“Ne e thyem një mit” - Endri Shabani: Na dëmtoi dhe debati Shehaj-Lapaj

20 Maj 2025, 10:01Politika TEMA
“Ne e thyem një mit” - Endri Shabani: Na dëmtoi dhe debati

Pavarësisht rezultatit në zgjedhjeve, Endri Shabani sheh dhe gjërat pozitive që sollën zgjedhjet e 11 majit për vendin.

Kandidati i Nismës Shqipëria Bëhet u shpreh se për herë të parë në Shqipëri hyjnë në parlament njerëz të rinj që nuk kanë pasur asnjë lidhje me partitë e vjetra.

“Rama ka rënë me 36 mijë vota në krahasim me 2021. Nëse do të kishin dalë të votonin të gjithë Rama do ishte në opozitë. PD i kanë rënë 240 mijë vota. Fakti që njerëzit nuk dalin të votojnë ne na dëmton.

Ka një sukses historik. Ne jemi në kohën e duhur që për herë të parë, forca të reja jashtë partive të vjetra hyjnë në parlament. Është thyer ky mit. 10% e njerëzve kanë votuar për njerëz që nuk janë Rama dhe Berisha”, tha Shabani për A2.

Shabani nuk la pa përmendur dhe gabimet gjatë fushatës mes të cilave përmendi dhe përplasjen verbale mes Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt, që sipas tij mund të ketë pasur kosto.

“Përplasja Shehaj-Lapaj mund të ishte shmangur. Besoj se ka pasur kosto nga të dyja palët, për të gjithë të rinjtë. Unë e mbajta këtë qëndrim. Atë e nisi Shehaj. Shqetësimi më i madh nuk do ishte hyrja e Lapajt në Parlament. Ne nuk ia dolëm që të vendosnim këmbën te dera të mos formonte qeverinë”, u shpreh kandidati i Nismës. 

6 Komente

  1. P
    Pension

    Po ca miti theve ti o derdimen as 3 mij vota nuk more ne Tirane ndersa Llapaqeni as 6 mij. Moret 70 mij vota gjithe Shqiperine por keni 4 a 5 vjet qe nuk shkuleni nga ekranet. Deshtak qe keni dhe goje flisni ne emer te popullit.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetarja

      Shume e drejte Ju demtoi sepse populli aty pa politiken e fytyres se vjetet

      Përgjigjjuni
      1. V
        Votimi elektronik

        Beheni votimin elektronik si gjithe perendimi dhe do shikoni si do perfundojne PS dhe PD. Do e shikoni me dylbi parlamentin. Futja e partive te reja ne parlament tregon se popullit i ka erdhur ne maje te hundes me politikanet e dy partive kryesore dhe sidomos me ata te PD-se.

        Përgjigjjuni
        1. f
          fjala

          Te kishe halla koqe do ti thoshnin xhaxha, or tej ! Une jam simpatizant i te rinjeve por jo me gjuhen qe keni mesuar nga nena parti dhe behuni pak edhe te bukur, te paster, rruhuni se na duket fytyra si paçavure. E reja duhet te duket. E di ti dhe ai Lapaj apo dhe Qorri qe ka nje shprehje nga populli? Faqja qi bythen ! Prandaj na duhet dhe forma-paraqitja dhe permbajtja. Fola banal se te rinjeve te sotem u ka marre koka ere; lirine e transformojne ne çthurje jo thurje, ndersa nderin ne banalitet, respektin ne liri demokraci dhe moralin ne liri-çtjurje. Natyra ka parametra te cilat nuk i ndryshon dot asnje dhe ato jane 3D (tredimensional). Nuk e di si jeni me matematiken se Lulezimi na turperoi: 7x7=42. Prania juaj mua me duket perspektive dhe do te jete e sukseshme po te rregulloni ca gjera. Nuk eshte larg 2029 per ju te rinjte, prandaj mendoni per ato zgjedhje jo keto qe iken. Lerini ankesat, rrisni mendimin dhe kerkesat !

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loni

            Po o shoku shaboni theve nje m.....t jo nje MIT. Ju jeni pacavure , ju nuk ofroni asgje , fjalet me premtime boshe e me sulme koti nuk jane zgjidhja.Jeni thjesht sharlatanet e rinj.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Enks

              Endrit. Bëre shumë gabim që u lidhe me Llapajn. Ai është delirant, palaço dhe llapaqen. E ule shumë nivelin.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje