“Kemi zgjedhur modelin gjerman, vota me postë”, Taulant Balla sqaron si do të votojë diaspora

2 Tetor 2024, 21:30Politika TEMA
“Kemi zgjedhur modelin gjerman, vota me postë”, Taulant Balla

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në të parën intervistë për mediat pas largimit nga posti i ministrit të Brendshëm, sqaroi në A2 CNN të gjithë procesin që do aplikohet në zgjedhjet e 2025 për votën e diasporës.

Balla deklaroi se garantimi i votës për bashkëkombësit që jetojnë jashtë Shqipërisë shënon ndreqjen e një gabimi historik dhe shlyerjen e një borxhi që shteti amë ua kishte emigrantëve.

“Më në fund u ndreq një gabim historik, sakaq edhe një borxh që Shqipëria dhe institucionet e saj vendimmarrëse u kanë qytetarëve që jetojnë jashtë territorit. Pra të gjithë atyre qytetarëve që gëzojnë njëlloj të drejtën e votës sikurse bashkatdhetarët që jetojnë në Shqipëri për tu shprehur edhe ata përmes votës, se kush është forca politike që duan ti qeverisë. Shqipëria bën pjesë në një grup vendesh që kanë një diasporë të madhe”, tha Balla.

Si i përzgjedhuri nga PS si drejtues politik për diasporën, Balla shprehur garancinë se procesi i votimit përmes postës është një model i aplikuar nga të gjitha vendet e zhvilluara në Perëndim. Ai sqaroi më tej të gjitha procedurat që do të ndiqen në mënyrë që vota e emigrantëve shqiptarë të numërohet nga KQZ pa u cenuar siguria e saj.

“Më në fund shqiptarët në çdo cep të globit nëse kanë një dokument të vlefshëm biometrik të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, do të mund të regjistrohen përmes një portali duke plotësuar ato kërkesë minimale që do të ketë vendimi i Entit Rregullator të KQZ, përmes postës, në atë adresë që ke regjistruar do të vijë një zarf me fletën e votimit brenda. Do ta kthesh përmes postës, shteti shqiptar paguan postën deri në banesë, ndërsa qytetarët kanë detyrimit të paguajnë për ta kthyer në Shqipëri dhe në ditën e zgjedhjeve votat do të numërohen sipas çdo qarku.

Durrsaku që jeton jashtë vota e tyre do numërohet në Durrës. Ky është një model që nuk e kemi shpikur ne. Disa vende aplikojnë modelin e votës së diasporës në konsullata dhe ambasada, por ne nuk e kemi këtë mundësi. Për nga mënyra e përllogaritjes së mandateve kemi zgjedhur modelin gjerman. Është një zarf i mbyllur, të vetmit që mund ta shohin, janë votuesi dhe numëruesi në KQZ. Procesi është sipas standardeve më të mira të të gjitha vendeve dhe shumë i certifikuar në aspektin e sigurisë së votës”, sqaroi Balla.

14 Komente

  1. R
    Rabid LIES

    Punon posta ne Librazhd!

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qirjos palikaris

      Nuk I keni mundesit per ne ambassador o klysha kurvash ps pd pl komunista te thekur

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lulezimi

        Ata qe jetojne jashte nuk i qeverise Shqiperia por atdheu i ri....

        Përgjigjjuni
        1. M
          Makiaveli

          Do vij personalisht të votoj Arlind Qorin. Me postë nuk kam besim

          Përgjigjjuni
          1. P
            Posta Shqiptare

            E hengri PDja! Me voten me poste, ne minutat e fundit Bideja kaloi Trump ne 2021. Zarfat bien ne dore te mjeshtrave dhe perfundojne ne koshin e Ripjelljes

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patriot

              Kjo tregon qe ky eshte me Salen sepse ai thoshte ca kohe ja kemi kaluare dhe Germanise. Ku ndergjegjia Germane dhe ku ju nje stan me hajdute. Per cfare sherbimi po I bene o koke qoshe me lista te mbyllura. Ne te sjellim voten dhe ti te fusesh ne perlament deputete simbase deshires se skenderbeut me mamicen. E dyta qe eshte edhe me e keqja edhe Sala edhe Meta do te jene deputete sepse jane ne krye te listave. Nqs do ti beshe verte sherbime emigrante ndrysho 2 ligje urgjente: 1 listat e hapura, 2 presidenti te zgjidhet nga populli.

              Përgjigjjuni
              1. 1
                1

                Une jetoj ne kanada dhe dua te votoj po ju nuk ma mundesoni kete gje me pengesat qe krijoni.Une jam te femija im dhe nuk punoj.Ne Shqiperi mar nje pension 1200 leke.Si thua ti minister une ti kerkoj djalit 40 dollare per te derguar zarfin qe ti apo shoket e tu te behen deputete?Jo kjo nuk mund te behet.Po ma pagoi shteti posten vajtje ardhje une votoj ,po te kerkoj une leke djalit qe ai i nxjer me gjak haroeni

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kris

                  Nuk votoj as per qenin e as per zagarin por vetem per partite e reja

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Svetllana

                    Une do te vij vete te votoj lexhedarin e Vicidolit Sali Vuk Berishen.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mirditori

                      Kto zgjedhje kan per tqen me rezultate te ndryshme prej tjerave

                      Përgjigjjuni
                      1. v
                        votuesi

                        Votimi me poste eshte metoda me e paster per te mashtruar sistemin, cilido shtet qe e aplikon, eshte shkaterrit te demokracise…

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fat man

                          Taulanti anetar i karteleve te droges ne Elbasan tregon se si do te vidhet vota e diaspores.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Taulanti kërkon një motër!

                            Adresa për dërgimin e votave": " p.... i Irisit" ....

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              sapa

                              Modelin gjeman?dhe mendoni se edhe si njerez do keni kulturen politike gjermane?

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje