Në zgjedhjet e 11 majit, PS arriti të fitojë 83 mandate, duke i dhënë mundësi Edi Ramës të qeverisë vendin edhe për 4 vite të tjera.
Kryetari i PS do të ulet në Kuvendin e ri në shtator me një grup parlamentar më të fortë, zyrtarisht vetëm një votë larg shumicës së cilësuar.
Nga mazhoranca, 29 socialistë rinovuan kontratën e deputetit ndërsa 54 të tjerë do të ulen për herë të parë në sallën e përfaqësimit të vullnetit popullor.
Përveçse fitoi mandatin e katërt, Rama siguroi edhe 16 nga 17 ministrat e kabinetit qeveritar aktual, duke u dhënë një mandat deputeti të gjithë anëtarëve të ekzekutivit që ishin pjesë e listave.
13 prej tyre ishin në zonën e mbrojtur ndërsa vetëm 3 luftuan brenda llojit në betejën e Tiranës, Blendi Gonxhja, Ervin Hoxha dhe Anila Denaj.
37 socialistët që fituan garën në listën e hapur, kishin edhe një betejë personale për të kapur kuotat më të larta në renditjen e votës preferenciale.
Në top 10 e më të votuarve të PS, bien në sy kryesisht emra të rinj, si Sara Mile e Ceno Klosi, apo Arkend Balla që hyri në Parlament vetëm pak muaj më parë pas largimeve nga lista e PS.
Dallojnë edhe dy deputetë veteranë si Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj. Senatori Braçe, edhe pse pak kohë në njësinë 5 në Tiranë, arriti të zinte vendin e dytë, ndërsa në diasporë tregoi që ishte më i votuari ndër të majtët.
Ministri i Ramës, Blendi Gonxhja mori numrin më të lartë të votave, ndërsa drejtuesi i Ministrisë së Brendshme u pozicionua në vendin e katërt.
Nga ana tjetër, 21 deputetë socialistë nga grupi aktual, ndonëse ishin pjesë e listave nuk arritën t’i mbijetonin garës së brendshme.
Votat e 11 majit larguan nga mazhoranca parlamentare emra të njohur të PS që nga Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Xhemaj Qefalia, Ermonela Felaj apo Blerina Gjylameti.
Në fund të procesit të pakënaqurit tentuan të ngrinin zërin për vjedhjen e votës nga kolegët e partisë, por një “këshillë” paralajmëruese e Kryetarit shuajti çdo zë kritik brenda selisë rozë. (A2)
Kapo banda ,akoma ne celuar me bandat!lol..ku eshte SPAK?
Hajde gomar hajde. Po SPAKU-u pjelle e Rames eshte.
Both fucker mothers!
O karkalec, vec ti e di sesi mund te japin bandat mijera vota dhe nuk ka nje prove. Bandat mund te blejne 200-300 vota maksimumi, por te hane mune per te bere presion per te votuar ke duan ata. Bande eshte Gjin Gjoni me Arjan Ndojin, dy kellira qe vettingu i nxori si ndyresira nga sistemi, por Sali kanceri i kandidon dhe i ben deputete. Si ka mundesi qe Saliu fiton ne Nikel, Fushe Kuqe, Shkoder e Lezhe, apo aty ka votuar populli i lire? A qifsh veten ti kokrra e karit qe i ben amin komunist Saliut.
Nje gje duket paradoks, nese shqiptaret votuan vazhdimesine e Rames ne pushtet,perse u votuan 54 deputete te rinj nga lista e PS ku ishin edhe te "vjetrit" , kjo gje nuk tregon vazhdimesi ne fakt, sepse nese PS ka patur vertet arritje sa te merrte kete shumice dermuese kjo u dedikohet pikerisht atyre "TE VJETERVE'se ata e ushtruan vullnetin e sovranit keto 4 vjet qe iken athere perse me shumice u votuan "TE RINJTE",.Kjo tregon qe elektorati nuk shikon fare ke voton , ai ecen thjesht me pasione dhe instikte , kurse per programe elektorale dhe premtime as merr vesh hic, e vetmja gje qe shqiptaret kuptonin mire ishin "uji dhe dritat" tani qe ky problem deri diku eshte zgjidhur , (se helbete po na vijne turiste nga bota), njerezit jane vene ne udhekryq mendimi dhe jane konfuze e nuk dine cfare ti kerkojne politikes, te paafte, te pazote , te mefshte , te paedukuar politikisht te paartikuluar ne kerkesa e te pafuqishem per te ngritur zerin dhe per ti bere presion politikes , me perjashtim te ndonje thirjeje te mekur per rritje pensionesh,populli thjesht vuan pasojat e zgjedhjes se vet dhe jeton me shpresen se neser do te behet me mire, jo se eshte vertet plotesisht i bindur por sepse RAMA thote ashtu Populli naiv ne vetvete eshte si ai spektatori qe rri ulur ne poltron dhe e shijon politiken thjesht si nje telenovele qe zbavit por nuk kupton ne fakt se se ai eshte aktori kryesor i saj dhe se aty luhet fati i vet.Pikerisht ne kete situate populli refuzon rolin qe i takon ne kete telenovele ate te aktorit kryesor por do thjesht te jete spektator si i tille deshiron vetem qe telenovela qe ai sheh perdite te mos behet bajate prandaj ka nevoje per karaktere dhe role te reja , por pa e ndryshuar ne thelb subjektin e Saj
Kapobanda me cerrin
O ju dhjefsha deputet e rinje,i majte jam...po te krahasosh kèto llozharet e Vlores qe jane kryeee ashu se nuk dua ta them..me Arta Daden...dhe Mimi Kodhelin.. mos te flas per Makbulen doçe femer....eshte ti thuash mutit koko...