Humbja e thellë e PD në zgjedhje, Demalia: Opozita nuk sjell asnjë argument! Berisha, “Putin i vogël dhe qesharak”

20 Maj 2025, 13:25Politika TEMA
Humbja e thellë e PD në zgjedhje, Demalia: Opozita nuk sjell

Analisti Ilir Demalia komentoi zhvillimet e fundit në aspektin politik në vendin tonë, pas zgjedhjeve të 11 majit. Demalia tha se opozita nuk pranon asgjë dhe nuk bën asnjë të mirë për vendin.

Sipas tij, protestat e Berishës janë si lojërat e fëmijëve dhe se ai dukej si një Putin qesharak, kur në Shqipëri erdhën liderët e Europës për çështje më të mëdha.

Demalia tha për ‘NewsLine' se Berisha ka halle më të mëdha, duke iu referuar çështjeve ligjore lidhur me dosjen Partizani apo atë CEZ-DIA.

“Mendoja 74-78, tani lind pyetja pse shkoi kaq thellë rezultati. Shkoi për arsye se njerëzit kanë kuptuar që opozita është pengesë duke mos sjellë argument, ide por vetëm destruksion në retorikën e saj. Një opozitë që nuk pranon asgjë, nuk bën asnjë marrëveshje për të mirën e vendit, por kur vjen puna për interesin për të ndenjur në opozitë e pranojnë këtë marrëveshje.

Kjo opozitë ka një lidership të konsumuar, të diskredituar. Nuk ngjallin asnjë lloj shprese, vetëm neveri kështu që njerëzit menduan t’i japin fund kësaj dhe votuan në atë masë që votuan.

Protestat e Berishës janë bërë si lojërat e fëmijëve, mbas këtyre zgjedhjeve nuk duhet t’i kushtohet më vëmendje Berishës. Do të shkojë dhe në gjyq, ku sipas disa burimeve do hapet dhe çështja e KESH-CEZ DIA. Berisha ka shumë ngarkesa dhe kjo është arsyeja që ai mendon se duke krijuar turbullira mund të largojë vetveten nga problemet që ka.

Protesta të sjell vetëm hilaritet në një kohë që Shqipëria pret liderët e Europës. Berisha, Putin i vogël qesharak, protesta ishte dështim. Ajo parti për mendimin tim do shkërmoqët më tej“, u shpreh Demalia. 

4 Komente

  1. E
    Epitet me vend ! ja ke vene

    I madhe je z. Demaliaj me kete epitet qe ja ke vene ketij kermes qe me mire dhe sa me shpejte ne Burg se sa ne Varreza ! ke filluar te kjedhohesh en Analiza bukur sukesese ..

    Përgjigjjuni
    1. E
      Epitet me vend ! ja ke vene

      I madhe je z. Demaliaj me kete epitet qe ja ke vene ketij kermes qe me mire dhe sa me shpejte ne Burg se sa ne Varreza ! ke filluar te kjedhohesh en Analiza bukur sukesese ..

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        O Syç, o koqe kandari, kur do të analizosh opozitën, ç'ke që i referohesh Berishës dhe nuk i referohesh gjithë të tjerëve, më të rinj dhe me të ardhme politike? Ju merreni me një të vdekur të pa kallur siç është Berisha, sepse kërkoni me insistim praninë e tij në politikë, si e vetmja rrugë që ju sjell fitoren lehtësisht dhe në këto përmasa. Meqë të duket vetja analistë, pse nuk merr në analizë "shakanë" e Melon it, kur tha "Përgëzojmë Edi Ramën, për fitoren "e papritur" në zgjedhje..." dhe gjithë antarët e delegacioneve ja plasën gazit? Krahason Berishën, një rrangallë politike në krye të një partie me Putin në krye të një shteti dhe nuk shikon asgjë të ngjashme me Putin në ushtrimin e pushtetit tek Edi Rama. Ik, o Syç analisti....

        Përgjigjjuni
        1. O
          O popull dele...

          Berisha ,mor z.Demaliaj, esht pasqyra e nje shteti ,e nje maxhorance qe gezon pranin e tij duke e len te lir ,qe te siguroj ate fitore qe pam dhe dihej ,e nje maxhorance qe me ndihmen e tij siguroi dhe do vazhdoj mandat te perhershem me bekimin e ketij popull qe nuk ka haruar cfar ju solli kur ish ne fuqi Shikoni cfar banditi ,kur me "kembet zvarr"mes humbjes aq demostrative kerkon protesta duke aktivizuar "mercenaret ushqyer serave"te tij me milionat qe hedh para e mbrapa e deri te lobistet Kontinentit ,per ti shpetuar ndeshkimit qe po i ri var mbi kok e spo ka me ne fund "forcen ta dergoj atje ku e meriton"Po per fat te keq ,ka vend ajo fjal e madhe qe thot populli "Te gjith dhjesin ne nji poc" e gam gam gam .....e hum hum hum.......

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje