
Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka denoncuar në Kuvend projektin për kanalizimin e ujërave të zeza në Libofshë.
Ai kërkoi nga bashkia e Fierit të jetë më e rreptë në lidhje me këtë situatë duke nënvizuar se banorët janë të pakënaqur.
“Dua të vijoj me disa vërejtje dhe problematika që kam gjetur nga kontaktet me njerëzit. Dua të them që pushteti i zgjedhur duhet të jetë më i fortë se pushteti i kompanive. Në Libofshë janë bërë dy investime të mëdha.
Te investimi për kanalizimin e ujërave të zeza. Kompania që është marrë me këtë projekt i ka zvarritur gjërat. Banorët janë të pakënaqur. Bashkia duhet të jetë më e rreptë”, tha Koçi.
Ai i kërkoi drejtorit të ri të Kadastrës së Fierit të shembë skemën e zezë të korrupsionit në institucionin që ai drejton.
“I kërkoj drejtorit të ri të Kadastrës në Fier ta shembë skemën e zezë të korrupsionit atje dhe aty të vihen njerëz që përfaqësojnë profesionalizmin. Kam një kërkesë edhe për drejtuesin e albpetrolit që ta rrëzojë rrethin mediokër.
Ne duhet të kemi një administratë sa më të ndershme. Jo si ajo që ka njësia e Dërmenasit që Akoma nuk ka denoncuar shembjen e urës në Darëzezë. Akoma nuk është zbuluar kush është fajtori që ka përgjegjësi financiare”, deklaroi ai.
Kadastrat jane vend korrupsioni. Pronat nuk regjistrohen pa paguar nepunesit e kadastres. Dihen dhe cmimet qe duhen dhene nen dore.