Diplomatja e SHBA takon deputetet e PS dhe PD pas incidenteve në Kuvend, zbulohen temat e diskutimit

2 Tetor 2024, 18:31Politika TEMA
Diplomatja e SHBA takon deputetet e PS dhe PD pas incidenteve në Kuvend,

E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Klotilda Bushka dhe zëvendëskryetaren Dhurata Çupi për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Parlamentit.

Në një njoftim të bërë në faqen zyrtare të Facebook-ut të Ambasadës amerikane, thuhet se ato theksuan rëndësinë e institucioneve të pavarura, natyrën kritike të reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rolin jetik të shumicës dhe opozitës në nxitjen e një demokracie të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.

Ky takim vjen në një moment trazirash në Kuvend e Komisione Parlamentare. Kujtojmë se edhe këtë të mërkurë mbledhjet e Komisioneve parlamentare nuk janë zhvilluar normalisht pas bojkotit të deputetëve të PD, ndërsa te “Etika” pati edhe përplasje, ku Flamur Noka shkuli mikrofonin duke detyruar Bushkën të mbyllje mbledhjen ku do të diskutohej për masën disiplinore të kërkuar nga grupi i PS për 24 deputetë të PD.

3 Komente

  1. S
    Sara

    cfare fytyre e ngrire nga botoksi kjo ne te majte

    Përgjigjjuni
    1. l
      leko

      Kurva Çupi e pa fytyrë,nga një anë djeg kariket nga ana tjetër del në foto.

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti

        jo moj duhet te debatosh me gjykatesit dhe SPAK-un sepse po te veprojne ata nuk trimerohet njeri, sjane trima

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje