
Nëse ka pasur një anomali gjatë ditës së zgjedhjeve lokale, ka qenë teknologjia e identifikimit elektronik. Problem që solli edhe mjaft tensione, por edhe më pas akuza nga ana e Sali Berishës.
Ndërkaq, gjatë ditës pati edhe tensione mes KQZ-së dhe mazhorancës, e cila i kërkoi më shumë se një herë të kërkojë ndjesë publike ndai qytetarëve.
Problemet me pajisjet elektronike, Celibashi: Kërkojmë ndjesë, njohim përgjegjësinë!
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi doli pak çaste më parë në një deklaratë për mediat, ku njohu përgjegjësinë e KQZ-së për problemet e shkaktuara nga mosfunksionimi i pajisjeve te identifikimit elektronik.
“Nëse dikush do ta tërheq KQZ në një debat jo produktiv, ne nuk kemi pse ta bëjmë, nëse ajo çfarë klasifikohet si parregullsi apo problematik në lidhje me funksionimin e pajisjeve të identifikimit, ka cenuar votën e një votuesi, ne ju themi që njohim përgjegjësinë dhe nëse kjo ka ndikuar tek ata edhe ndjesën e kemi kërkuar, nuk e di nëse dikush tjetër kërkon më shumë se kaq. Çfarë do duhet të ishte bërë ndryshe?”, u shpreh Celibashi.
Celibashi: Kemi verifikuar 927 tentativa për votim të dyfishtë
Kryekomisioneri i KQZ-së në një deklaratë për mediat bën të ditur se janë evidentuar 927 raste të tentativës së votimit të dyfishtë.
Gjatë fjalës së tij, Celibashi thotë se në KQZ kanë mbërritur 29 denoncime lidhur me shkelje të ndryshme gjatë procesit zgjedhor.
Ilirjan Celibashi: Kanë ardhur 29 denoncime të paktën formalisht, janë 4 denoncime nga 2 subjekte zgjedhorë, 2 nga PS dhe 1 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. PS ka denoncime për kandidatin e BF në Elbasan dhe në Tiranë, në 2 raste për thyerje të heshtjes zgjedhore. 1 denoncim nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për shpërndarje të bazës materiale për orët e para të procesit të votimit. 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm.
Bashkitë me më shumë probleme janë Tirana, Elbasani, Durrësi, Dropulli, Kamza, Konispoli, Lezha, Peshkopia dhe Tropoja. Në Dropull denoncimi lidhet me prishjen e pajisjes Pay, ka denoncime në bashki të tjera për intimidimin e votuesve, lidhur me postimet, me përmbajtje elektorale në rrjetet sociale. Ka denoncime dhe për votim familjar në disa qendra votimi apo bashki.
Përsa i përket procesit të identifikimit dhe pjesëmarrjes, janë 998 mijë e 663 votues të cilët janë identifikuar përmes pajisjes elektronike që janë edhe votues, kjo për ata persona që identifikojmë përmes pajisjes, nga këto janë 98,83 për qind iu është marrë shenja e gishtit, pjesa tjetër janë lexuar përmes kartës, por shenja e gishtit nuk ka qenë e mundur. Kemi verifikuar 927 tentativa për votim të dyfishtë. 14 mijë e 654 votues për herë të parë.
Vonesat e procesit elektronike ndikojnë në qytetin e Elbasanit
Pjesëmarrja në votime në qytetin e Elbasanit shënon rreth 26.61 përqind. Gazetarja Elisa Gjerani ka treguar se shkak janë bërë vonesat e procesit elektronik.
Ndërkohë, janë shënuar edhe disa incidente, siç është rasti i kandidatit Luçiano Boçi, i cili në kundërshtim me ligjin është parë në ambientet e qendrës së votimit në shkollën Jeronin De Rada.
Sakaq, më herët në Elbasan ka qene edhe ambasadorja Yuri Kim, e cila ka zgjedhur të udhëheqi procesin e votimit.
PS reagon sërish: S'dëgjuam ndonjë ndjesë nga Celibashi, qytetarëve iu mohua identifikimi elektronik
Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi ka dalë sërish në një deklaratë për mediat ku iu ka bërë thirrje qytetarëve të cilët nuk patën mundësinë të votojnë për shkak të problemeve në votimin elektronik, që të rikthehen sërish në qendrat e votimit për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.
Gjithashtu PS apelon të gjithë ata që ende nuk kanë votuar të shkojnë edhe të japin votën e tyre.
“Dëgjuam reagimin e komisionerit Celibashi për “qeverinë ku bën pjesë zonja”, por nuk dëgjuam ndjesën e tij drejtuar mijëra zgjedhësve, të cilët në më shumë se 500 qëndra votimi, u penguan të votojnë pasi pajisjet elektronike të KQZ-së nuk funksiononin.
Arsyet e mosfunksionimit të tyre ishin nga më absurdet, (deri edhe për moskarikim të baterisë), por kjo meriton një analizë të veçantë pas zgjedhjeve, sepse “qeveria ku bën pjesë zonja” e ka financuar masivisht KQZ-në për pajisjet e identifikimit elektronik, si edhe për ato të votimit elektronik.
Prandaj edhe nuk ka se si të mos na vijë tmerrsisht keq për mosdhënien e shërbimit të identifikimit elektronik, duke penguar mijëra zgjedhës për disa orë, teksa KQZ-ja nuk merrte dot as vendimin elementar të nisjes së votimit në çdo qendër, pa i mbajtur njerëzit me orë në pritje, përtej orarit zyrtar të fillimit të zgjedhjeve.
Por këtu jam përsëri për apelin e Partisë Socialiste, drejtuar të gjithë atyre që s’mundën të votojnë në orët e para të mëngjesit:
Ju lutemi rikthehuni gjatë ditës dhe kryeni detyrën tuaj qytetare, duke votuar! Po ashtu, Partia Socialiste u bën apel edhe të gjithë zgjedhësve të tjerë që nuk janë drejtuar akoma në qendrat e votimit dhe ende nuk e kanë ushtruar të drejtën e votës: Ju lutemi bëheni këtë në orët në vijim!
E përsëris, kushdo prej nesh që voton, voton edhe për ata që nuk e kanë të mundur të votojnë, sepse janë larg apo sepse janë ende fëmijë, por duan dhe meritojnë një Shqipëri akoma më të mirë.
Vota vlen shumë! Vota vendos shumë! Vota e përcakton më shumë se çdo gjë tjetër të ardhmen tonë të përbashkët! Prandaj thirrja e Partisë Socialiste është votoni, votoni, votoni!”, tha Muzhaqi.
“KQZ tregoi papërgjegjshmëri”, Mero Baze: Ka dëmtuar pjesëmarrjen në votim me identifikimin elektronik
“KQZ u bë problem i parë sot më mungesën e përgjegjshmërisë për mjetet e identifikimit elektronik të qytetarëve” -kështu u shpreh analisti Mero Baze në një lidhje të drejtpërdrejtë me ABC Neës duke komentuar vonesat në nisjen e procesit të votimit për shkak të problemeve me pajisjen e identifikimit elektronik.
“KQZ u bë problem i parë sot më mungesën e përgjegjshmërisë për mjetet e identifikimit elektronik të qytetarëve. U bllokua votimi për dy orë, dhe njerëz që shkojnë për të votuar është shumë e vështirë t’i kthesh sërish. Pra, parimisht ka dëmtuar pjesëmarrjen në votim me papërgjegjshmërinë që ka treguar. Është totalisht përgjegjësi e KQZ.
Opozita, që mund të dëmtohet njësoj si qeveria nuk ka reaguar dhe duket është në gjatësivale me KQZ, vijoj të mos e kuptoj pse duhet përfshirë policia në këtë debat.
Nëse nuk ka shkuar për një situatë të caktuar është përgjegjësi e policisë, por të shkojë policia për të bërë një foto opozita kjo është papargjegjshmëri” – u shpreh Baze.
Celibashi: Në 531 qendra votimi nuk funksionon identifikimi elektronik
Në 531 qendra votimi nuk funksionon identifikimi elektronik. Kështu deklaroi kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi duke informuar mbi situatën e deritanishme të procesit zgjedhor.
Sipas tij janë 4469 qendra votimi plotësisht funksionale, ndërsa në të tjera është udhëzuar që identifikimi të kryhet në mënyrë manuale.
“Janë 4469 qendra votimi plotësisht funksionale, procesi i identifikimit po bëhet përmes pajisjes elektronike janë 206 QV që sipas informacionit në kohë reale na tregojnë që këto 205 QV pajisja është e konfiguruar por nuk mund të marrim automatikisht ën kohë reale informacion prej tyre.
Janë 531 qendra votimi për të cilat ne nuk kemi informacion, që do të thotë ose të gjithë këto qendra votimi PEI nuk funksionon ose funksionon pjesërisht por ne këto të dhëna nuk i kemi. Jemi duke komunikuar me operatorët e qendrës së votimit. Procesi po zhvillohet nëpërmjet PEI- ose manualisht.
Janë 531 qendra votimi ku identifikimi nuk po bëhet përmes pajisjes së identifikimit. Jemi përpjekur të korrigjojmë në kohë dhe me resurset njerëzore që kemi pasur për të ndryshuar situatën.
Edhe kodi zgjedhor dhe aktet rregullatorë kanë parashikuar situatat të tilla veçanërisht kur implementohet një pajisje elektronike dhe është parashikuar që do të duhet të pritet njëfarë kohe me mundësinë që kjo situatë të rregullohet. Kemi njoftuar që identifikimi elektronik të bëhet në mënyrë manuale se nuk kishim mundësinë të prisnim më shumë”, tha Celibashi.
Për Celibashin është ende herët për arsyet e këtyre problematikave, por sipas tij një pjesë lidhet me mosparaqitjen e operatorëve në qendrën e votimi apo mungesën e njohurive.
“Në lidhje me natyrën e problemeve është herët për të thënë arsyet. Një pjesë lidhet me mosparaqitjen e operatorëve në qendrën e votimit, mungesën e njohurive të plota të disa operatorëve”, tha Celibashi.
Probleme me identifikimin elektronik, KQZ: Procesi të vijojë me listën e zgjedhësve të printuar
Ndërsa shumë qendra votimi kanë hasur në vështirësi për shkak të problemeve me pajisjen që mundëson identifikimin elektronik të zgjedhësve, KQZ ka vendosur që në qendrat ku hasen vështirësi me pajisjen, identifikimi i zgjedhesve do të kryhet manualisht me listën e printuar.
Votimi ka nisur zyrtarisht në orën 07:00 të ditës së sotme, por pothuajse në të gjitha qarqet janë hasur probleme me pajisjet e identifikimit elektronik.
Deri më tani nuk ka nisur votimi në dhjetëra qendra votimit dhe shkak është bërë problematika në pajisjet e identifikimit.
Raportohet për problematika në Vlorë, Fier, Durrës, Berat, Elbasan, Korçë, por edhe në Tiranë.
Ende asnjë votë në Dimal, votuesit kthehen në shtëpi pas problemeve me pajisjet elektronike
Në Bashkinë Dimal, vijon të ketë probleme me pajisjet elektronike të identifikimit.
Në qendrën e votimit numër 3486, dy orë pas nisjes së procesit rë votimit ende nuk ka votuar asnjë qytetar.
Problemi me pajisjet është deleguar që në orët e para të mëngjesit, ku është thënë se do të ofrohet shërbim për rregullimin e pajisjeve por ende pa rezultat.
Qytetarët që janë paraqitur për të votuar janë kthyer në shtëpi për t’u rikthyer sërish më vonë.
Celibashi shkon për të votuar, por has probleme me aparaturën e identifikimit elektronik
Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u paraqit që në orën 7:00 në qendrën e votimit në shkollën ‘Dëshmorët e Lirisë’ për të votuar, por hasi fillimisht një problem me aparaturën e identifikimit elektronik.
Në një deklaratë për mediat ai tha se KQZ do të sjellë një pajisje tjetër pasi operatori nuk e zgjidhi dot problemin.
“Pajisjen për fat të keq duhet ta ndërrojmë.
Nuk e di me saktësi problemin, por ndoshta gjatë transportit janë bashkuar në mënyrë mekanike, USB, është problem i brendshëm i pajisjes dhe operatori nuk mund ta zgjidhë vetë.
Jemi duke sjellë një pajisje tjetër se operatori nuk e zgjidh dot këtë problematikë”, tha ai.
Celibashi duhet te arresrtohet nga SPAK.
Analbanistani i dashun:Frankreich: In einigen Bezirken werden Wahlmaschinen eingesetzt. Die französische Regierung will ihre Nutzung beenden Pra Franca, pra Franca kerkon zhdukjen e votimit elektronik......kurse Banana Republic Abanistan .....lol
Eshte skandaloze , se sa larg shkojn Kufijt e FakePergjegjesise ne ate vend . Kujdes : Te shpenzohen nji Shume kaq e Madhe disa Miljoneshe €uro dhe ti ,si Institucion qe je Pergjgjegjesi Kryesore , te mos ___Chek-osh Funksionimin e tij naten e fundit _____deri ne oret e para afer Zgjedhjeve te Mengjezit ,,per te qen i Sigurte 100% ,(kur di se ke mar persiper nji Proces kaq te Rendesishem ai ___qe ndjen Vertete vehten Pergjegjes ___ s'fle gjume ) dhe cohet ne Mengjes dhe "mbasi teston " "befasohet" dhe se Paisja Elektronike e Super Shtrenjte NUK FUNKSIONON ______ eshte me shume se Papergjegjesi _ Eshte nji Genjeshter z-Celibashi ! Ju genjeni . Paisja ka qen e demtuar para se ju ta vinit ne Sallen e Zgjedhjes . Dhe ju e dinit kte , prandaj ne Mengjese reaksioni juaj ishte i Ftohte .Mashtrues .I pavertete . _____ ( then kte , kam parasyshe sepse aludimi qe jepet ktu se U Prish gjate Transportit , eshte i pabesuseshem sepse , _ju dini qe ne te gjithe Kutine e Maballazhit ka Udhezimin _Kujdes gjate Transportit _! Dhe Paisja trasportohet e Paketuar duke ruajtur keshtu nga cdo gotitje etj etj , Pra JU Genjeni Zoterinj ,per kte duhet ti nenshtroheni Hetimit !!!!!!!!!
Nuk te shkojne kto sot me shqiptaret . Kur u testua per her te fundit Paisja ne cilen Ore dhe cfar ndodhi nq s e keni testuar me pas me paisjet ? Spjegohu se asnji s'eshte i interesuar per debat por te Verteten
Nuk ma merr mendja eshte deshtim, ka qene me qellim per te ndihmuar perseri Saliun sikur edhe pak. Celibashi duhet hequr nga kreu i KQZ.
Kunati Fate Gerdecit .