VIDEO/ “Më 11 maj ndodhi një gjëmë e madhe”, Berisha vazhdon akuzat për zgjedhjet: U shkel dokumenti i Kopenhagenit

20 Maj 2025, 12:45Politika TEMA
VIDEO/ “Më 11 maj ndodhi një gjëmë e madhe”,

Duke mos pranuar asnjë përgjegjësi për humbjen e thellë në zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha ka dalë sërish sot në një konferencë për mediat ku vijoi akuzat për manipulim të zgjedhjeve.

Berisha përsëriti sërish se procesi i 11 majit nuk ishte i lirë dhe i ndershëm, duke pretenduar se është shkelur karta e Kopenhagen.

Ai iu drejtua mediave që të mos përdorin termin “zgjedhje“ por “farsë elektorale“.

“Në ligjet ndërkombëtare, kartën e Kopenhagën për zgjedhje të lira, kushtetutën e vendit dhe Kodin zgjedhor kërkohet që në një proces zgjedhor të zhvillohet në përputhje me përcaktimet e këtyre ligjeve, parimeve në të kundërt ai nuk është një proces zgjedhor por një farsë zgjedhore.

Ndaj edhe unë kërkoj mirëkuptimin e mediave, të heqin nga fjalori i tyre, zgjedhje dhe të zëvendësojnë me fjalën farsë zgjedhore. Kjo sepse këto zgjedhje, në këto zgjedhje, u shkelën parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta për të cilët Shqipëria ka firmosur dokumentin e Kopenhagen.

Shqipëria ka mishëruar parimet e këtij dokumenti në kushtetutë dhe kod zgjedhor. Ajo që ka ndodhur me 11 maj dhe të gjithë periudhën pararendëse, përmbysje e plotë e parimeve më themelore të zgjedhjeve të lira, të cilat kërkojnë që zgjedhësit të shprehin mendimin e tyre lirshëm për përfaqësuesit të zgjedhjeve. Është bërë tashmë e njohur se kontrolli i vullnetit të zgjedhësve ishte i shumëformësh dhe i përhapur në mbarë vendin", tha Berisha. 

Sipas Berishës, më 11 maj ndodhi “gjëma më e madhe për demokracinë”.

“Zgjedhjet ishin një farsë e turpshme elektorale, më e turpshmja në historinë 32-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri. Në këto zgjedhje si kurrë më parë, shteti i tërë doli lakuriq në shëmtinë e tij kundër qytetarëve për të bërë presione nga më të ndryshmet, përdori mjetet e tij, nëpunësit e tij kriminelë elektoralë, për forma nga më të ndryshme presoni. Më 11 maj ka ndodhur një gjëmë e madhe për demokracinë shqiptare”, tha Berisha. 

 

 

 

7 Komente

  1. J
    Jimi

    Lere, lere se c'na ka gjete ! Pas 97 , 98, Gerdecit dhe vrasjeve ne bulevard, kjo eshte gjema me e madfhe qe na beri ky i biri i Kristaqit ! Po puna eshte se si do t'ja bejme, se keshtu si ka nisur kjo pune, ky i biri i Kristaqit as ka ndermend te shkulet nga pushteti, apo nuk eshte ende i ri ! Po edhe kjo te na gjeje !?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati NY

      Po mire mor hajvan, ku u vodhen? pse nuk u vodhen ne Lezhe? pse do beni party me shampanje per te festuar fitoren ne qarkun e lezhes, kukesit, shkodres? vetem aty ku humbet ti, vidhen zgjedhjet? si nuk te ha nje mortje

      Përgjigjjuni
      1. q
        qeka Droguar keq KERMA Komuniste !

        Ne Litare prostituta Primitive .S'ka me shpetim kryeHajni i Shqypnis

        Përgjigjjuni
        1. E
          E damken ne balle

          Pirdh se lirohesh e gjakpires vampir

          Përgjigjjuni
          1. U
            U shofsh si rrace

            Ti je kancer por zagaret te ushqejne me gjak.

            Përgjigjjuni
            1. U
              U shofsh si rrace

              Vampir deshta me thanun

              Përgjigjjuni
            2. S
              Sillo

              Jeni mësuar të vidhni njëri tjetrin ju o birrish pale kundërshtarin,s'ka më vjedhje votash ,perëndoi koha juaj kur vidhnit zgjedhjet .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje