Gonxhe për primat, Tabaku “ylli” i vetëm i PD

20 Maj 2025, 19:53Politika TEMA
Gonxhe për primat, Tabaku “ylli” i vetëm i PD

Nga Sadiola Xhelili

Listat e hapura, përpos risisë në zgjedhje, rrëmbyen vëmendjen edhe nga vetë partitë e koalicionet, duke e zhvendosur atë te emrat e duke i hapur rrugë luftës së brendshme.

Me disa të papritura në rang vendi për emrat e rinj të shumëvotuar që do të ulen në Kuvend, beteja e emrave për Tiranën përgjithësisht konfirmoi fitoren e ‘të vjetërve’.

Partia Socialiste në kryeqytet garoi në listën e hapur me emra të njohur të politikës. Por, mes tyre, disa spikatën më shumë pasi arritën të siguronin shumicën e votave.

Nga lista e hapur e qarkut Tiranë, emrat më të votuar të Partisë Socialiste edhe në rang vendi – sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) – janë Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me 24 mijë e 802 vota të grumbulluara, i cili rezulton edhe më i votuari, i ndjekur nga deputeti Erion Braçe me 23 mijë e 864 dhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, i cili numëron 20 mijë e 151 vota.

Kurse nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, e vetmja kandidate e listës së hapur, njëherazi ndër më të votuarat edhe në rang vendi edhe nga gratë, është deputetja Jorida Tabaku.

Në qarkun e Durrësit, më i votuari – i cili vjen nga radhët e socialistëve – renditet Arkend Balla me 20 mijë e 605 vota.

Në Fier, dy më të votuarit nga lista e hapur e PS-së janë zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë Ceno Klosi, i cili numëron 19 mijë e 290 vota dhe pas tij renditet Klevis Jahaj me 15 mijë e 680 vota.

Sa i takon Elbasanit, një emër i ri në politikë nga lista e hapur e PS-së, Sara Mila, ka siguruar 19 mijë e 845 vota.

Edhe pse në qarqet e tjera të vendit, disa nga kandidatët nuk e kanë kaluar pragun e 15 mijë votave për të qenë ndër më të votuarit në rang vendi, sërish kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme votash.

Në Vlorë për shembull, socialisti Damian Gjiknuri ka marrë mbi 12 mijë vota, në Shkodër demokrati Bardh Spahia mbi 11 mijë dhe në Lezhë Gjin Gjoni nga PD-ja mbi 10 mijë.

Po ashtu në qarkun e Korçës, nga lista e hapur e PS-së, kanë dalë si më të votuarit Ilirjan Pendavinji me mbi 12 mijë vota dhe Bledi Çomo me mbi 11 mijë.

Në Dibër, kryesimin e mban Agron Malaj nga socialistët, i cili numëron mbi 14 mijë vota; kurse në Gjirokastër – po nga radhët e PS-së – Tërmet Peçi me mbi 11 mijë vota.

6 Komente

  1. k
    kacidhja

    A E NJIHNIN BLENDI GONXHEN ATA QE E VOTUAN..........................CUDI E MADHE.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Me emër

      Po si nuk e njihnin. Ata njihnin Tabakun, jo më Gonxhen...

      Përgjigjjuni
      1. K
        KACIDHE B..THEN MOS JA LEPI SHQUPIT

        Pp, se jua kishte prezantuar jotëmë dhe nuk ja prishen deshiren per ta votuar ne kembim te....

        Përgjigjjuni
      2. L
        Luli i vocer me gjysme opinge

        Per mua Tabakja nuk i ka fituar me der por me hile dhe vjedhje ndersa i.ehmeti ishte shume para kesaj Tabakes por ne funde ja mori por ishalla i dshin nga hundet grua tradhetsfe.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ermal

          Gabeli gonxhe, tabakja, taukja, ceno qiresi ballukes ja kto jane depotetet me te votuar; u kam dhjere mu ne shqipri!! Harrova termet topolenci shkollepaku

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbeni

            Kush është ky Lehmeti luli vocërr me ghysmë opinge,apo ndonjë lehës i sali malokut ?????

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje