Kulluri: Opozita dështoi me sukses, PD krijoi një frymë të keqe dhe ndarje

20 Maj 2025, 09:25Politika TEMA
Kulluri: Opozita dështoi me sukses, PD krijoi një frymë të

Kandidati i Djathtas për Zhvillim në qarkun e Vlorës, Edvin Kulluri e pranoi humbjen e zgjedhjeve dhe rezultatin e dobët të koalicionit dhe opozitës në përgjithësi, duke renditur edhe faktorët.

“U punua keq në opozitë nga të gjitha palët. Opozita është kjo që është, e gjithë opozita doli keq, nuk pati asnjë fitues përveç PS-së. Ishte një dështim me sukses. Opozita dështoi, teksa PS mori mandatet që i duheshin, nga 74 shkoi në 83. 

PD krijoi një frymë të keqe dhe ndarje në opozitë që solli këtë rezultat. PS ka të njëjtat vota, por mori rezultate si pasojë e gjendjes së opozitës, por edhe administratës së përdorur, burimeve qeveritare etj.

Psh., një anonim del më i votuari në zgjedhje, kur flitet për banda kriminale dhe ku nuk funksionon sistemi, s’ia vlen as të flasësh me emra. SPAK i ka aty, le të veprojë. Rama ka thënë një gjë të drejtë, KÇK, ky vend është kap ça të kapësh.

Shoqëria është në krizë morale, sociale dhe politike. Kemi qeveri me shumë zyrtarë të arrestuar, dënuar dhe hetuar, e kemi një opozitë me kryetarin që sot kaloi për gjykim. Kurse Task-Forca e Prokurorisë së Posaçme duket se nuk dha rezultat”, u shpreh ai në Report Tv.

 

2 Komente

  1. T
    Ton

    64 vota mori Kulluri....tani shko ne studio me Frrokun.

    Përgjigjjuni
    1. g
      gunnar

      Kullur arroganti qe u dend ne ministrineve mbrojtjes kur ishte atje arben imami dhe pastaj kur humbi ofiqet filloi te bente parimorin Kulluri Vota ne shqiperi 55 Vota diaspore 13 Total 68 vota ....... Ik shurros baçen o kullur dhe leri oratorite e studiove ....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje