Diaspora votë masive për PS-në në 11 Maj, rezultati më i thellë në Gjirokastër me 76.1 %

18 Maj 2025, 19:10Politika TEMA

Diaspora votë masive për PS-në në 11 Maj, rezultati më

Diaspora mori pjesë për herë të parë në një proces zgjedhor në 11 maj, teksa mbi 197 mijë persona dërguan votën e tyre me postë.

Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se emigrantët shqiptarë kanë votuar masivisht Partinë Socialiste.

Në 12 qarqe të vendit, demokratët kanë fituar vetëm në një qark, atë të Kukësit ku kanë marrë gati 62% të votave dhe PS-ja 27% të votave.

Ndërkohë në 11 qarqe të tjerë socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Gjirokastër me 76.1 % të votave.

Në qarkun e Shkodrës PD-ja ka marrë 2 pikë përqindje më shumë se PS-ja, por në këtë zonë, PSD-ja e Tom Doshit ka fituar gati 7% të votave.

 

1 Komente

  1. R
    Roberto

    Normal. Emigrantet dine c'bejne ndersa emigrantet veriore mbeshtesin Sali Zagarin sepse akoma kane iluzione se me kthimin e Saliut ne pushtet deti do behet kos dhe te gjithe keta mjerane do turren njesoj si ne vitet 90' ku nuk lane gje pa zaptuar,vjedhur dhe plackitur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje