.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje