Deputetët e Rithemelimit vijojnë skenarin e kaosit me zhurmuese në Kuvend

8 Shkurt 2024, 10:14Politika TEMA
Deputetët e Rithemelimit vijojnë skenarin e kaosit me zhurmuese

Ka nisur mes kaosit dhe tensioneve seanca në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputetët e Rithemelimit  siç edhe pritej kanë vijuar sërish me përpjekjet e tyre për të penguar punimet në Kuvend duke përdorur zhurmues që në nisje të seancës plenare. 

Pavarësisht se një numër i madh i deputetëve të opozitës janë të përjashtuar, deputetët e pranishëm, Ina Zhpa, Lefter Gështenja, Edi Paloka kanë vijuar me skenarin e kaosit. 

Të përjashtuarit nga Komisioni i Etikës, pas trazirave dhe përplasjeve të shkaktuara në seancë dhe Komisionin e Reformës Zgjedhore:

1-Albana Vokshi
2-Sorina Koti
3-Elda Hoti
4-Lindita Metaliaj
5-Isuf Cela
6-Tritan Shehu
7-Lefter Geshtenja
8-Helidon Bushati
9-Xhelal Mziu
10-Edmond Spaho
11-Oerd Bylykbashi
12-Ervin Salianji
13-Saimir Korreshi
14-Kasem Mahmutaj
15-Ramadan Likaj
16-Kastriot Piroli
17-Qani Xhafa
18-Lodovik Hasani
19-Luan Baçi
20-Bledion Nallbati
21-Asllan Dogjani
22-Flamur Noka
23-Gazmend Bardhi

Lini një Përgjigje