Malltezi reagon pas vendimit të GJKKO për gjykimin e dosjes “Partizani”: Drejtësia e re i është nënshtruar Edi Ramës, nuk ka asnjë provë për ne!

19 Maj 2025, 21:00Politika TEMA
Malltezi reagon pas vendimit të GJKKO për gjykimin e dosjes

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Abi Malltezi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të dërguar për gjykim dosjen “Partizani” në ngarkim të Berishës, Malltezit dhe disa personave të tjerë, ish-zyrtarë të shtetit dhe biznesmenë.

Ai thotë se drejtësia e re i është nënshtruar Edi Ramës dhe ka mbyllur sytë përballë padrejtësivë të SPAK, duke ndjekur dhe vetë të njëjtën rrugë (Gjykata e Posaçme).

“E gjithe akt-akuza nuk ka asnje prove apo veprim te individualizuar per askend, nuk ka asnje deshmi e asnje shkelje ligjire, e ca me pak ndonje fakt penal. Dhe kjo eshte e papranueshme ne nje shtet ligjor”, shkruan Abi Malltezi, i cili prej më shumë se një viti e gjysmë ndodhet në arrest shtepiak.

“Per turpin e vet, gjyqtarja e nenshtruar politikisht as nuk mori mundimin te detyroje korrigjime ne aktakuze e jo me ta kthente ceshtjen per hetime”, vijon ai, duke ju referuar gjyqtares së posaçme Flojera Davidhi.

SPAK e akuzon ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportësh Partizani”. Në këtë territor, janë ngritur 18 kulla banimi dhe shërbimesh.

Vendimi i sotëm i gjyqtares Flojera Davidhi do të thotë se për të gjithë personat e akuzuar për dosjen “Partizani”, do të nisë gjykimi i zakonshëm, që në seancën e radhës. Ata do të marrin pjesë në procesin gjyqësor si të gjithë personat ë tjerë nën akuzë apo të pandehur.

6 Komente

  1. k
    kxp

    18 pallate atje ku me perpara ishin fusha futbolli e ky bajga thote nuk ka prova.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Merua

      Dmth ju keni vjedhur bukur panlene prova kete so te thuash ? Njeriu kur nuk ben gje thote jam i pafajshem jo nuk ka prova o Malltez

      Përgjigjjuni
      1. M
        Moni

        O malltez , do te te japi 146m2 truall , sa kulla mund te ndertosh????!! Mundesh nje apo ste del llogaria ???!!! Po une e di qe ti mund te ndertosh 19 te tilla , une dua 1 te tjerat mbaji dhe shiti per vehte , zenin, giten dhe vjehrin, mos haro shoket partizane mulin, tanin , titin, liken, se kane mbetur ne gjirin e lalzit dhe nuk kane ap ketu ne tirane , he marshim nga ditet tuaja xhan.....

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mato loli

          Ti pederast mut muti, Ti legen burr,që gorillën ta qinte lulushi, Ti do dhitesh me burg, Se në fund të fundit do bësh burgun e vjerrit sali kërmës, Paskeni qën prag qira mor të babëzitur, Që u dënoftë ZOTI atje ku u dhëmb më shumë,fis qira.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trapajani

            Ky BQ,nuk eshte ndjere deri tashti,,mbante shprese Ke baca sali se do ti rregullonte punet me la civiten edhe me ata 6 miljon dollaret,,e shikon qe bacen nuk po e qi njeri, dhe vendosi te flasi vete,,ky BQ duhet te rrinte ne burg,e jo arrest shtepie,,,erion veliaj. po rri ne Burg per breke dhe corape

            Përgjigjjuni
            1. P
              Populli kerkon drejtesi

              O Malltezi , ti me 146m katror nderntove 19 kulla Po me 6 mije meter katror qe shteti i atehershem mi shtetzoj dhe beri nje lagje me pallate plus ka mare dhe metro per te bere stadiumun e ri ne te njejten kohe kur ti bere kullat ??? Jane me dekumenta origjinale , edhe pse i kemi fituar gjyqet e bera , vjeri jot sali hajduti nepermjet mashtrimit qe i bente popullit se do i kthente pronen , edhe sot e kesaj dite eshte dosja ne APEL pa mare asnje dyshke vetem kemi harxhuar per te bere gjyqet dhe per te bledhur dekumentacionet dhe pse ishin origjinale qe nga dekumenti I shpronesimit duhet vertetuar me gjyq ??? Nje pyetje per ju hajdutat ti dhe vjeri kriminel , ligjet jane vetem per popullin e thjeshte dhe ju ti ktheni nga prone shteterore ne private se i kishit shitur nje here ate qe ti e quan prone ku shteti i atehershem kisht ndertuar klubin Partizani dhe skish asnje detyrim per ju ??? Ca provash kerkon more hajdut ju dhe shume ja u zgjati drejtesia e koruptuar ? Ju duhet te ndertoni Klubin Partzani ashtu si ka qene edhe njehere qe te veje drejtesia ne vend ? Te kthehet prona tek i zoti edhe per ish pronaret qe ngelen gjyqeve ? Vjeri jot te mare denimin e merituar per te gjitha ato mashtrime qe ka bere , nuk i shpetoni dot

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje