PD kërkesë urgjente KQZ-së për moscertifikim të rezultatit nga vota e diasporës: Duam edhe auditim!

20 Maj 2025, 19:04Politika TEMA
PD kërkesë urgjente KQZ-së për moscertifikim të

Partia Demokratike ka kërkuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve që të mos certifikojë rezultatin e votave të diasporës.

Përmes një kërkese urgjente të dërguar drejt KQZ-së, PD ka kërkuar po ashtu edhe auditim të procesit të votimit nga jashtë.

Në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së, thuhet se te emigrantët kishte shumë zarfe që kishin mbërritur bosh, kishte mostransparencë, mospërputhje në numrin e zarfeve të ardhura dhe fletëve të numëruara, si dhe problematika të tjera.

Kujtojmë se Partia Demokratike e ka kundërshtuar në tërësi procesin e zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar si të paracaktuar nga qeveria, përmes mekanizmave të jashtëligjshme që sipas tyre kanë përdorur.

Ndërkohë në vijim mbetet për t'u parë se çfarë aksioni politik do të ndjekë Partia Demokratike dhe opozita në tërësi, për të kundërshtuar zgjedhjet e 11 majit.

4 Komente

  1. k
    kxp

    PS largo urgjentisht Qelbashin grek nga KQZ.

    Përgjigjjuni
    1. r
      raul

      Vampiri i vicidolit ka luajtur menc totalisht, eshte ne lajthitje totale. Pritet te kerkoje dhe mbledhjen e keshillit te sigurimit ne OKB per te krijuar nje audit nderkombetar per zbulimin e shkeljeve ne votimet e diaspores. Dhe keshilli mblidhet pas 9 muajsh , dhe shqiptaret do presin 9 muaj per te certifikuar rezultatin, se keshtu ka pare enderr vampiri, do te terheqe zvarre trushplaret qe i shkojne akoma prapa dhe jo te merret me thelbin e ceshtjes qe eshte largimi urgjent i tij nga drejtimi i foltores perndryshe i pret humbja tjeter ne lokalet 2027 qe eshte e pashmangeshme.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na iku dhe Latifi !!!!!!!!!!

        Bufi ka mbaruar i iku dhe Latifi ..... Vrenozi na premtoje qe do varrte vehten te sheshi Skenderbej edhe ky koke patate u fsheh . Gjeka kishte rrecituar nje vjershen per shokun pénicilline. Stresi eshte mbytur me hashish. Ludo Ludoviku eshte kthyere ne vegan . Kellici ka mare firzamoniken. Çuni Fahriut i eshte futur fasuleve . Kjo eshte ish PD

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bufi si Vrenozi , Latifi si Ludoviku

          Bufi e ka mburoje PD ju thoni largohu.... Bufi ka hallin e familjes ju flisni brockulla pse humbi PD. Fajtore nuk eshte Bufi kenetes por média qe i shkone pas bythes tre - kater konferenca shtypi ne dite nje emision ne mbremje dhe njerzit jane te detyruar ose te nderojne stacion ose te degjojne debilizmat e Bufit. Nese média do ta bojkotonte ose do kryente detyren si nje média professionnele Bufi do kishe kohe qe do ishte larguar.....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje