Frrok Çupi: Me rënien e Berishës, ka rënë perandoria e së keqes

19 Maj 2025, 22:26Politika TEMA
Frrok Çupi: Me rënien e Berishës, ka rënë perandoria

Gjykata e Posaçme vendosi të hënën pas 7 muajsh zvarritje që Sali Berisha te gjykohet për akuzën e korrupsionit të kryer ne bashkëpunim.

Në një intervistë në emision “Real Story” në ABC News, analisti Frrok Çupi u shpreh se me rënien e Berishës, ka rënë edhe ajo të cilën ai e quan perandoria e të keqes. 

Ish-kryeministri Berisha, tha ai në popull ka prodhuar vetëm dhunë, degjenerim dhe tensione. Ndërsa shtoi se drejtësia sot ka fituar akoma edhe më shumë autoritet.

“Berisha nuk e ka problemin tek hierarkia. Me rënien e Berishës ka rënë perandoria e së keqes. Një histori e ligë e Shqipërisë. Ka rënë njeriu më i dhunshëm që ka prodhuar kjo tokë. 

Asnjë shqiptar nuk ka mbetur pa u dhunuar nga njëfarë mënyre nga Berisha. Por problemi është se dhuna që ushtroi Berisha me pushtetin e marrë nga populli, ishte tensionuese, kishte degjenerim. 

Dhe dita e sotme është një fitore që duhet cilësuar për drejtësinë. Drejtësia sot ka fituar shumë autoritetet. Kemi të bëjmë me një fenomen, që Berishës siç i kishte thënë sa pushtet do? 

Në të gjitha rrethanat i është bërë qejfi si një fëmije. Për mua ka edhe kuptimin që “shoku Sali, rrugën e kemi gjatë nëpër burgje”, kjo ishte përkëdhelja ndaj tij. 

Por pse u vonua SPAK? Nuk është e lehtë të ndërtosh një akuzë ndaj Sali Berishës, Berisha të vret ndër sy dhe thotë nuk e vrava unë. Kjo është e përbotshme, drejtësia hyn në territorin e kriminelit”, tha ai.

8 Komente

  1. M
    Mendim i njeriut te thjeshte .

    Shkurt dhe sakte : ka prodhuar vetem dhune , vetem shkaterimin e shumices e shpirterave te shqiptareve, ( pervece nje pakice Toke e Xanun , qe e perkrahin ) ka prodhur vetem vrasje dhe vetevrasje , dhe nje degjenerim te gjithe shqiperise..i urojme jete te gjate ne Burg dhe jo ne Vareza..

    Përgjigjjuni

      1. I
        I zhgenjyeri nga te dy palet

        Nuk e besoj Frrok. Rreth tij jane mbledhur aq njerez te poshter e mbase dhe me te keqij se ai. Shiko ate Belo ezmerin. E mundi lali me mbi 60.000 vota dhe akoma nuk heqen dore. Ka dhe shume si ai. Ajo, njesyleshja, me vile ne Lalez qe Saliu e deboi po demokratet ja rrigjiten Saliut serish e plot te tjere jane veç maskarenj te fshehur. Ashtu si dhe nga ana tjeter. Njeriu qe po ngrihet dhe duket se po merr bashkine eshte nje mafioz i madh. Qysh ne vitin 1998 ai se bashku me Marsel Skendon vodhen miliona me televizionin “made in albania” qe e prezantuan ne diaspore ne USA dhe me te marre $$$ e mbyllen. Politika eshte ushqimi i krimit. Pse nuk ka transparence se kush po i ngre kullat ne Tirane? Gjithkush duhet ta dije nga po mbijne keta miliardere shqiptare? Apo jo?

        Përgjigjjuni
        1. h
          hila

          e vertet gjith sa thue Frrok. i ke than te gjitha me pak fjal per ate qofte largun.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti

            Nuk eshte se humbi Berisha ,nga keto zgjedhje dolen te humur 780 mije pensioniste qe RAma nuk ua rrit pensionin edhe sikur te kete buxhetin e Amerikes , dolen te humbur qindra mijera njrrez qe do merrnin minimumin jetik,dolen te humbur fermeret qe do merrnin 5 fishin e subvencioneve, dolen te humbur drejtuesit e automjeteve qe do u ulej cmimi i naftes si ne Kosove,dolen te humur konsumatoret e energjise elektrike qe do perfitonin nga ulja e cmimit ,me nje fjale humbi shumica e shqiptareve nga vjedhja e votes dhe fitoi nje grup i lidhur me pyshtetin ne mes te cileve edhe FRroku.

              1. T
                Toni

                Berisha duhet te iki dhe me vrap por dhe enturazhi i tij.Por Cupi eshtr i pabesueshem. Eshte shembulli si nuk duhet te jete njeriu ne demokraci. Drejtor 8 vjet me Berishen i pelqeu ketij. Atehere e lavderonte. Sa te kete si Cupi ai vend nuk ben hajer.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emi

                  Frroku ushqehet me Berishen. Dikur si drejtor fondest per ojf te, sot me shkrime. 99 te shkrimeve jane per Berishen. Shqiperia shpeton vetem nga gjyqesori. Nuk shpeton se iku nje plak.po pati gjyqesor ka drejtesi e nuk ka korrupsion.Sa mos kete drejtesi nuk ka vend te drejte.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje