Ilir Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe vendime në PD

20 Maj 2025, 21:30Politika TEMA
Ilir Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe

Ilir Alimehmeti, kandidati i listës së hapur në Tiranë që doli i dyti pas Jorida Tabakut me mbi 18 mijë vota, ka qenë i ftuar në Report TV, ku ka dhënë komentet e tij të para pas përfundimit të procesit të numërimit.

I pyetur nëse ka pasur komunikim me Berishën, pas rezultatit të marrë, Alimehmeti është përgjigjur shkurt.

“Është shprehur vetë publikisht, kështu që nuk ka nevojë. E falënderoj për qëndrimin shumë korrekt”-ka thënë Alimehmeti.

Ai theksoi se e konsideron këtë rezultat një shprehje të qartë të vullnetit qytetar.

“Unë besoj shumë te demokracia nga poshtë lart. Kanë folur njerëzit shumë qartë. Njerëzit e dinë shumë mirë se cila është e duhura”-tha Alimehmeti.

I pyetur nëse është kontaktuar nga ndonjë prej kandidatëve të listës së mbyllur, Alimehmeti tha se është kontaktuar me disa prej tyre.

“Herë pas here po. Por ne duhet të shohim pjesën e madhe. Në këtë sistem elektoral mendoj unë dalin të gjithë të humbur. Jo vetëm kandidatët, por edhe njerëzit. Sepse sistemi është bërë gjithnjë e më i fallco dhe i largon të zgjedhurit nga zgjedhësit”-tha Alimehmeti.

Në emision, Alimehmeti përsëriti angazhimin e tij për demokracinë e drejtpërdrejtë.

“Unë kam qenë mbështetës i demokracisë së drejtpërdrejtë, ajo që kemi pasur 20 vjet më parë. Kam për borxh të ngre zërin tim, sepse është zëri i njerëzve. Më pyesin, ‘a je deputeti i zonës?’ Sepse ka shumë rëndësi ky fakt. Mazhoritari, për shembull, prodhonte një sistem më të fortë. Ky sistem i tanishëm u ka hequr njerëzve përfaqësuesin”-tha Alimehmeti.

Nga ana tjetër sa i përket të ardhmes në PD, Alimehmeti kërkoi reflektim nga drejtuesit.

“Unë kam hyrë në parti në prill të 2022-shit. Këto vendimmarrje janë bërë më përpara. I takon kryesisë së partisë dhe kryetarit të mblidhen bashkë, të bëjnë analizat dhe vendimet përkatëse. Mendoj se do të ndodhë shumë shpejt pas zgjedhjeve”-tha Alimehmeti. 

Në fund Alimehmeti kishte dhe një mesazh dhe për Tabakun dhe për votat e tij:

“Po e përgëzoj meqë mu dha rasti dhe shpresoj të bëjë punën e saj. Ama ka një problem këtu me perceptimin. Ky është gabimi i këtij sistemi. Ne garën e kemi me kundërshtarin politik, por ky sistem na bën të konkurrojmë nga brenda vetes dhe rrudhemi. Votat e mia janë bio.”

9 Komente

  1. K
    KERMA eshte Hormon kafshe Primittive

    alimehmeti eshte versioni koqe,i torollaqes tabaku

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alimehmeti=zombi i Saliut

      Puna eshte se vete Alimehmeti nuk eshte BIO, por nje klon e shemtuar i berishizmit. Nuk ka te ardhme politike per vemje si Alimehmeti.

      Përgjigjjuni
    2. s
      sali kari

      Ky eshte nje petull 7 lekeshe , nje loqe kandari dhe i rrezikshem , bythe lepires sahan lepires dhe fudull, kt dhe pandeli majko bejne nje mut po ti bashkosh bashke, ose jane nje mut i ndare ne mes, ky i ben gojore salehut edhe me shume se gjekmarkaj

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mjeku infeksionist

        O Alimehmet, te lumte qe paske marre gjithe ato vota, sa dyfishi i votave qe moren bashke partia e Like floririt dhe ajo e Idrizit. Dhe gjynah qe nuk do te jesh ne parlament per shkak te sistemit zgjedhor. Por me keto qe thua per vota bio e me pesticide, dhe me falenderimet qe i dergon xha Saliut, per qendrimin shume korrekt (vetem korrekt qe nuk eshte ai njeri), them se ben mire t' i kushtohesh profesionit tend. Shenjat tregojne se edhe ti, si ata qe ke kontaktuar, rrezikon te behesh kamikaz i xha Saliut.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pap

          Dr, pikerisht pse nuk ben dot gje ne profesion, ky kolegu yt i ka hedhur syte nga politika!!! Dhe mire ben, kete te drejte nuk mund t'ja ndaloje askush, se eshte e tij. Te pakte, me hyrjen e tij ne parlament, ju mjeket do te kishit nje perfitim, se do te beheshit me protokolle mjekimi...... Shpresoj t'ju kujtohet llogjika e tij ne nje nga daljet ne media, kur donte te bente "fajtore/deshtake" qeverine/parlamentin se ju kishte lene te punonit pa protokolle dhe prandaj ishte aty ku ishte sherbimi shendetesor neper spitale....?! O nene, o nene..... ky dr duket se ka mesuar te bardhat nga faqet e librave...... imagino, sipas tij, qe ministria te krijoje protokollet, parlamenti dhe qeveria t'i aprovoje dhe ju doktoret ti zbatoni/punoni sipas tyre....!!! Ku, ne cfare planeti e ka pare ky, dr, kete gje,qe protokollet e mjekimit te dalin ne drite ne kete menyre??!! Mire e ka, se del flet ne tv publik dhe ne vendin tone sot kaq duhet......

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kapterri

          Doktorr,tek Pd -ja, ty, po bere gili vili per ndyshime,Sala,leshi-preshi,do te grijne.Ma kete profil qe ke mbajte deri tani,as mish, as peshk, ashtu vazhdo ose futju full time doctorllikut,se kane per t'honger mulrat e Pd-ës.

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            I pari qe duhet te shkarkohet eshte Vampiri i vicidolit me humbjen madheshtore qe korri, me e madhja ne historine politike elektorale ne Shqiperi per 113 vjet shtet dhe me hyrjen e tij ne librin gines me 11 humbje elektorale te medha. Aleanca bathore foltore madheshtore almagojore kujtimhamshore ne gropen e zeze te historise politike te Shqiperise.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shpenka

              Edhe kete doktorin e vogel , qe doli ne ekran ne kohen e pandemise , e paska denuar sistemi zgjedhor ! Po Tabaken pse nuk e denoi sistemi zgjedhor ? Kam idene se Alimehmeti e di mire ku eshte e keqja , por i mungon kurajo qytetare qe ta thote hapur . Atij nuk ja mban te thote , qe sa te jete Berisha i cilesiuar NON GRATA , nga aleatet tane strategjike , ne krye te PD , nuk do te kete fitore te demokrateve ne zgjedhje te ndryshme. Ky eshte nje realitet dhe tashme askush nuk e mohon dot. Kete realitet e pohojne vetem demokratet e distancuar nga Berisha , si Dash Shehu , Enkeledi i Ali ish beut , Dashi Peqinit , Bejko i Lazaratit dhe ne krye te tyre , miku i ngushte i Gites , Luli floke xheli . Aliut te mehmetit do ti shkonte me mire te ishte ne kete grupim , po te bashkuar , jo si i beri Berisha , kashte e koqe .

              Përgjigjjuni
              1. @
                @.

                Ky kok shpulla nuk ka mendere ti thot gjerat me emer. Prandaj, kot që lytyroset tek kjo parti e degjeneruar që ne gjenesë.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje