Drejtuesi politik i demokratëve në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi krenohet për rezultatin në zgjedhjet e 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi falenderon të gjithë kandidatët për punën e bërë në këtë qark, edhe pse sërish rezultuan humbës, duke thënë se qarku i Durrësit është një ndër ato qarqe që ruajti rezultatin e 2021-shit. Por në fakt, edhe pse PD me aleatët ruajtën 6 mandate, në këtë qark kanë një rënie të mbështetjes me 10%.
“Pa ju të gjithë, punen dhe votën tuaj, Edi Rama do ta kishte arritur objektivin për 9 mandate në Durrës duke qenë ndër pak qarqet ku PD ruajti rezultatin e 2021. Falë përpjekjes sonë të përbashkët me besim, PD dhe opozita në qarkun e Durrësit është ndër pak rastet që i rezistoi sulmit të aleancës së Edi Ramës dhe shtetit të tij politik me krimin e organizuar, dhjetëra miliona eurove që hodhi shteti dhe po aq të hedhura nga krimi, patronazhimit, presioneve të çdo forme, korruptimit me para e favore shtetërore.
Edi Rama përdori edhe manipulimin e votës së diasporës për ta rrëmbyer edhe mandatin e 9-të siç e deklaroi me siguri të madhe në “memorandumin” e Kuçit. Nuk ia doli. Ky është fakt. Por sidoqoftë nuk është ngushëllim. Këto nuk ishin zgjedhje. Këto ishin antizgjedhje”, shkruan Bylykbashi.
Ndërsa vijojnë me alibitë e vjedhjes së zgjedhjeve, Bylykbashi shkruan se duhet të faktojnë këtë maskaradë me zgjedhjet, por nga ana tjetër thotë se opozita duhet të analizojë gabimet nga maja në bazë.
“Përtej ankesave, sot kemi detyrë të faktojmë çdo shkelje e ta çojmë para gjykatave por edhe faktorit ndërkombëtar këtë maskaradë. Edi Rama nuk duhet dhe nuk do ta çojë në fund këtë mandat. PD dhe opozita e ka obligim ketë para shqiptarëve që besojnë tek vota e lirë.
Duhet të analizojmë sistemin gjigand kriminal e shtetëror me të cilin u përballëm e të gjejmë zgjidhjet si lidership, në planin e veprimit politik, organizativ, dhe në marrëdhënie me shoqërinë dhe opinionin publik. Duhen vendime dhe zgjidhje të besueshme e të qëndrueshme.
Duhet te ngrejmë kauza të drejta e të besueshme për votën e lirë. Reforma territoriale duhet ribërë. Vota e diasporës nuk mund të vritet me patronazhim. Pandëshkueshmëria e lidhjes shtet-krim duhet të marrë fund. Por po aq kemi detyrë të analizojmë gabimet tona. Dhe kjo duhet e do të bëhet nga maja në bazë”, shkruan Bylykbashi.
Në qarkun e Durrësit, PS mori 8 mandate me 53.4% të votave, ndërsa PD-ASHM 6 mandate me 37.5% të votave, por një rënie prej 10% krahasuar me rezultatin e vitit 2021 kur morën 47.9%.
Per cfare krenohet ky??? cfare ka bere per qytetin?? apo vetem per interesat e veta personale, vegjeton.....po kur ka injorante qe e votojne akoma nen siglen e pd, keto figura jane te pa desheruara nga njerezit se e kane partine dhe pushtetin ne sherbim te familjes se tyre jo qytetit
O Bylyk te mundi krytrja e bashkise.Turp ke dale humbes ne çdo perbalje me krytaren e bashkise ne nivel drejtuesi politik.Mbylle gojne dhe rri rehat.
Ky eshte me fajtor se Berisha...ky ben kodet e famshme
Ketyre sa me thelle tjua fusesh aq me shume e duan tjua fusesh thelle e me thelle se ju vjen me rehat.Keta mezi e presin edhe rrezultatin me te thelle per ti thene doktorit hap rrugen se eshte rradha e jone.Harruat ca thoshit per Edin para zgjedhje " largohu se eshte rradha jone " si ne kihen e rradheve te qumeshtit me shishe e trasta. Tani do tj thone doktorit ik.Po demokracia nuk eshte keshtu o Bylo por eshte vote e deshire per tu futur ne beteje apk te largohesh vete nga kjo beteje pa filluar gara.Ne qofte se doni te jeni konkurues here tjeter ne 2033 se edhe ne 2029 e ka mare ferra uraten ju duhet te mesone " a b c " e demokracise.
Bylik bashi duket sikur eshte pjelle e Sali Berishes . Kudo ku flet , duket sikur flet baba . Ne fillim et e tij e vleresoja si djale me integritet , po ka ndryshuar 100 % , qe kur u fut ne politike . Eshte i klonuar ideologjikisht , plotesisht nga plaku mafioz .