Numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës ka përfunduar.
Blerina Gjylameti mbeti jashtë Parlamentit të ri, ndërsa Olta Xhaçka arriti të siguronte një ulëse në sallë.
Gara mes dy zonjave socialiste ishte ‘kokë më kokë’ prej disa ditësh, ku në fund Xhaçka mori 6213, kurse Gjylameti 6085.
Një garën tjetër mes llojit, arriti të triumfonte Ornaldo Rakipi me 10377, kurse Xhemal Qefalia ngeli jashtë Parlamentit me 9890 vota.
Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe figura të njohura të PS, si Pandeli Majko, i cili deri në këto momente rezulton me 6513 vota, i ndjekur pas nga Etilda Gjonaj me 5526 vota.
Edhe Plarent Ndreca e ka humbur mandatin e deputetit, pasi ka siguruara deri tani 4887 vota. Më poshtë në renditje rezultojnë dhe Ermonela Felaj me 4491 vota, ndjekur menjëherë më pas nga Mimi Kodheli me 4296 vota.
Nga ana tjetër në Partinë Demokratike, Tabaku ishte e vetmja që siguroi mandatin në listën e hapur, duke grumbulluar 20484 vota, ndërsa mjeku i njohur Ilir Alimehmeti 18055 vota.
Pa mandat deputeti në Kuvendin e ri nga radhët e koalicionit të opozitës PD-ASHM, kanë mbetur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, që ka grumbulluar 7962 vota. Nga PL, si pjesë e listës së mbyllur futen në Kuvend Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho.
Nga Partia Drejtësi Unitet dhe Integrim, si pjesë e listës së mbyllur në Kuvend futet Mesila Doda.
Tabakja dhe Alimehmeti more votat kundra SB brenda PD
Po jo mor, Qefalia nuk mbetet jashtë. Nuk është ky rasti i kuotave gjinore.PS ja fituar 19 deputë nga të cilët 8 janë femra dhe 11 meshkuj, bashkë me Qefalinë. Pra, respektimi i kuotave është më rregull. Do të mjaftoheshin edhe 7 femra që të respektoheshin kuotat gjinore.
LIGJIN po e ben VIZATIMI = SKEMA, sot me me mesazh zanor qe ka bere e ç'bere VIZATUESI, e nuk ka se si te mendohet se NDONJE SHTETAS, qofte ish MIK/MIKESHE tashme prane VIZATUESIT mund ta GJEJE te KUSHTETUTA me kete "GJYKATE KUSHTETUESE" te VIZATUESIT, e/o te KODI PENAL e/o te KODI CIVIL me kete SPAK te Prokuror Altin Dumani bashke me APELIN e GJKKO-se te cilet VEPROJNE me HIZE te VIZATUESIT ..... --------------- PER KUJTESE: Jorgo Goro (ishkryebashkiaku i Himares) po vuan 2 denime me burg KRYESISHT per SHKAK te falsifikimeve te dokumentave e dorezim te prones publike ne menyre te kundraligjshme te çifti Xhaçka-Gaçi, ndersa SPAK-u i drejtuar nga Altin Dumani (person i cili, prej dy muajsh eshte shpallur “prokuror me integritet” nga Edi Rama), bashke me Apelin e GJKKO-se, e VARROSEN HETIMIN per GRABITJET e TOKAVE nga çifti Xhaçka-Gaçi ne HIMARE, ne date 14 maj 2025 I varrosen hetimet per Olta Xhaçka e Artan Gaçi dhe kane kryer çsekuestrimin e pronave qe ata vete kishin sekuestruar ne krye te heres.
Majkua jashtë parlamentit? "Pishtari i Demokracisë" që vetë Berisha ja nguli medaljen në gjoks? E po kjo është gjëmë e shkuar gjëmës! Sigurisht! (Përdora fjalën lapidar, gozhduese, vulosëse, "Sigurisht", me të cilën Majko na mallëngjente kur e përdorte për mbylljen e çdo shkarravitje që bënte.)
Dmth Xhaçka në Kuvend dhe Kodheli jashtë, Tabakja në Kuvend, Alimehmeti jashtë. Kulmi, çfarë bëhet në atë vend. Shqiptarët nuk do piqen ndonjëherë politikisht.