100 ditë nga burgimi pa akuzë, Veliaj: Po pengohem t'u shërbej qytetarëve që më kanë votuar masivisht 3 herë, do të ndjek të gjitha rrugët ligjore

20 Maj 2025, 12:00Politika TEMA
100 ditë nga burgimi pa akuzë, Veliaj: Po pengohem t'u

100 ditë nga burgimi i tij pa asnjë justifikim të arsyeshëm, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në rrjetet sociale, duke deklaruar se po pengohet për të ushtruar detyrat e tij si Kryetar i zgjedhur masivisht 3 herë në Bashkinë e Tiranës.

Veliaj shkruan se paraburgimi i tij nuk përbën vetëm një sulm ndaj tij dhe familjes, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike, që i janë besuar nga qytetarët e Tiranës.

Postimi i plotë:

Shumë të dashur miq,

Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndalimi im i padrejtë dhe arbitrar vazhdon, megjithëse nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale. Si pasojë, po pengohem forcërisht nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës.

Vazhdimi i këtij paraburgimi nuk përbën vetëm një sulm ndaj meje dhe familjes sime, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike, që më janë besuar nga qytetarët e Tiranës. Pavarësisht burgimit mbetem i papërkulur. Çdo ditë që kalon, ma forcon edhe më shumë vendosmërinë. Angazhimi im ndaj Tiranës, ndaj jush, ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes së Shqipërisë mbetet i palëkundur.

Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar lirimin tim, në mënyrë që të vazhdoj t’i shërbej qytetit tonë të mrekullueshëm si kryebashkiaku juaj.

Me mall dhe dashuri për secilin prej jush!

4 Komente

  1. T
    Tani

    Denimi me i madh i ketyre eshte konfiskimi i te gjitha pasurive, pa perjashtim. Qelbesira.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kosta

      rri mor kar ne burg se aty e ke vendin. PS fiton dhe pa ty biles me mire dhe pa ty klluf. ti se bashku me drejtorrucet e tu e vodhe bashkine ne nivele te frikshme. ata pabuksat qe more me vete u bene sheike qa sa mendonin tja fusnin dhe Rames. me vjen keq per ajolen e cila nuk ka mundesi ku te shprehe talentin e saj se helbete te vish nga nje familje arsitokrate nuk konceptohet te rrish ne detyrim paraqitje dhe mos kontribuosh.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ajeti

        Akuzave ndaj këtij keqbërësi, t'u shtohen dhe ato të vrasjeve me dashje indirekte, për shkak të abuzimit me detyrën, të 2 viktimave të tij: Ardit Gjoklaj dhe Qani Muça!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Duhet te ndrroj vendin me dumdumin

          Pos s'u zhduk fara e Esadisteve grekojevgjeve nga kjo Toke ,keto Probleme do ket Shqiptari ne shekuj. Behet njiher Detyra e Atdheut ,ajo qe kendojme ne Hymnin Kombetare ,,pastaj kur e kemi Pastruar Shqiperine nga Haalet Toksike,shikojm te gezojm jeten. Gjermani thot jo me kot ;(Erst die Arbeit dannach Vergnügen )

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje