Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë 14 në Tiranë, ku preku çështjen e legalizimeve. Rama tha se janë bërë afro 300 mijë legalizime, por kanë mbetur edhe rreth 70 mijë.
“Kemi diskutuar për legalizimet sepse është një proces i vështirë, janë bërë shumë legalizime afro 300 mijë, janë shumë, por ka akoma edhe një numër 70 mijë që duhet bërë. Por një pjesë e tyre janë problem sa i përket ligjit. Më e drejta është koha e regjistrimit. Ajo që mua më shqetëson është pse dikush që e pret legalizimin që në 2010 duhet të presë akoma dhe dikush që e ka bërë në 2018 e merr më shpejt.
Unë kam 10 vite që pres ndërsa komshiu pesë, dhe ai e merr më shpejt. Nuk funksionon kështu. Do të bëhet një sistem me kritere të qarta me vite dhe njerëzve do t’i thuhet se “prit se jemi akoma tek viti x”, por nuk do të jetë e mundur të bëhen kapërcime në sistem, që ja se “kapa një njeri e ia bëra”, jo nuk do të jetë kështu. Puna vazhdon, legalizime bëhen përditë.
Pastaj pjesa tjetër ka të bëjë me faktin që ne jemi duke digjitalizuar të gjitha hartat. Deri tani janë skanuar 54 milionë fletë. Por që të skanohen secila nga ato ka deri në 8 veprime, kështu që llogariteni vetë sa punë e madhe është. Brenda 2027 do të kemi çdo gjë të digjitalizuar, do të jetë me e thjeshtë”, tha Rama.
Legalizoni ndertimet pa leje mbi tokat e tjerēve kunder çdo lloj ligji mbi pronēn private , dhe e quani di mburrje ? O pisa delenxhilere. Urreni pronarët sepse kane trashëguar prona, kurse ju o morracakē u bete pronare duke vjedhur. Mallkuar qofshi te gjithē.
Difekti me i madh ne procesin e legalizimt ka qene selektiviteti me qellim perfitimin e shumave te medha ne forme rushfeti. Ky ka qene dhe eshte shkaku themelor ne vonesat e perfundimit te ketij procesi. Nuk ka pasur asnje veshtiresi teknike qe ky proces te kishte perfunduar gjate mandatit te dyte te PD-se 2009-2013, e aq me pak te mos perfundonte gjate mandatit te pare te PS 2013-2017.Sterzgjatja e shton presioni dhe pasigurine mbi nevojtaret dhe natyrisht rritet nga viti ne vit shuma e rushfetit qe duhet paguar. Nevojtaret e kane pranuar ne heshtje kete "takse "prej mijera eurosh nen dore vetem per te shpetuar shtepite e tyre qe per shumicen eshte e vetmja pasuri dhe siguri per familjet e tyre. Shpesh here qytetaret jane zhytur ne kredi e fajde per te siguruar shumat e kerkuara nga sekseret dhe qe u duhen vite e vite pune per ti shlyer.eshte e cuditshme se si behet gjithe kjo zhurme , ngrihen prokurori e gjykata speciale per korrupsionin dhe nuk thuhet nje gjysme thafi per perfitimet nga rushfeti qe eshte padyshim shume here me i madh ne vlere se perfitimet nga korrupsioni.
Nuk e kuptojme kete suksesin e madh me legalizimet. Zyrat e legalizimeve u sherbejne vetem atyre qe paguajne miliona dhe atyre qe ngrene vila dhe kulla. Une kam kater vjet qe kerkoj leje ndertimi per te ngritur nje cope shtepi te thjeshte sa per te futur koken, dhe vetem me sorollasin., edhe pse truallin e kam me certifikate te rregullt pronesie. Une sorollatem prej vitesh, kurse funksionari i PD i ka ngritur dy pallate 6 katesh perpara truallit tim. Shumica e funksionareve te PS dhe PD jane pasuruar vetem me ryshvetet e legalizimeve. A e dini se specialiste te legalizimeve, edhe pse jane ne ndjekje penale per korrupsion e vjedhje votash, jane caktuar perseri si koordinatore per zgjedhjet e ardhshme lokale???
Legalizoni informalitetin dhe mburreni. Politike e qelbur
Legalizim i Remujes, po si i bjen kjo Rilindja Urbane 2 , me mire me kalu nga shtegu i Legalizimit , apo ka ligj ka edhe Maliq.Kur duam te bejme show bejme rilindje Urbane , Kur duam ti mbrojme se i kemi militante ,kemi Legalizim , m.... njera k.....tjetra