Deputetja e PS, Koçeku: Rruga e Dukagjinit të përfshihet urgjentisht në planin kombëtar të investime

3 Shkurt 2026, 22:45Politika TEMA
Deputetja e PS, Koçeku: Rruga e Dukagjinit të përfshihet

Deputetja e Partisë Socialiste,Marjana Koçeku, kërkoi sot në Parlament përfshirjen sa më të shpejtë të rrugës së Dukagjinit në planifikimin kombëtar të investimeve infrastrukturore, duke e cilësuar atë si një investim të domosdoshëm për zhvillimin e veriut të vendit.

Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, Koçeku theksoi se Dukagjini nuk është thjesht një zonë gjeografike, por një pasuri kombëtare që i ka dhënë shumë artit, kulturës dhe identitetit shqiptar.

"Kur flasim Dukagjinin, nuk flasim për një cep në hartë, por për një pasuni kombëtare që i ka dhanë shumë artit, kulturës dhe tanë vendit tonë.

Prandaj sot, nga kjo foltore, i kërkoj Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ministrisë së Financave që rruga e Dukagjinit të përfshihet sa ma shpejt në planifikimin kombëtar të investimeve infrastrukturore dhe të trajtohet si një investim serioz, modern dhe vendimtar për të ardhmen e turizmit dhe zhvillimit në veriun e Shqipnisë.

Ne jemi në një rrugëtim historik drejt Bashkimit Europian. Mbështetja e zonave rurale dhe malore asht një nga politikat ma të rëndësishme të zhvillimit europian dhe një detyrim institucional ndaj komuniteteve që prej vitesh kërkojnë vetëm atë që u takon: infrastrukturë, zhvillim dhe dinjitet", u shpreh ajo.

2 Komente

  1. H
    Hallexhiu

    Zonja deputete të lumtë që po interesohesh për zhvillimin e kësaj zone. Të kësaj natyre ka edhe në rrugën kombëtare në Tiranë,që nuk interesohen dhe nuk janë interesuar asnjëherë për gati 36 vite asnjë deputet për rrugën mbrapa Dajtit, që të çon tek mali me gropa. Është katandisur keq e më keq dhe asnjë shkërdhatë deputetësh të kësaj zone nuk e kanë ngritur zërin. Është një rrugë me taban të fortë e ndërtuar nga italianët. Është një zonë fantastike turistike si në dimër ashtu efhe në verë. Po të themë edhe një herë zonja deputete për një bravo të madhe dhe mbase e ngre ti zërin në emër të këtyre rrugaçëve deputet që kemi ne në këtë zonë. Turp i madh tu vijë sa banor vuajnë për këtë rrugë që është shkatërruar kaq shumë. Kam shumë qejfë që së shpejti të bëjë edhe unë një vizitë në zonën që përmend ti. Lapidar do ti ngrejmë atij deputeti që do të interesohet plr rrugën tonë kombëtare Qafë Priskë-Mal me gropa.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje