Oh, karriget e mija! Kënga 30 vjeçare e politikanëve të sulltanatit

2 Tetor 2024, 20:05Politika TEMA
Oh, karriget e mija! Kënga 30 vjeçare e politikanëve të

Nga Ylli Pata

Edi Paloka thotë që nuk shtyhet më këta qeveritarë do t’i zhdukim. Gaz Bardhi thotë se dogjëm karriget tona, Flamur Noka solli benzinën, deputeti Nallbati i vuri zjarrin.

Po mirë çfarë tha Taulant Balla shumë vite më parë? Tha se vajza e Sali Berishës ishte një agjente ligjore e kompanive që kërkonin leje qeveritare? Sali Berisha i shau nënën e motrën.

Por letë lëmë të gjithë filtrat etikë e politikë. Po pse nuk e bëjnë këta revolucionarë këtë që thonë e të na lënë të qetë. Po, le të ndërpresin marrëdhëniet me mazhorancën, me drejtësinë dhe me ndërkombëtarët e të nisin luftën. A a dalin dot?

Në fund të fundit, nuk se nuk e kanë bërë? Sepse këu nuk ka lidhje nëse ata bëjnë luftë, por na kanë çarë dërrasat për zgjedhje, duke akuzuar Lulzim Bashën si fajtori i djegies së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve.

Po shikohet se të gjithë njerëzit që kanë akuzuar Lulzim Bashën po rikthehen te teza e luftës, e qeverisë pa Edi Ramën e djegies së mandateve sepse Edi Rama i ka të gjitha.

Këtu nis gjithçka realisht, sepse opozita shqiptare sot nuk është Sali Berisha, madje nuk është fare Sali Berisha. Po kush është sot opozita shqiptare?

Lulzim Basha është më shumë se Berisha, sepse e njohin ndërkombëtarët. Dash Shehi është shumë popullor ndër të gjithë që nuk e duan Edi Ramën. Agron Duka gjithashtu ka mjaft ndjekës, Nard Ndoka gjithashtu, së bashku me Shabanin, Lapajn e Qorin. Po doktori e Ilir Meta? Kanë por vetëm në panele, sa dalin në popull bëjnë çep.

Djegia e karrigeve si pronë e depuetetëve aktualë të PD-së është një logjikë absurde, asi ata nuk janë karriget e tyre as të Berishës as të Saljanjit, e as të Bardhit as të Gridës, por të votuesve i pyetën, apo i konsultuan ata? Jo se nuk e kanë bërë asnjëherë!

Zjarri ka qenë një urdhër, një fatwa nga Khomeini i katit të 8 që të çojë një mesazh në perëndim, i cili demokratët i ka dëmtuar, por që doktorin e ka ngazëllyer, madje mbajtur me gajret, si Irani mbrëmë që tha se rrënoi Izraelin, por që në realitet nuk i shkaktoi asnjë problem. Thjesht u tha se ato karriket janë të miat.

3 Komente

  1. c
    ce

    Me 7 tetor ne nderim te idhullit ideollogjik te Hu xhintaos 80 vjecar te tyrbes se katit te 8t, revolucionit te Tetorit ne pordhesten e organizuar me kete rast Flamut Geringu do vije i veshur me uniformen e marshallit Herman Geringu dhe me kryqin e thyer ne qafe me te cilin e ka dekoruar sheiku taliban me 13 vila brenda dhe jashte vendit imam haxhi dede sali fazllic dumbaba me 40 hajdute, per aktin heroik te djeg'jes se parlamentit me 30 shtator.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      O Z. Patok, një pyetje: a e ke kryer shkollën fillore!?!? Ja si shkruan mender "gazetari"; "Në fund të fundit, nuk se nuk e kanë bërë" Ky është komplet analfabet, dhe një nxënës i klasës së dytë apo të tretë nuk i bën gafa të tilla! Dhe ky vazhdon të njëjtin avaz, i ka vënë vetes "detyrë" të ndryshojë sintaksën e Gjuhës Shqipe! Rrofshin debilët, poshtë debilët në gazetari!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mësuesi i gjuhës shqipe .

        ...nuk se nuk e kanë bërë . Shprehja është shumë e drejtë ,zoti Nik . A nuk është e njëjta gjë , me ....nuk se s'e kanë bërë.... Nuk ka asnjë gabim llogjik e drejtshkrimor .

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje