"PD po shkërmoqet, ç'do të bësh ti? - Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

20 Maj 2025, 09:31Politika TEMA
"PD po shkërmoqet, ç'do të bësh ti? - Agron

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të ardhmen e partisë "Mundësia". 

Ai u pyet nga analisti Baton Haxhiu, lidhur me kandidimit për Bashkinë e Tiranës. Shehaj e la këtë mundësi të hapur dhe shtoi se projekti politik që ka nisur ka qëllime afatgjata. 

Baton Haxhiu: Përcaktimi i pavarësimit është një guxim dhe kush merr guximin për të bërë parti, e kanë një qëllim dhe realisht e kanë synimin e vet. Guximi është brenda saj, dije, infrastrukturë, lekë, gjithë ato që ke përjetuar. Tani bën një betejë me një koncept, me një parti. Përcaktimi i pavarësimit është gjëja më e rëndësishme te njeriu pastaj te koncepti. Kur ke dalë nga PD, ke patur disa çështje rrugës, më së pari krijimin e besimit, ke dalë në një fazë kur PD ishte në shkapërdredhje… Ajo faza e krijimit të luajalitetit, ngritja e infrastrukturës, arritja deri në periferi. Beteja ka qenë në kryeqytet, ose në Durrës, Elbasan, Tiranë plus Vlora. Hyrja në Parlament është mbi këto karakteristika, tash është betejë tjetër. Kjo do një diskurs dhe betejë pa kompromis. Ku është vija e kuqe e kompromiseve për shtetin dhe ku është për Partinë Socialiste. Ku mbaron lufta kundër PS dhe kur fillon e drejta për ti shërbyer shtetit edhe me PS?

Agron Shehaj: Betejat që kam bërë në Parlament kanë patur qëllim vetëm interesin publik. Kufiri i kornizës për të cilin kam vepruar ka qenë interesi publik. Kjo mbetet vija e kuqe për mua. Edhe kur ka qenë kundër interesit tim e kam bërë betejën për interesin publik. Kam bërë beteja me ministra dhe kryeministrin. Janë interpretuar si beteja personale, por nuk kanë qenë të tilla, kanë qenë në favor dhe interes të publikut. Brenda kësaj kornize do të veproj. E kam të qartë.

Baton Haxhiu: A jeni në gjendje të konkuroni vetë në një betejë për Tiranën? Kur them këtë, ç'ka mund, meqenëse e djathta që është në opozitë nuk do të rritet por do të shkërmoqet, ju keni një hambar të votave, edhe të papërcaktuar, edhe të djathtë, cila është beteja jote e ardhme politike, duke përfshirë diskursin në Parlament dhe beteja në kryeqytet?

Agron Shehaj: Sa i përket betejës për Tiranën, është herët, nuk e kemi diskutuar ende këtë, është vendim që merret brenda strukturave. Kjo duhet diskutuar brenda strukturave, do të ishte mungesë respekti nëse unë jap një mendim që pastaj interpretohet si vendim. Por, edhe kjo, pavarësisht vendimit, është një vendim i rëndësishëm, por në i qëndrojmë vizionit tonë për një projekt politik afatgjatë. Opozita në Parlament që do të bëjmë si dy deputetë.

Baton Haxhiu: 40 e ca mijë njerëz janë shumë.

Agron Shehaj: Ata që nuk kishin besim se do ia dilnim, është e pamohueshme, që ne si forcë politike kemi patur rezultat të jashtëzakonshëm, sidomos në Tiranë, në qendër të Tiranës, degët 5, 7 dhe 10, rezultat thuajse 8%. Është inkurajues dhe na bën të mendojmë se vizioni ynë përqafohet nga një pjesë e mirë e shoqërisë, edhe nga pjesa më e zhvilluar. Duhet të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë, të vetëdijshëm që na pret një rrugëtim i gjatë.

Baton Haxhiu: Përparësia jote si lider i ri është në dy pika, dy liderët e partive të mëdha janë në shkuarje e sipër. Momenti i parë është përparësia juaj për një garë të ardhshme. Prandaj thashë ç’do të bësh. Pse humbe mandatin e tretë? Në të gjithë sondazhet e ke patur mandatin e tretë. Ku i keni patur defektet? 

Agron Shehaj: Ku mund ta kemi humbur? Ju e dini shumë mirë, të parashikosh në sondazhe forcat e reja është gjëja më e vështirë, sepse votuesi ndikohet në momentin e fundit.

9 Komente

  1. K
    KROI MBRETIT

    z.Shehaj ta provoje te kandidoje per kryetar bashkie ne Tirane.Leshte e cures ka per te marre.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edvin Rama [i xhindosur]

      Goni Goni hiqi brekët..

      Përgjigjjuni
    2. A
      Agron gjekmarkaj

      Gaboj pd -ja dhe per kete do reflektojem,kur i fitojem themi sovrani foli,kur humbasim themi na i vodhen.Ketej e tutje kemi vendosur te fitojem cdo betej me Sali berishen ne krye me mbeshtetejen e Udebes jugosllave dhe asfalien Greke dhe ndonje anjentur tjeter.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xoni

        E rrethojnë mendja këtë hajdutin e Vlorës...

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Ylli I Bermudes

          Po pse KY xerxebil ( Jo nga kulet , se ate e ka plote ) burre , KY sterrce do behet shpetimtar dhe lider I se djathtes ?! Po kete begun ( kelysh lepuri) e ndonje halabak si Lapaj apo ndje kelysh te kuq si Qorri , shoket e Katovices I Kane afishuar vete per karshillek e per t'i thene , me teper , opinionit jashte ; " Ja, kush e pretendon opoziten , ja kush pretendon t'i zere vendin komunistit madheshtor S. Berisha ! " Kjo eshte e verteta qe shumica e shqiptareve , budallenj dhe maskarenj , e Kane degdisir , e Kane denuar me vdekje . Y. Rakipi , nje qen bir qeni , nje zagar I paguar mire , , tall menderen duke I bere gjasme reklame nje shelegu te purthosur ...

          Përgjigjjuni
          1. k
            ky Zgjebia do kandidoj per cfar ?

            Haaahaaahaaaa .o sa humor ka dreqi !

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sabotazh

              Ndoshta ka humor por politikes i hyri për atë humorin e ho për lekët se lekët i kishte

              Përgjigjjuni
            2. S
              Sabotazh

              Një ndër politikanët e pakët e i palodhur ku te lë mbresa me sinqeritetin, përkushtimin dhe shëmbullin e dhënë gjatë viteve të shkuar në politikë. I urojme fitore në c’do synim që i ka vënë vetes.

              Përgjigjjuni
              1. n
                një ish Prokuror në Vlorë e Tiranë

                Boss_i i Call Center_ave Italiane deri këtu e ka "madhështinë", me 2 Deputetë këtë radhë, sepse në 2029 do përfundojë si Partitë e GJ.Bojaxhiut dhe B.Blushit, që janë harruar së ekzistuari. Nëse SPAK dhe Sistemi Drejtësisë do vazhdojë të mos hetojë Milionat e këtij "Boss_i të Call Center_ave" në Shqipëri, që janë padiskutim lavatriçe pastrimi të Miliona e dhjetra Miliona Eurove në vit të MAFIAS Italiane, atëherë ky Vlonjati Milioner i madh që ka marrë kaq Vota, afro 8%, në 3 Njësi Bashkiake të populluara shumë në Tiranë qytet, do bëj namin më pas në zgjedhje të ardhshme, falë Milionave të MAFIAS Italiane. Vetëm këtë radhë në Tiranë ka hedhur për Vota mbi 2 Milion Euro, por SPAK dhe SHISH as "luajnë vendit". Këtu dhe kështu përfiton Agron Shehaj, që na krenohet sot me 2 Deputetë.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje