Fatmir Xhafaj, i cili fitoi mandatin në listën e hapur të PS-së në qarkun Tiranë, ka reaguar duke falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar.
Ata e kanë përshkruar garën të vështirë dhe konkurruese, duke thënë se në fund ia doli me sukses.
“Ishte një garë e vështirë, shumë konkuruese, me sfida të shumta e në disa aspekte jo dhe shumë e barabartë, por dhe një proces me sulme të ulëta nga disa individ që nuk nguruan të lëshonin edhe kësaj radhe në ndonjë media breshërinë e shpifjes dhe baltës ndaj meje me një qëllim të vetëm se si të isha humbës në këtë garë. Po ne ja dolëm me sukses duke fituar mbi ta dhe mbi të gjitha pengesat e ngritura!”, shkruan ai.
Ndër të tjera tha të gjitha janë “vota të vërteta dhe të sinqerta, votë e kërkuar me përunjësi dhe respekt, votë e dhënë me zemër nga plotë 13.673 zgjedhës.”
Postimi i Xhafajt:
Miqtë e mi,
Tashmë që procesi i numërimit është përmbyllur dhe zyrtarisht konsiderohem fitues në këtë konkurim elektoral – 2025 është momenti për të adresuar disa fjalë për zgjedhësit e mi, për të gjithë ata mijëra mbështetës që i’u bashkuan garës sime në të gjithë qarkun e Tiranës, edhe nga përtej kufijve, dhe për ekipin e stafin tim të fushatës.
Faleminderit nga zemra të gjithëve!
Për herë të dytë rradhazi (2021 dhe 2025) edhe në këto zgjedhje isha pjesë e listës së hapur konkuruese duke garuar për një mandat të ri parlamentar. Në rreth 60 ditë ne zhvilluam një garë konkuruese, në respekt të plotë të kushtetutës e ligjit zgjedhor, një garë tërësisht transparente dhe etike, duke pranuar kundërshtarët dhe vlerësuar e respektuar konkurentët brenda forcës sonë politike dhe veçanërisht duke punuar me përunjësi dhe respekt ndaj zgjedhësve tanë.
Beteja kryesore elektorale u fokusua te Njësia 10 të cilën e përfaqësoj dhe e drejtoj politikisht prej 10 vjetësh duke bërë në të 6 beteja elektorale (të gjitha të fituara) dhe duke e përfaqësuar me 3 mandate deputeti. Ne e fituam edhe këtë betejë duke ruajtuar të njëjtin rezultat fitues dhe me një diferencë të thellë me kundërshtarët politik. E gjitha kjo falë zgjedhësve të mençur të Njësisë 10, që prej vitesh kanë besuar dhe përsëri besuan te Partia Socialiste e përfaqësuesit e saj. Falë burrave e grave, djemve e vajzave socialistë të kësaj njësie në zemër të Tiranës që u angazhuan me shumë angazhim edhe në këtë betejë fituese. Ju jam mirënjohës dhe të jeni të sigurtë se do të vazhdoj t’ju përfaqësoj të gjithëve me shumë përkushtim e përunjësi.
Veçanërisht edhe falë ekipit elektoral në këtë njësi (të deleguar, kryetar, bashkëkryetar e sekretar të OS-ve, koordinatorë e patronazhistë elektoral), të cilët punuan me shumë përgjegjësi për fitoren e PS në Njësinë 10-të. Faleminderit nga zemra!
Krahas betejës për Nr.5 – PS, paralelisht u përfshiva në një tjetër betejë elektorale, atë personale si pjesë e listës së hapur në qarkun e Tiranës.
Ishte një garë e vështirë, shumë konkuruese, me sfida të shumta e në disa aspekte jo dhe shumë e barabartë, por dhe një proces me sulme të ulëta nga disa individ që nuk nguruan të lëshonin edhe kësaj radhe në ndonjë media breshërinë e shpifjes dhe baltës ndaj meje me një qëllim të vetëm se si të isha humbës në këtë garë. Po ne ja dolëm me sukses duke fituar mbi ta dhe mbi të gjitha pengesat e ngritura!
Njësia 10, është njësia me numrin më të vogël të zgjedhësve në të gjithë qarkun e Tiranës dhe kjo ishte një ndër vështirësit tona kryesore, një ndër pabarazit e nisjes së kësaj gare në raport me konkurentët e tjerë brenda listës sonë. E megjithatë ne përseri ja dolëm me sukses. Vetëm 12% e votave të marra janë nga njësia 10, të tjerat nga gjithë qarku. Gjithçka, votë pas vote, me komunikime e takime të shumta me zgjedhësit dhe me një ekip vullnetarësh elektoral në të gjithë qarkun që funksionoj në përditshmëri e plot përkushtim.
Janë vota të vërteta dhe të sinqerta, votë e kërkuar me përunjësi dhe respekt, votë e dhënë me zemër nga plotë 13.673 zgjedhës.
Jam tejet krenar kur shoh njerëzit që kanë punuar me mua në këtë fushatë, pa asnjë lloj interesi, pa asnjë përfitim material apo financiar, por vetëm me besim dhe përkushtim njerëzor.
Jam shumë i lumtur dhe krenar kur shoh votat e mbledhura me respekt të plotë për shenjtërinë e votës së lirë. Janë thjesht vota besimi!
Mirënjohës pa fund të gjithë atyre që më premtuan e ma dhanë votën duke besuar te ajo çfarë unë jam, te çfarë kam shërbyer në gjithë karierën time politike dhe te angazhimi im publik për ti përfaqësuar në një mandat të ri parlamentar. I garantoj se do ti përfaqësoj me besnikëri e integritet vlerat dhe interesat e votuesve të mi, se do t’iu qëndroj deri në fund angazhimeve të mia publike. Ata e bënë detyrën e tyre duke më dhënë besim përmes votës së tyre! Tani është rradha ime të bëj detyrën përmes përfaqësimit të tyre parlamentar!
Një MIRËNJOHJE të veçantë për bashkëpunëtorët dhe ekipin tim elektoral që bëri një super punë në të gjithë qarkun për fitoren e PS dhe në mbështetje të kandidaturës time deri në numërimin e votës së fundit. Ata kanë meritën e madhe që me shumë durim, angazhim e përkushtim ideuan e organizuan një fushatë të jashtëzakonshme, me një axhendë të ngjeshur publike aktivitetesh në territor dhe në komunikimin publik e mediatik, tërësisht transparente dhe shumë etike! Jeni vërtet të mrekullueshëm! Skam fjalë tjetër për ju! Jam shumë krenar për ju! Do të mbeteni përher miqtë e mi!
E në mbyllje një falenderim me shumë mirënjohje familjes sime të dashur dhe familjarëve e miqve tanë që prej shumë e shumë vitesh bashkëudhëtojnë me shumë besnikëri ndaj meje në këtë rrugëtim të vështirë të karierës sime të gjatë politike.
Faleminderit nga zemra për gjithçka!
Ka plot te rinje ,qe jan te Karikuar/Mbushur me Energji e kan deshiren te japin kontributin e tyre per Shqiperine si Kreshnik Osmani, Elena Kocaqi e shum te tjer ,qe do ta meritonin ate Parlament ,shum me shum,se ky Paraziti i kohes se Nanos .
Ik ore pirdhu.
Ami,, o trupordhe ,kte ke mesuar ne Shba ti Pirdhu vettem ?Apo s'kishe me vend te lire ne kafke ! Fyerja eshte replik idiotesh
Sidomos kocaqka është më kokë!
Skuthet gjenden ne Shqiperi dhe ashtu si kan shpirtin, te zi, katran te ushqyer nga palaçua dhe krimineli Sali Berisha e tregojne veten si minj ferrash duke shkruar neper portale apo me pseudonime ne gazeta. Njerez te poshter sa s'ka ku te shkoje , por jemi mesuar se toka mban mbi vete hardhucka, gjarperinj breshka dhe keta skuthet qe vete e identifikojne vete me kete emer. Fatmir Xhafa eshte nje personalitet nga me te sinqertete dhe me te ndershmit ne Shqiperi, nje intelektual i perulur dhe dinjitoz, nje njeri i dashur dhe i komunikueshem sa asnje tjeter. Me behet qejfi qe ka fituar ne Shqiperine e mbushur me skutha( si thone vete) I uroj shendet, sukses dhe po eshte se mund ta lexoje komentin tim do ti jepja dhe nje porosi: Te reformojne ligjet mbi te drejten dhe detyren e prokuroreve dhe gjyqtareve se po tallen me popullin maskarenjte duke percaktuar saktesisht dhe pa ekuivok cilesine e hetimit dhe gjykimit, afatet dhe çdo gjykim asnjehere te mos behet me nje person gjyqtar, kategorikisht por mbi tre gjyqtar. Njekohesisht prokurori dhe gjyqtari per shkeljen me te vogel duhet te pergjigjet me ligj dhe te denohet me burg njesoj si qytetari fajshem. Te krijohet nje komision mbikeqyres qe te percaktoje dhe udheheq duke saksionuar te drejten per per ti shkarkuar prokuroret dhe gjyqtaret ne raste te shkeljes dhe manipulimit te provave. Une s'jam jurist por talljet qe po bejne prokuroret dhe gjyqtaret sot duke filluar qe nga Dumani e deri tek gjyqtaret e apelit etj jane skandaloze per jeten e qytetarit. Te shkel ligjin nje qytetar denohet rrepte, ndersa prokruroret dhe gjyqtaret sot ne Shqiperi jo qe shkelin ligjin po bejne dhe trimin. Ai popull i paguan dhe duhet te sherbejne me devotshmeri dhe perulje, strikt ne gjykim dhe afate nuk duhet te kalojne pa mbarim si po ndodh me gjyqin e Sali Berishes qe ka kaq vjet dhe zoti Dumani tallet. Ne qoftese ai perkrahet duke toleruar ligjin atehere populli i ndershem duhet et marre fatet e tij ne dore dhe mos te kujtojne, se ne Shqiperi ka njerez qe nuk durojne me. Prandaj, zoti Fatmir Xhafaj, pritja eshte emadhe dhe vendimtare se ligjet ju i keni ne dore si parlament dhe perfaqesues te popullit. Duhet ti beni gjyqtaret dhe prokuroret te dridhen nga perfaqesuesit e popullit dhe jo te tallin bythen se na plasen. Uroj suksese !
Mire thote ky komentues, te gjitha i ka sakte, jane cerdhe komunistesh fillon Xhafa, Rakipi ish hetuesi, Dumani me shoket e tij ne Spak, Sadushi dhe deri gjyqtare e prokurore ne te gjitha nivelet se punojne ne shtet te gjithe keto, kane studio ligjore. Me pas me studio avokatie, noterie me emra te tjere deri ne biznese ndertimi si Xhafa fshihet emrin Arlis Ndertim pallate shiten te noteria bashkeshortja e Xhafes, marre leje nga Veliaj (ky merr pjesen e vet). Veliaj mbrohet nga studio Rakipi (pazarciu i Xhafes e Dumanit, rri akoma drejtor magjistrature). Te gjithe keto lart jane armiqte e Rames. Rakipi nderto pallate me emra te tjere, se mbyll pazare gjyqesh me gjyqtare e prokurore neper kafenete apo restorante per troje. Te gjithe jane me superluks shtepia,vila, pallate, makina, shetitje jashte vendit dhe sigurine femijeve me parate e shtetit qe kane vjedh dhe po vjedhin. Dumani eshte kokrra pushtit, ben sikur po ben drejtesi, edhe ne spak bejne pazare dosjesh, si ushtari i Xhafes (hetues me i vjeter dhe superhajdut, se ia kalon stafeten Gramoz Ruci, e ky nderton pallate e vjedh me femijet buxhetin e shtetit pas largimit). Prokuroret e gjyqtaret kane kaluar vetingun, jane me ordiner bejne pazare haptaz, kane shkaterruar sistemin e drejtesise. Keto lart japin mbeshtetje per korrupsion.
Po kta vet i kan ngatruar punët kështu që të mbetesh gjykatave. Po dhe nai lek tak-fak e zgjidhin
Bravo per komentin dhe mbeshtetjen si dhe keshillat qe I jep ne adrese te deputetit Fatmir Xhafa nuk i heq asnj presje ? Do ishte mire te kishim nga nje perfaqesus te popullit ne nivelin e deputetit Fatmir Xhafa nga nje per sejcilin QARKE ??? I uroj suksese ,
Paraziti I sateme .Bythqiret si ty kujt I duhen.As me fshi menderen nuk vlen se ta ben pis..Shko bjeri murit me koke tashi se populli e beri zgjedhjen.Te rinjte e tu jane te tredhur si ty,mbajne ere si ty prandaj nuk u hedh kush qyrret jo me ti votoje.
kujdes me te tilla shpreje si e "Sateme" o injorante sumlepires,sepse s'i kontriboni asaj qe i duhet atij vendi.Vetem maskarenjt mundet te mbeshtesin te vjetrit qe vec perfitimit personal nuk i kan sjell asgje Shtetit Rrumpalle , ne te cilin nuk funksionon asnji institucion vecse konjukturat korruptive brenda Klaneve Politike ,qe ne te vertet vec Pasurimiit Personal, s'i kan afruar asgje as ktij populli qe lufton me Mbijetesen,nderkoh qe kta Palaco Parazite ,sikur mos t'i mjaftonin Pasuria qe kan ven ,por arrijn deri aty ,te 3-fishojne rrogat Mujore ,duke i treguar hapur ,se then shqip ;S'ju ha botha fare ,per kte Popull. Kujt i duhet asaj Hale Parlamentare 140- HAJDUT ?????
Te lumte je I zoti I punes ne kuvend
Suksese ! E meriton je i fundit nga Socialistet .
O komenyues i ores 2o.29 nuk eshte psrazit i kohes se Nanos por hetues i tmerrshrm i diktatures komuniste
Ia befte zoti hallal.Llumin e asaj kohe ka gjykuar.Po ai llum qe e ka perdhunu shqiperine tash 35 vjet.
Nga deputetet më të mirë të PS.Njeri me integritet moral e profesional.E meriton. Duhen edhe vlersuar ata që e meritojnë.
Dje kur ky punonte per sigurimin i torturonte shqiptaret duke ja hequr dhembet me pinca. Sot deputet do te beje ligje per jeten e shqiptareve. Popull i mbaruar
Per cfare duhet ky ? Shkrimi eshte koti se cfare ka hequr Xhafa per tu bere deputet. Po te ishte I rendesishem Rama e mbante tek vehtja ose e vinte ne nje zone te mire. Per cfare duhesh ....
E ke Merituar plotësisht, krenar për Ju.e me që mu dha rasti të urojë datlindjen pak dit vonesë po punë nuk Prish????.2 Gëzime dhe shumë urime????
Fatmiri eshte shume serjoz ne pune dhe ne detyre. Profesjonist i vertete. Njesia 10 e beri tre here deputet dhe tani duhet ti ndihmoji banoret e njesise ne zgjidhjen e halleve te tyre!