Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.
Kalaja i cili ka kërkuar nga KQZ dhe pamjet e kamerave të numërimit të votave, shprehet se në këto zgjedhje kryeministri Rama kishte ndryshuar skemë duke hedhur në “betejë” njerëz anonimë, të cilët dolën me nga 20 mijë vota në këto zgjedhje, pasi u mbështetën nga krimi i organizuar.
“Durrësi ka qenë një qark i diktuar nga krimi i organizuar. Radhën e kaluar gjysma e listës përfundoi në burg. Këtë herë po të shihni ka njerëz mbi 20 mijë vota, që nuk kanë mbrojtur asnjë kauzë dhe pas tyre ka tutorë votash që i kanë ushqyer me vota.
Mesa duket ka pasur një plan nga PS me kandidatë që i ka patronazhuar krimi. Një manovër për të parë se sa i fortë është ky grup. Në Durrës, ne fituam në Krujë që nuk fitohej nga PS. Fushë Kruja dha peshën kryesore.
Në 2023 kjo bashki u humb me 10 mijë vota. Kam marrë mbi 820 vota nga diaspora. Janë qytetarë të lirë që kanë besuar te tezat e mia. Unë kam bërë një fushatë të thjeshtë. Nuk kam harxhuar më shumë se 6 milionë lekë të vjetra. Jam kandidati i parë që bëj publike këtë. Kam pas objeksione, nesër marrë pamjet nga KQZ. Unë nuk jam gjuetar votash, kam jetuar me hallet e tyre”, tha Kalaja.
Fatkeqesi qe djem si ky e Iliri nuk fituan..e fitoi Muli, Klevisi e Albana me nga 300 vota. Opozita dhe per 4 vjet eshte ne doren e tyre.
O kok bo.... po ato 6 milionit kush t'i dha apo janë lekët e pensionit të "prindërve"? Nëse është ashtu siç thua ti, atëherë PS duhet të fitonte 100% të votave ne Krujë, Fushë Krujë e Laç për shtëpiat që ju ndërtoj banorëve pa asnjë qindarkë. Dhe pavarësisht se kush është Edi Rama, banorët e asaj zone treguan se përse kemi qenë përherë të fundit, në çdo gjë.
NUk fitojne me dot ne Shqiperi njerez qe mbajne ne goje si karamele emrin e Sali Berishes qe eshte helmi me i rrezikshem pa kthim ne jete dhe pike. Mesojeni o shqiptare pa ndjenje shqiptare qe edhe ju perfaqesoni krimin, tradhetarin dhe hajdutin. Fiksojeni per jete; ka mbaruar koha e juaj me Sali berishen. Ju humbni sepse nuk ndahi dot nga Sali Berisha. E pate me sy Agron Shehaj: u nda nga Sali Berisha dhe fitoi. Ju jeni te mbaruar nga mendja dhe nuk mundeni dot te distancoheni nga ai se lundroni ne nje mendje me te.
Ke të drejtë Arrow. Edi Rama i ndërtoi (aq sa ka ndërtuar se nuk i ka ndërtuar të gjitha) me paratë e veta. Ndërsa ky na tregon se ka harxhuar. Në janë të paratë e vetat apo jo, shko e pyete, ti ose Celibashi trim.
Nuk ka pas grupe ne durres pp ka pasir modbesim tek pd ja Si nuk e kuptoni qe populli i ndershem nuk i beson me qeverisjen kesaj force politike
6 milione dollare per nje kapele. Nuk eshte shume per Bufin komunist. Ky ka vjedhur kaq shume sa 6 milione dollare i duken nje karamele. Ndersa ky qe ankohet duhesh ne fillime te kuptone filmin e Bufit e jo te ishte aktor i keq. Kur kryetar i partis paguan Latifin 6 milione dollare per nje kapele , gjeja e pare ky kandidat duhet te pyesi vehten , ku jam , per ke po kanditoje, çfare eshte ky grupim te nxirte konkluzione dhe te terhiqej . Sic duket i pelqeu karriera pa menduar me gjate...