Deputeti i PD: Berishës i ka mbaruar koha politike, ja ku u vulos humbja më 11 maj

20 Maj 2025, 09:39Politika TEMA
Deputeti i PD: Berishës i ka mbaruar koha politike, ja ku u vulos humbja

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferri është shprehur se Sali Berishës i ka mbaruar koha politike, që në vitin 2013.

Në Top Story ku analizoi arsyet që e çuan Partinë Demokratike drejt humbjes së thellë, Xhaferri tha se u gabua edhe te koalicionet.

“Të majtët ne gjejmë plot argumente, lider autoritar dhe prap shohim që ka mikrorebelime. E djathta qëkur u kthye Berisha u projektua.

Kjo ka të bëjë me faktin që Berisha është i vendosur jashtë në kohë, i ka mbaruar koha politike, e tha vetë në 20213. Me një lider që i ka mbaruar koha politike, në këto tre vite e pamë këtë.

Koalicioni u bë me pjesën që ishte solidare me problemet e Berishës, nuk ndërtuam dot koalicion me Lapajn e Shehajn.

Nuk përfshijnë ato flukset që ka krijuar kjo parti, shpallën primare dhe nuk respektuan primare.

I shpallëm luftë edhe SPAK, shto edhe sanksionin nga SHBA, edhe në muajin e fushatës shumë flukse u harxhuan a do marrë vizë a do hiqet nongrata”,-u shpreh Xhaferri.

 

 

Lini një Përgjigje