
Deputeti socialist Ilir Metaj, thotë se në jetën e tij nuk ka ndryshuar asgjë në thelb nga të qenit deputet.
Por ai flet për përgjegjësi dhe krenari të madhe, por edhe kujdes të përditshëm që këtë besim, të mos e shpërdorojë dhe ta nderoj deri në fund detyrën me të gjitha mundësitë tij.
Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai tha se një nga gjërat që ka vënë re është ndikimi kaq dramatik, që ka politika në jetën e njerëzve.
“Politika nuk është ferrë kacavjerrësve që i'u lidhet qytetarëve nëpër këmbë apo në fyt dhe iu zë frymën. Por duhet të jetë një lubrifikant i padukshëm që tu lehtësojë jetën sa më shumë qytetarëve. Rivalin politik ti duhet ta konkurrosh si rival politik me ide, ti nuk ke përballë një njeri që ta konkurrosh apo luftosh si armik. Ky është ndonjëherë gardhi që kalon cakun e të bërit politikë.
Politika shqiptare e ka marrë rrugën, kemi një mazhorancë që ka një tjetër mënyrë komunikimi në çuarjen para të sfidave shoqërore për shoqërinë dhe kemi një pjesë tjetër që ka ngelur peng në mospasjen e vizionit.
Në fund të fundit kjo reflektohet me votë. Ajo që njerëzit shikojnë reflektohet edhe me votë. Nuk ka njeri që jo vetëm në Vlorë por edhe në Shqipëri nuk i shikon ndryshimet. Shqipëria ka marrë një rrugë pa kthim në rrugëtimin e integrimit, sa do ferra të ketë nëpër këmbë”, tha Metaj.
Sipas tij, Vlora është një kantier i hapur, duke thënë se janë bërë investime të paimagjinueshme më parë dhe se Edi Rama e ktheu në markë turizmi dhe se po mban aeroporte, porte, bypass-e dhe tunele.
Lidhur me aeroportin, ai shtoi se do i ndryshojë jetën jo vetëm Vlorës, por të gjithë Shqipërisë.
Sa i takon rrugëve, Metaj deklaroi se rrugët po bëhen dhe do vijohen më tej dhe se po bëhet gati për të përballuar një fluks edhe më të madh turistësh.
Ai e cilësoi bërjen e aeroportit në vendin e duhur, duke e quajtur katalizator për zhvillimin e Shqipërisë dhe turizmit në veçanti.
Keshtu duhet te mendoje nji Politikane i vertete ,ndryshe nga Modeli i Politikanit qe kemi pare kto 30-vjet ,qe e pane Kostumin e POlitikanit si nji shanc per te shpartalluar Shqiperine dhe shekur mbi jeten e popullin ,mbi cdo gje kishin perpara ,madje edhe vrare popullin e kercenuar ne cdo kohe me banda e mtoda Kafsheriste Shpellarofashiste , me bo Pasuri .Me ndertu Vila kudo bregdetit . Me vra Pronarin -me vra Loken e marr Token ,tip Poltikani pra qe eshte thjeshte nji Mashtrues para Medieve e TV nderkohe qe jashte tyre dhe Parlamentit ai eshte nji gangsterr ,nji Kriminel ,nji mafioze qe gjate gjithe dites kerkon afera kriminale me vdneas dhe te huaj ,pra punon vetem e vetem te pasurohet , duke perdorur Nofken masken e Politikanit . Kjo duhet te ndryshoje ose do shkojne ne afghanistan
Dikur ata që bëhej nëpër botë e dinte vetëm Partia Punës, sot të gjith din si duhet ecur dhe ç'po ngjan.