"Sherri" për votat nga kandidatët e PS, zbulohet mesazhi i plotë i Ramës: Mos humbni fytyrën! Zero shanse për devijime

20 Maj 2025, 09:11Politika TEMA
"Sherri" për votat nga kandidatët e PS, zbulohet mesazhi i

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kandidatëve të PS pas disa iniciativave personale të kërkimit të filmimeve të numërimit të votave nga KQZ, që të qëndrojnë si skuadër deri në fund dhe që “përveç humbjes së garës, mos të humbasin edhe fytyrën”.

Kryesocialisti Edi Rama apeloi kandidatët të mos ushqejnë qenërinë mediatike, që në fund mali i mbarsur të mos pjellë një mi.

Numërimi votave të diasporës po shkon drejt fundit edhe për kandidatët preferencialë dhe kur KQZ pritet të 'vulosë' rezultatin pasi të shqyrtojë edhe kontestimet, disa kandidatë, kanë kërkuar filmimet për të verifikuar procesin e numërimit.

"Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge. 

Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.

Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh. E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi"-tha Rama.

Fillimisht ka ndërhyrë drejtuesi i diasporës, Taulant Balla, i cili i ka siguruar kandidatët se votat do numërohen me korrektësinë maksimale.

6 Komente

  1. E
    ERTV

    Ehh merr artist, pikturist! Si shkoi kjo punë!? Po të zihen tutti fruttit... Unë mendoj se e bone më mirë kështu... Qershia më mirë në parlament. Ka pare më shumë dhe status special lavatriçeje. E di që e ke fiksim atë tjetrën, po më mirë kështu. Nuk t'bon as llafe Linda në shtëpi... Jepi ndonjë pozicion asaj "ku rraftë qameti" mundësisht të jetë larg dhe ca kohë (si psh ambasadore në x vend mundësisht edhe larg). Si puna e atyre që kur i spostojnë e i lënë diku në hije. Kështu i jep dhe kohë vetes "të fusësh ndonjë tjetër në shënjestrën e "listës preferenciale".

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Pse akoma e ka celularin Rama, nuk eshte ne SPAK?!...LOL

      Përgjigjjuni
    2. a
      astriti

      O kalec dega brendshme ste paska zene gjumi per celularin e edit ? Shif 83 =shin ate shif ,apo sdi te numrosh deri ne 83 .numero deri ne 50 atehere dhe fli gjume me sy hapur se ne 2030 do shkoje 93

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrema pa shkoll

        103 më duket mu, Astrito! Dava karKalecash katnar…

        Përgjigjjuni
        1. D
          DUCJA

          Edi, ftoji keto cupat ne zyre dhe .....S'ke c'ben, e ke marre persiper kete vend.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kurvat

            Zhgarrvinisti nuk di te vjedh, qetëson hajdutet, pushoni se na kuptuan ROPT PATROZHONISTEVE DHE SALISTEVE ROPT ROPT ROPT

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje