Dhëndri fillon e tregon histori nga burgu

22 Nëntor 2023, 17:12Politika TEMA
Dhëndri fillon e tregon histori nga burgu

Jamarbër Malltezi ka filluar e tregon histori nga burgu.

Ai shkruan se një  i arrestuar nga Tepelena, të cilin e identifikon thjesht si Landi, përballet me kalvarin e gjatë të qëndrimit prej 21 muajsh në qeli, edhe pse ndaj tij nuk ka asnjë akuzë të sqaruar për rolin në grupin e ndaluar që akuzohet për prodhim e shitje kanabisi.

Teksa rrëfen historinë  e Landit, arrestimin, ardhjen në Tiranë , mungesën e një akuze, shkeljen e procedurave e afateve ligjore ndaj tij, Malltezi shkuran se “drejtësisë  së re” i duhen më  shumë statistikat se faktet dhe dhënia e drejtësisë për qytetarët.

Në  shënimin e tij në  Facebook, Malltezi prek edhe emrin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila po shqyrton çështjen në Gjykatën e Posaçme ndaj tij e Sali Berishës për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Malltezi shkruan se Gjoka, në shkelje të ligjit i la në burg të gjithë të arrestuarit e grupit prej 50 personash pa iu zbardhur vendimin, edhe pse duhet ta bënte këtë brenda 2 ditësh në mënyrë që ata ta ankimonin.

Ai thotë se deri tani nga çështja në  fjalë janë dorëhequr shtatë gjyqtarë, pasi aty nuk ka asnjë fakt ndërkohë që prokurori i SPAK-ut nuk ka vendosur ende cilët janë saktësisht anëtarët e grupit dhe rolet e secilit.

Statusi i plotë  i Malltezit

“Landi nga nje fshat i Tepelenes perballe “Drejtesise se Re”

Landi ishte nje njeri I mire dhe punetor tek qendra e paraburgimit 313. Kishte 21 muaj ne burg dhe nuk dinte ende se sa muaj apo vite te tjera do e mbanin ne burg. Ndihmonte ndonje t’i sillnin racionin e ushqimit ne emer te tij meqe nuk kish njerez qe ta vizitonin nga Tepelena.

Landi ish nga nje fshat I Tepelenes dhe jetonte ne kushte te veshtira. Gruaja e kish lene dhe rriste vajzen e tij 4 vjecare me mundim e skamje. Deri nje dite kur ne shtepine e tij I erdhi nje furgon me police dhe e arrestuan si pjese e grupit te strukturuar kriminal me nja 50 veta per kanabis.

Landi thote se ai qe erdhi e arrestoi ishte shefi I krimeve qe njihej ne gjithe Tepelenen si rojtari me I madh I gjithe parcelave te hashashit ne kohen 2016-2017. E moren se gjoja do firmoste nje shkrese dhe e sollen direkt ne Tirane a thua se ishte krimineli me i madh I hashashit ne Shqiperi. Ju tha policeve qe kish vajzen 4 vjecare per te cilen nuk kish kush te perkujdesej se gruaja e kish lene dhe I ftoi ne shtepi policet te shihnin kushtet mjerane por e moren se “i dime ne ato pune”.

Landi thosh se mendonte se e gjitha ishte nje keqkuptim dhe se kur te shihte prokurori se nuk njihte asnje dhe nuk kish lidhje me trafiqet do e lironte brenda 2 ditesh te kthehej ne shtepi ku e priste vajza e vogel qe mbeti me gjysherit. Por prokurori I beri mbi 50 persona si grup I strukturuar kriminal se I duheshin sa me shume per efekt statistike, packa se shumica as nuk njiheshin me njeri-tjetrin. Me kujtuan historine e atij qe e akuzonin se ishte pjese e grupit armiqesor te Teme Sejkos dhe I ngrati iu pergjigj “po ju lutem me thoni nese Temja eshte grua apo burre”.

Keshtu Landi njohu ne paraburgim shume prej atyre qe i kish rene per hise t’i kish ne grupin e strukturuar kriminal. Landi i varfer nuk kish para te paguante avokat ndaj gjyqtarja e shkarkuar per korrupsion Irena Gjoka i caktoi nje akovat nga shteti nga ato qe i gjen ajo.

Irena Gjoka si notere e prokurorit i la ne burg te gjithe dhe per shume jave as nuk ju zbardhi vendimin ndonese sipas ligjit duhej t’a zbardhte per 2 dite qe te mund t’a ankimonin. Avokati I Landit – i caktuar nga Irena – natyrisht qe nuk e coi ne gjyq te kerkonte shuarjen e mases per paligjshmerine e Irenes qe I duket vetja mbi ligjin se helbete I kane thene se eshte kryetare e gjykates se drejtesise se re.

Landi beson se kjo ceshtje ishte stisur per te fshehur kokat e verteta te trafikut duke bere disa koka turku vetem per statistike. Prokurori i SPAK ende nuk ka sqaruar se cilet jane saktesisht pjesetaret e grupit te struktutuar dhe rolet e secilit ne kete histori. Kjo kerkohet sipas ligjit por drejtesia e re e ka ligjin nje teknikalitet te parendesishem.

Ajo qe eshte edhe me e rende eshte qe 7 gjyqtare te GJKKO kane dhene doreheqje nga kjo ceshtje kaq pa fakte. Mbetur pa gjykates, tani po marrin gjykates nga rrethet per te qene pjese e gjykimit gje per te cilin Landi mendon se eshte e kundraligjshme. Ai mendon se kur prokuroret e SPAK I bejne presion e I perdorin per notere gjyqtaret e GJKKO, keta gjyqtaret e rretheve I kercenojne edhe me lehte.

Landi ende nuk ka nje akuze te sqaruar se cfare roli paska luajtur ne grupin hipotetik qe ka bere miljona euro droge, por qe Landi nuk kish para as per te paguar avokatin e vet dhe punonte ne burg. Nderkaq vajza i eshte bere 6 vjec dhe mezi pret te flase ne telefon, ndersa i ati nuk i thote dot as ne cfare faze eshte gjyqi.

Landi pret drejtesi dhe syte i mbushen me lot kur flet per vajzen. Por kjo drejtesia e re qenka goxha e shtrenjte, e fokusuar me shume tek statistikat sesa tek faktet, dhe qe e ka mbajtur 21 muaj ne paraburgim pa filluar ende seancat. Dhe Landi ndihet si personazhi I Kafkes qe pret tek Porta e Ligjit. Dhe degjon ne lajme se Drejtesia e re po vepron dhe se eshte sukses i madh. Vec Landi dhe vajza e tij 6 vjecare nuk kuptojne sukses per ke.

17 Komente

  1. D
    Dinua

    Prandaj duhet te jete ne izolim ky dhe Salehu, sepse ndaj jane shpallur te padeshiruar si minues te demokracise dhe shantazhues te drejtesise, sepse manipulojne dhe trafikojne dhe drejtesise por edhe shoqerine dhe vendin. KLGJ duhet te procedoje me shpejtesi gjykatesen qe e liroi ne kushtet e konfliktit te interesit te padeklaruar dhe ti here te drejten e ushtrimit te funksionit. Ne si shqiptare duhet te kuptojme mire qe pa u denuar antishqiptaret qe shantazhojne shqiperine me lufte per te mbrojtur gjene e vjedhur jo vetem qe nuk mund te kete Bashkim me BEne por rezikojme te zhbehemi krejtesisht si vend.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rustem Lushaj

      Të shfrytëzojë këto ditë që doli provizorisht nga burgu, të blejë rrobe lesh deleje, duke filluar nga brekët, penebrekët, kanatjere, fanellë, etj, etj, se do ti duhen për të shtyrë dimrin e gjatë.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Siipas Malltezit,ata qe jane denuar per kanabis,duhet te mos denohen e te rrin ne shtepi pasi kane grua e femij. Keshtu jane te gjithe. Me kete shkrim,Malltezi na mallenjeu e na tundi qimet e bythes. Ti more maskara pate fate se shoqja e ngusht e satshoqe, Olldashi te liroi nga burgu. Por mos u beje merak se atje ku ishe do shkosh perseri se je hajdut.

        Përgjigjjuni
      2. s
        shqip

        Në thelb nuk ndryshon asgjë. Ky është produkti , kështu që mos krijojmë iluzione të kota. Kur kam argumentuar pse Shqipëria duhet të kthehet në "PROTEKTORAT" , këtë kam patur parasysh. Që ne si do ta kthesh nuk dimë dhe nuk bëjmë dot shtet. Të kesh një parlament apo një qeveri nuk do të thotë domosdoshmërisht se ke shtet. Këto janë vetëm emërtime, kopjim i organizimit të shoqërive. Po një kuvend apo dhe një udhëheqje e kanë edhe popullatat e Amazonës apo tributë afrikane. Vetëm se nuk kanë karrike për të djegur si këtu tek ne. Kanë edhe ata rregulla gjykimi. Vetëm se nuk kanë Gjin Gjonër ose të tjerë syresh. Tani ky doli, dhe kur del nuk hyn më , vëmë bast për këtë. Mendja më shkon te te dënuar të tjerë, pesha pupël. Koka, Beleri, si dhe të tjerë që po vuajnë dhe presin të vuajnë dënimin. Kërkesë për zbutjen e dënimit kanë parashtruar edhe avokatët e tyre. Mirëpo Jam-kar-bri del, të tjerëve nuk u lejohet as ta mendojnë. Tani së fundmi, si çdo njeri optimist dhe që beson në shtetin e së (zh)drejtës , dua ta mbyll komentin. Ju kam dhjerë, njësoj si thoshte Konica. Në fakt kështu i do mushka drutë. Shqiptarët meritojnë më shumë se kaq. Të tallur, të nëpërkëmbur , dhe mbi të gjitha njerëz dru me pre.

        Përgjigjjuni
        1. q
          qim pyka i hasit

          Malo trego te drejten sa here te qiu ky landi se tj e kupton se aty njerzit jane te uritur, lere se sa muaj kishte se nuk te pyeti njeri duam sa here te palloi Landi Argiten e ke pas ne duar te sigurta luli si gjihnje dhe pse berishen e nxorri per bythesh nga PD ai vazhdon qirjen ne familjn tuaj

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zhzh

            Ore kokëloqe, prit dhe ca ditë se në gop të sëmës do vesh prap. Pttuuuu farë e keqe, farë muti.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gitën si e gjete

              Për sapunin nuk thotë gjë ,kushedi sa e kanë shijuar këtë Qosen me zë femre

              Përgjigjjuni
              1. q
                qi ditn e pare ,i propozun me e pallu

                cfar nuk dndoh atje mrena ,jan te tan horrat me car m'dor ,i shkreti ky po u kthy ne burg cka me hjek

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Te na rroje SPAKuuuuuuuuu

                  Po meqense te vjen keq per Ladi jepi disa miliona dhe mbarone filmi . Me kete kryeminister haaa me kete drejtesi haaaa varri leshin

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                    Per ate 'LANDIN' nga Tepelene mos e ka llafin per Sajmir Tahirin alias 'SAJE QORRIN' qe me urdher te S'-Serbit SALI pa asnje prove akuze e fakt u kalb ne QELI!?

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xhoni

                      Po pse; duhet ti lesh nje telefon ne dor ketij personi qe te cfajesoj Babin : Veten : apo Drejtesin

                      Përgjigjjuni
                      1. m
                        mergim tari

                        Kreshnik Martini: “Ç’eshte kjo gjëmë o Pjetër. MEMECIT i erdhi goja” Pjeter Mustakuqi: “Lidheni ke Gur’ I Vdekjes. Ky dhe vjehrri tij jane kelyshe te sigurimit (nenkupto UDB-se)”

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Noci

                          Prandaj amerikanet e kane shprehjen kur arrestojne dike se çdo fjale qe nxjerr mund te perdoret kunder teje,prandaj edhe ky rrota neqoftese gjeti nje gjyqtare qe e ndihmoi mos te kujtoje se shpetoi se te tjeret qe jane brendanuk kane as nje perqind te asaj qe ka ky dhe ajo i ka lene brenda.Askush qe ka dy mend ne koke nuk beson ne pafajesine e dhendrit dhe vjehrrit

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gargita

                            Ua sa pak dit qendroi brenda e sa bukur na i tregoka historite , kur te dali nga burgu mba nja 15 vitesh do beje romane herotike qe ti lexoje Gita kur te shkoje ne takime speciale . Abi e din qe jane tere gjukatset si ajo qe e nxorri prane Gites po ka edhe si kjo zonja Gjoka qe nuk e rruan fare se sa ha mut vjerri jot rrugve qe ishalla e ke fatin edhe ti te te gjukoje e te shkoni me plakun mere te loni domino , vec mos harroni sapunin ta keni me vete .

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Langaraqi milioner

                              Dhenderi,paska dhe nje nivel inteligjence prej labili.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Babi

                                Dhendri është kokrra e idiotit. Pyesni në Banken Botërore në Tiranë se atje e njohin. Shyqyr që kishte demek këshilltar nje njeri që e njihte mjedisin dhe beri ca prijekte se edhte gjytyrim fare.

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  shpiragu

                                  J A M A B E R po te kane ngelur dy para mend ne koke mos llape e shite pordh si GJELI MAJ PLEHUT.Leri gjerat te rrjedhin si mbas rregullave.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje