Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit dhe pamundësisë për të siguruar një mandat në Kuvend, Blerina Gjylameti ka reaguar me një mesazh falënderues ndaj atyre që e mbështetën.
Në një reagim në rrjetet sociale, Gjylameti shprehet se në këtë garë nuk ka humbës, ndërsa shton se të gjithë kanë fituar vëzhdimësinë e rrugës evropiane të vendit.
"Të dashur miq, familjarë dhe mbështetës të mi në garën e 11 majit,
Kam një përqafim të madh për secilin prej jush — dhe s’jeni pak, 6148 zemra! Të gjithë ju që më besuat gjënë më të çmuar që një qytetar ka: votën.
Kudo që ishit — në Njësinë 4, në të gjithë qarkun e Tiranës, dhe mbi të gjitha ju që votuat nga diaspora — dua t’ju them faleminderit.
Çdo votë, çdo shprehje besimi, është një gur i çmuar në themelin e një Shqipërie më të mirë.
Në këtë garë nuk ka humbës — ka vetëm të fituar. Dhe unë e besoj këtë me gjithë zemër.
Të gjithë kemi fituar vazhdimësinë në rrugën drejt së ardhmes europiane.
Unë personalisht kam fituar zemrat tuaja, respektin tuaj, mbështetjen tuaj, dhe për këtë ju jam thellësisht mirënjohëse.
11 maji për mua ishte një fitore e një lloji tjetër: një përvojë e vlefshme, një garë sfiduese dhe një rezultat që më mbush me krenari.
Faleminderit secilit prej jush.
Faleminderit ekipit tim të palodhur, familjes sime të duruar, dhe në veçanti Kryeministrit Edi Rama, për besimin dhe përkrahjen.
Sidomos në këto ditë të lodhshme e sfiduese, të mbushura me emocione, ne – më mirë se kushdo tjetër – e kuptojmë sa e vështirë është të mbash bashkë një familje të madhe si Partia Socialiste.
Beteja jonë vazhdon. Për angazhimet që kjo forcë politike ka marrë.
Ne nuk bëjmë luftëra të vogla — ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për vetët tona.
Mirënjohëse.
Këto zgjedhje, kjo garë, më kanë dhënë vetëdijen e plotë pse jam në politikë, pse në PS, dhe bindjen e thellë se Partia Socialiste është forca që i duhet vendit në këtë moment historik.
Zgjedhjet mbaruan.
Sovrani foli.
Politika për njerëzit vazhdon", shkruan Gjylameti.
Bravo zj. GJYLAMETI.
Jo Bravo por Turp Gjylameti. Femer pa dinjitet, beri kerkese legjitime per verifikim KQZ dhe u zbyth me nje te kercenuar te Rames, jo vetem u zbyth por ben edhe kete fleterrufe autokritiko-falenderuse Lej Fenja e patronazhisteve.
Qenka kthjelluar Gjylameti, tani e pret torta e kryeministrit me te fuqishem qe ka Europa!
Kontrolli i votave të pëlqyeshmërisë është i ligjshëm dhe i drejtë dhe shumë normal . Ndëhyrja e Ramës është e gabuar dhe kundërligjore dhe përkundrazi bën pis proçesin . Rinumurimi apo kontrolli përkundrazi rrit besimin tek proçesi pavarsisht përfundimit të kontrollit.
Çfarë kriteresh duhet të plotsosh që të postohet një koment…
sharm ,per/unjesi respekt e mirnjohje,Je e FITUAR,ne radhe te pare me ZEMER,pastaj me vote,i pari njeriu me vlera,pastaj me pozicione,hallall qumshti i nënes
Si the o mike: "bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për vetët tona." Nje genjeshter me bisht te madh por nga para. Jeni thjesht hajdute te pacipe, e shperbet vendin, pasuruat veten dhe familjaret tuaj, perdorni mediat si lavazh truri dhe bythe. Sa te kani Merot, Boleinot, Hilat, do e trushpelani popullin.
E pa pranueshme kerkesa per te pare filmimet e numurimit, paksa cinike.
Veprim i mire, shume profesjonal. Lufte per skuadren. Te gjithe fituan. Great approach. I love your message Blerta.
Gjylametit, Etilda , Xhemalit etj tju vijë turp që dalin si delet dhe tthonë fitoj Partia. O Gjylameti po e bëre vehten leckë dhe tani na tregon fitoren e Partisë. Po cilat janë vlerat e tua që të bën deputete herën e parë? Këtë pyetje bëjani vehtes, dhe të thoni që ditën që partia socialiste ju vendossi në list FALEMINDERIT dhe rrini urtë. Në Tiranë, Fier e kudo ka plotë djem e vajza që janë më të mençur se ti, janë shumë më punëtor se ti. Prandaj qepe gojën.