Pas mesazhit të Ramës, kandidatët socialistë tërheqin kërkesën në KQZ për pamje nga numërimi i votave

20 Maj 2025, 12:28Politika TEMA
Pas mesazhit të Ramës, kandidatët socialistë tërheqin

Kandidatët socialistë për deputetë, Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të parë pamjet filmike të numërimit të votës preferenciale.

Kjo tërheqje e dy kandidatëve socialistë vjen pas kërkesës së kryesocialistit Edi Rama.

Në një komunikim të brendshëm, Rama ka shprehur pakënaqësinë e tij për iniciativat e disa kandidatëve që kanë kërkuar rinumërim apo verifikim të pamjeve filmike, duke i cilësuar si të panevojshme dhe të dëmshme për imazhin e fitores së PS-së.

“Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime e rinumërime e ku di unë për votën preferenciale! Kjo i bie që të hidhet hije mbi njerëzit tanë që kanë ndenjur pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh,” theksoi Rama në mesazhin e tij.

Ai shtoi se diferencat mes kandidatëve fitues dhe ndjekësve janë të mjaftueshme për të mos ngritur dyshime mbi procesin, duke kujtuar se nuk ka asnjë shans që devijimet të kenë qenë të tilla që të ndryshojnë rezultatin.

“Parafytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do i hyjë kësaj rrugë, duke ushqyer qenërinë mediatike, kur në fund mali i mbarsur mos pjellë dot as një mi!”, përfundoi ai.

6 Komente

  1. H
    Hanko Halla

    Shume mire do te bejne t'i terheqin kerkesat edhe te pakenaqurit apo te pakenaqurat e tjera, pasi qeveria nuk do t'i harroje kontributet e tyre.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pal

      Kontrolli i votave të pëlqyeshmërisë është ligjor dhe i drejtë.Shumë më mirë nqs nga kontrolli nuk ka paregullsi kjo e rrit vlersimin për proçesin dhe jo si thotë Rama. Qëndrimi i Ramës është antiligjor e anti konkurues dhe pêrkthehet me frikën qê ka ai nqs dalin parregullsi qoftë edhe që se ndyshojnë përfundim. Ndërhyrja e dhunshme e tij tregon shumë më shumë nga mbrojtja që gjoja i bën numuruesve. Pse nuk i mbrojti numuresit komisionerët dhe në v2009 ???

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beu Surrelit urdheron beun e Tufines.

        Deputete Marioneta, pa personalitet, servile dhe sherbetore qe Rama i poshteron dhe i ve ne rresht me nje shikim e jo me me urdhera.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pal

          Posto dy postimet e mëparshme se nuk ndodh gjë se fjalë janë e pa urrejtje

          Përgjigjjuni
          1. n
            noname

            me bisht nder shale se sduan me te punojne duan vetem pushtet .....terhiqen si kurva nga friks se mos i rikthehen 09:00 me 17:00.....

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              Mbreti ka urdheruar qe te terhiqen padite sepse kjo zbulon petet e lakrorit jo vetem mbrenda llojit.Te terhiqen sepse kjo e nxjerr mbretin me lakuric sec eshte.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje