Flutura Açka: Ju tregoj lojën e Gazment Bardhit!

19 Maj 2025, 20:40Politika TEMA
Flutura Açka: Ju tregoj lojën e Gazment Bardhit!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka folur për marrëdhënien e saj të dikurshme me Gazment Bardhin, për të cilin dikur kishte shprehur publikisht respekt dhe besim, madje duke e cilësuar heroin e saj gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2021.

Açka kujtoi një nga momentet më dramatike të karrierës së saj politike, natën e 21 prillit 2021, kur ndodhi vrasja në Elbasan gjatë fushatës zgjedhore. Ajo tha se e përjetoi thellë emocionalisht atë mbrëmje dhe kishte vendosur të mos largohej.

“Thosha me vete: edhe sikur të kthehen me armë në dorë, le të më marrin mua. E ndjeja si përgjegjësi time. Kam qenë idealiste, hyra në politikë me qëllime të pastra, por u përballa me mjeshtra të fasadave,” – u shpreh Açka.

Ajo e pranoi se në atë kohë e kishte besuar Bardhin si një përfaqësues të frymës reformiste brenda PD-së, përkrah me Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Grida Dumën. Por sipas saj, më vonë zbuloi se Bardhi kishte qenë pjesë e një loje politike të fshehtë dhe jo i sinqertë në qëllimet e tij.

“Unë kam besuar në fasadë. Kam besuar se Bardhi do të qëndronte deri në zgjedhjet vendore të vitit 2023. Por e kuptova shumë shpejt që ai ishte brenda lojës. Ata dinë ta shesin bukur fasadën,” – shtoi Açka.

Deputetja kritikoi ashpër klimën e brendshme në PD, për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga Sali Berisha . Ajo theksoi se partia nuk arriti të krijojë një frymë të re dhe unifikuese për demokratët.

“Unë nuk kam hyrë në politikë për të bërë betejë kundër Berishës, por për të ndërtuar diçka të re. PD-ja nuk ishte më ajo që besoja,” – u shpreh ajo.

Açka sqaroi gjithashtu se ajo ka vepruar gjithmonë në përputhje me Kushtetutën, dhe se nuk ishte pjesë e asnjë projekti të fshehtë apo plan politik.

Unë nuk isha pjesë e projektit të tyre. Kam qenë për të zbatuar Kushtetutën, siç kam dhënë betimin. Kur më ndëshkuan, nuk e kam falur dhe as Zotit nuk i fal që të më ndëshkojë pa faj,” – tha me ton të prerë.

Ajo përmendi edhe incidentin me Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin ku theksoi se mënyra si u sollën me të ishte fyese dhe e padrejtë.

Në fund, Açka hodhi poshtë akuzat se bashkpunon me socialistët, duke theksuar se ka vepruar me parim dhe ndershmëri.

18 Komente

  1. P
    PN

    Flutura, per gjithçka qe thua, tregon qe vazhdimisht ke gabuar, me vjen keq, por keto jane probleme te naivitetit, lere politiken, nuk je per ate pune. Gabimin e fundit e bere para tre ditesh, kur vleresoje si njeri ideal Enton Alibeajn, i cili nuk ka asnje dallim nga Bardhi apo Basha, Gabimin e pare e bere ne momentin qe u bere pjese e PD, nuk ka asnje mundesi qe ne radhet e PD te gjesh ate specie qe ti ke ne mendje, .... naiviteti e ka kete efekt, nuk te lejon ti shikosh gjerat drejt, me tej shiko e bej.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sali

      Te gjithe ne Pd jane klonuar nga Saliu,Nuk kane asnje ndryshim nga njeri tjetri,Po nuk vajti ne zero kjo parti e djalin njerez te rinj qe skane lidhje me salra,nokra,e lloj kriminelash politike nuk ndryshon pd

      Përgjigjjuni
      1. H
        Huri i gardhit

        Nuk behet me ajo parti …ka mare rrugen e mutit , ka intelektuale dhe njerez te rinj ….vec eshte cudi , futen ne politike jo te sherbejne , por per interesa te ngushta personale , edhe ata kane te njejtin ideal …..te vjedhin ….i ka prishur Saliu qe ne veze …edhe sikur te jete ndonje specie e ndergjegjeshme dhe e drejte …. E infekton kufoma ….eshte mentaliteti i tyre krejt i gabuar shoku ….jo mosha por te menduarit negativisht ….si veza e gjarperit ….kur eshte veze eshte e lezetshme Astaj me kalimin e kohes nga ajo veze e bute dhe lezetshme del nje perbindesh gati te kafshoje …..

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Mirë e ke ti, po ja dolën edhe të rinjtë dhe kanë të njëjtën gjuhë u ngeli në gojë fjala hajdutë. Thonë do ulim taksat se ne nuk do vjedhim. Vetëm një model opozite njohin atë të sali kërmës.

          Përgjigjjuni
        2. s
          sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

          partia e sali kriminelit eshte parti. kriminele. me flamur nok e shok

          Përgjigjjuni
          1. A
            Antoni

            Ne vleresimin tim gjate ketyre 35 vjeteve gjoja demokraci, dy Zonja, po tamam Zonja ka patrur ne PD, E para Rushen Golemi, e dyta Flutura Acka. Nuk beni mire ti sugjeroni Z. Acka te largohet nga PD. Acka, Dash Sula, Fitim Zekthi e disa te tjere qe PD e sotme nuk i vlereson, ata jane asete te cmueshme te cilet gradualisht, me durim do te formojne nje berthame te ndershme, rreth se ciles do mblidhen shume te djathte te vertete, ish te persekutuar, pronare te shpronesuar nga shteti monist, etj, etj. Beni kujdes nga Lulzim Bashat, Alizotet, Salijanet etj.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiperi hesap

              PD mbledh vota akoma, 50 deputet janë 50 prandaj jeton ,janë mbledhur te gjithë maskarenjtë,gjoja te djathte, dhe ju kundërvihen,,krye maskarenjve te rilindjes ,qe ne fund dy mashtruesit Saliu Ramadani kanë rene ne ujdi per gjithçka,...POR BUDALLEJT E TE DYJA PALEVE CMUT DUAN?

              Përgjigjjuni
              1. a
                astrit

                Faleminderit per sinqeritetin! Ju kishit nje kryetar partie Lulzim bashen dhe ju e te tjere si ju ishit rehatuar ne deget e atij lloj peme, nje dite te bukur moret sharen e prete pemen ku ju ishit strehuar e tani kakarisni sa ne nje studjo ne tjetren se çju gjeti e nga kush ju gjeti e keqja. Une besoj se sot shqiptaret nuk duan tja dine per ju e gjithe lloji tuaj kudo ku jeni te Berisha apo neper studjot e ndryshme, thjesht jeni te deshtuar sepse nuk keni asnje fije idealizem por keni vetem instikte mbijetese e interesi. E vetmja kontribut qe mund te beni si shkrimtare uluni para kompjuterit e na tregoni duke shkruar ashtu si ju i keni njohur te gjithe ate teater absurd qe ishte e eshte PD.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  THOMA KALEFI I RI.

                  TË SHPREH KEQARDHIE PËR ÇFSRË SHKRUAN DHE MË VJEN KEQ QË JE E, E SHKOLLUAR NË NJË KOHË QË KISHTE SHKOLLË QË TË HAPTE, DRITARE NË MËNDIE.MË VJEN KEQ QË MËSON NGA GABIME TË NJË TË SHKOLLUARE PA SY.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vlonjati

                    Flutura ti je për një parti ideale e jo si PD. FAMILJE JOTE DHE TI VETË KENI QENË DHE JENI PËR NJË SHQIPËRI KREJT NDRYSHE NGA AJO E SALI VIÇIDOLIT. Megjithatë ty të uroj suksese kudo ku të shkosh.

                    Përgjigjjuni
                    1. o
                      opozitat e sajuara jane te Deshtuara

                      Fluturake Kacka, kjo "opozitare" qe kurre nuk i dihet nje deklarim kunder pushteteve Rama eshte ajo qe i ploteson kriteret ketyre pushteteve per ta paraqitur si Dordolec opozitar.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shqipëria

                        Injoranca e radhes

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          FCB

                          Ik mi sharrabajke e qelbet.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nene

                            Ik moj debile mos u merr me dallavere se ke nje hall qe mos i rafte kujt ne jete! Akoma merresh me parti???

                            Përgjigjjuni
                            1. j
                              jola

                              Moj zonjë që je dhe intelektuale por ske intelekt,ti vetë ke thënë që në vitin 93 kur punoje gazetare regjimi i Saliut të ka masakruar atëherë përse u bëre me Saliun apo u deshën edhe 30 vite që ta kuptoje kush ishte....atëherë intelekti yt është ZERO dhe ik pirdhu andej nga ke ardhur....

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                Qytetarja

                                Je nje zonje per te cilen ka nevoje politika Me pelqen Flet e gjykon drejt Respekte

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Populli

                                  Nuk behet me ajo parti I kane mbetur besnike njerez interasexhi Njerez qe dine vetem te shajne e dhunojne Nuk e gjeni dot veten aty zonja Flutura

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Humoristi

                                    Ose nuk e pranon se te perdoren,si Miza Ametaj qe e shoallu Salu Berishen Jezukrisht.Ku eshte sit ajo edhe ti sot!?

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje