VIDEO/ Deputetët e opozitës kërcënuan me mosbindje dhe dhunë, kuvendi i pret me fjongo rozë

2 Tetor 2024, 09:21Politika TEMA
VIDEO/ Deputetët e opozitës kërcënuan me mosbindje dhe

Pas djegies së karrigeve dhe skenave të dhunshme ditën e martë, deputetët e opozitës kanë mbërritur një orë para sot në Kuvend, ku pavarësisht kërcënimeve të tyre për mosbindje civile dhe radikalizim të aksionit opozitar, janë pritur me fjongo rozë.

Ironikisht, fjongoja rozë, simbol i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit gjatë tetorit, përkoi me atmosferën e sotme në Kuvend, duke krijuar një kontrast të qartë mes kërcënimeve të opozitës dhe një përgjigjeje që ngjante më shumë me një mesazh qetësues sesa me një përballje të ashpër.

@gazetatema Deputetët e opozitës kërcënuan me mosbindje dhe dhunë, kuvendi i pret me fjongo rozë #viralvideos #viraltiktok ♬ original sound - Gazeta TemA

Lini një Përgjigje