Kandidatët "anonimë" në Parlament, Petro Koçi: Do të jetë një minus për Shqipërinë

20 Maj 2025, 21:20Politika TEMA
Kandidatët "anonimë" në Parlament, Petro Koçi:

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, është shprehur se me daljen ‘jashtë loje’ të deputetëve të vjetër të kësaj force politike, Parlamenti do të humbë shumë.

Komentet Koçi i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN, ku tha se shumë prej deputetëve të rinj që do të hyjnë në Parlament, nuk do të jenë në lartësinë e duhur dhe as të barabartë me ‘senatorët’ e vjetër.

Ai tha gjithashtu se nuk e dinte arsyen se përse disa kandidatë të rinj, të cilët nuk janë figura të njohura politike, morën aq shumë vota në listat e hapura, por shtoi se sistemi aktual zgjedhor prodhon garë të pabarabartë.

“Fitorja është meritë e padiskutueshme e Partisë Socialiste, një dëshmi e një besimi të ri, pse jo edhe plebishitare për këtë forcë politike. Unë mendoj që Parlamenti në radhë të parë është edhe një përvojë politike. Parlamenti do njerëz që e njohin mirë shtetin, njohin marrëdhëniet e Parlamentit me institucionet e shtetit, njohim mirë marrëdhëniet e institucioneve me njëri-tjetrin.

Njerëz që kanë përvojë në fusha të caktuara të funksionimit të shtetit dhe parlamentit. Mendoj që vërtetë ikja e të vjetërve do të jetë një minus. Besoj se ata që kanë hyrë rishtaz në Parlament, do të ketë individë që do të jenë në lartësinë e duhur, por edhe nga ata që nuk do të jenë në lartësinë e duhur.

Ka figura të reja si Pirro Vëngu që unë besoj se do të jenë në standardin e lartë. Aty ka shumë eksperiment që edhe mund të ishte shmangur. Unë nuk i di arsyet konkrete se përse disa kandidatë të rinj u votuan aq shumë, por di të them se për shkak të sistemit, gara ka pabarazi të jashtëzakonshme”, tha Koçi.

11 Komente

  1. T
    Tarras-Bulba

    Po vertet nuk e kuptoke o Petro pse populli votoi deputetet e rinje!!??? Eshte shume e thjesht, se ju deputetet dhe "senatoret" e vjeter keni uzurpuar karriket dhe zorr se i leshoni, ju (perfshire ketu te gjithe te majt e te djatht) jeni politikaret qe e keni kthyer politiken ne nje profesion te sukseshem perfitimi... Popullit i ka ardhur ne maj te hundes per premtimet qe ju leshoni ne prag te zgjedhieve si gjethet e pemve kur bien ne stinen e vjeshtes dhe kur e zini ate karrike as qe e rruani me per popullin, edhe per ata pak politikan qe s'e kan zhytur shume doren ne qypin e mjalti, heshtja eshte pajtim me krimet dhe viedhiet e bea nga koleget e tyre. Ndryshimi ne listen e deputetve duke prur gjak te ri eshte nje zgjuarsi e Rames, se shunmica e deputetve jane ber kaq bajat ne sy te popullit (prap e perseris nga te dyja anet si PD dhe PS). Prandaj or ish-komshi mos u bej merak per te rinjt se keta jane njecik me te zgjuar se shumica e "senatorve" me pervoj te kohes tende, dhe i kuptojn dhe mesojn gjerat me shpejt (fast learner - ti e kupton se ke mbaruar dhe per anglisht...). Me mire deputet te rinje dhe te ndershem se sa "senatoret" e vjeter dhe te korruptuar!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Argita

      Shqiperia nga vendet me te korruptuara ne Europe, pra parlamentaret e djeshem bejne pjese integrale ne ate korrupsion, sot vijne deputete te rinj dhe Ky thote nuk eshte mire se Jane pa eksperience! Eksperience ne çfare fusée, ne korrupsion!!

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jimi

        Nje pyetje Petro ! Ti kur hyre per here te pare ne parlament, cfare pervoje kishe ne drejtimin dhe funksionimin e e shtetit dhe funksionimin e organit ligjberes ?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dr. Adhamudhi kolegu i Sa-Hales

          Nje ZERRRROOOOO me bisht!

          Përgjigjjuni
        2. D
          Diaspora

          Po edhe ju o Petro ne fillim nuk ke I ditur ,por I ke I mesuar e kjo nuk do te thote qe te rrine senatoret derisa tu mbaje koka ere hallve Hapuni rruge te rinjve

          Përgjigjjuni
          1. T
            Timo

            Nuk jam dakord Peci ! Shume ,Po shume NGA ju ,u bete teren qe Saliu TE mbreteronte ! Edi qe fjale plumbing qe eposhti ate mbreterim dhe cperfytirim qe ai I beri vendit ! APO degradimi Juan ne kohen e Nanos qe e solli prape ate figure TE ndyre ! Shume NGA ju Ini TE asaj kohe ! Ti , Majkua ,,,,, TE pa burra TE pa guximshem , TE heshtur dhe Saliu kalipic mbi ju bridhte neper parliament,,,,,, Jashte parlamentin mund TE kontriboni SE akoma kini borxhe perderisa pensionoheni me privilege NGA te tjeret !

            Përgjigjjuni
            1. L
              Loni

              Nuk dua ti shtoj asgje komentit te z Jimi. O petraq ju te vjetrit jeni te gjithe hajdute ,mjaft e vodhet , genjyet , mashtruat dhe e bete kete popull te flasi me vehte. Ikni mos jua shohim me syte , te rinjte sido te jene kaq hajna si ju nuk mund te behen , te pakten tani per tani. A ke dale jashte Tirane o Petraq mavria , shiko se ka akoma njerez ne Shqiperi qe diskutojne buken , o mavri,dhe kjo nga eksperienca juaj e vjeter.LERENI brezin e ri te punoje , mjaft me shkopinj nen rrota o rrote kaishi. Shiko shendetin PETRO se je zverdhur shume

              Përgjigjjuni
              1. D
                D.Didani

                Deputetet e rinj jane te arsimuar dhe sigurisht do te sjellin nivel te ri dhe me te avancuar ne parlament. Ne fund te fundit ne se nuk do bejne cudira akademike ,e sigurte qe nuk do bejne prapesirat e mjeshtrave hajdute dhe te korruoptuar. Mos ua qaj hallin. Nuk ka budallenj sot nga ana intelektuale. E keqja eshte se midis deputeteve te vjeter ka edhe ndonje anti kombetar....dhe kjo ka shume rendesi. Ai qe e do Shqiperine,eshte e sigurte qe do jete i mire si ligjvenes dhe ligj mbrojtes!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Taipi

                  Po. Ti. Anonim ke qene per vete Me nje. qeshje. Koke qe te beri. Plaku. MERE në. 97 shtyte 25 vjet. Deputet. Ik. Pirdhu

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mali

                    Të gjithë komentuesit kanë të drejtë për domososhmërinë e të rinjëve në parlament.Jo vetëm që nuk është gabim të futen të rinjtë por një zgjidhje racionale dhe e mirë e PS Me gjitheatë kur bënë zgjedhje duhet patur kujdes një kombinim i të rinnjëve me të vjtërit Sepse eksperiencën e të vjtërve nuk e zvëndësojnë dotë të rinjtë .Është e vërtetë që të rinj janë me shkollë me kulturë me disa gjuhë të huaja me profesione të ndryshme por të jesh nëpër komisione ku kalojnë me qindra projektë ligje duhet dhe përvojë ndryshe të tërheq për hunde , xhelal Mëziu, Saimir Koreshi.Edi Paloka,Flamur Noka Strazua Klevis .Balliu , Xhozi zhelja Tritani dhe shumë figura tëopozitës që janë që në 1992. Sidoqoftë i riu mëson shpejtë qoftë dhe duke gabuar në veprimtarinë parlamentare.Të rinjtë nuk kanë në kurriz barrën e kritikave për korrupsion sepse e fillojnë nga zero dhe do të kenë kurajo ti thonë gjërat troç.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nikoll Kamshi

                      Karrieren ç'do kujt ia afron dikush, fillimisht anonim,por pastaj puna të bën të njihesh duke kaluar në dritë. Aspak merak që janë "anonim".

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje